Shejh Kardavi flet për revolucionin sirian
Default
Publikuar me: 4 Prill, 2011 | 16:14 | (Komente: 0)
Jusuf El-Kardavi, njëri nga dijetarët më të njohur në botën islame, që nga fillimi i revolucionit popullor në botën Arabe ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në rrëzimin e diktatorëve dhe mbretërve arabë.
Pas fillimit të protestave popullore në Siri, ai kritikoi ashpër regjimin e partisë “Baath”, e cila Sirinë e mban peng me dekada.
Jusuf El-Kardavi, pasi që përkujtoi ngjarjet në Egjipt, Tunizi, Jemen dhe Libi tha:
“Sot treni i revolucionit popullor ka arritur në stacionin e Sirisë. Ky vend nuk mund të lihet jashtë historisë arabe. Disa thanë se Siria mund të kursehet nga vala e këtij revolucioni arab. Po si mund të kursehet ajo? Vallë, a nuk është Siria, pjesë e këtij Ummeti? A nuk është ajo pjesë e ligjit të Allahut? A thua vallë, ligjet e Allahut nuk vlejnë për këtë vend? Edhe Siria është sikurse vendet e tjera, bile nevoja për revolucion në këtë vend është më e madhe se në vendete tjera”, deklaroi Kardavi.
Ai më tej shtoi se “ky regjim nuk kujdeset për shenjtërinë e xhamive sepse ka vrarë njerëzit në brendinë e tyre. Të gjitha këto revolucionet janë të qeta, ata njerëz që dalin nëpër protesta, në duart e tyre nuk mbajnë pushka, shpata dhe gurës, ata mbajnë vetëm Kur’anin dhe thënia e tyre e vetme është “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”.
Ndërsa, sa i përket presidentit Bashar Asad, Kardavi tha se, ai është një intelektual dhe mund të bënte shumë gjëra pozitive për popullin e tij, por ai është i burgosur nga ndjekësit e tij dhe sekti Alevit.
(Breziiri)
Burimi: http://islambosna.ba/index.php/vijesti/video-vijesti/22218-videovijesti-ejh-kardavi-o-revoluciji-u-sirij