Shejh
Kardavi u bëri thirrje myslimanëve që Ramazanin ta shndërrojnë në muaj
të devotshmërisë, mirësisë, harmonisë, dashurisë mes tyre dhe të
marrëdhënieve të forta me Zotin.
Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, shejh Jusuf Kardavi
ka uruar të gjithë myslimanët me rastin e muajit të shenjtë të
Ramazanit. Ai e luti Zotin që ky muaj të jetë muaj i triumfit të popujve
të persekutuar dhe të shtypur.
Shejh Kardavi u bëri thirrje myslimanëve që Ramazanin ta shndërrojnë
në muaj të devotshmërisë, mirësisë, harmonisë, dashurisë mes tyre dhe të
marrëdhënieve të forta me Zotin.
Sipas shejhut, Ramazani i këtij viti ka një karakteristikë të
veçantë, pasi një pjesë e umetit mysliman ka përjetuar transformime
revolucionare. Ai e luti Zotin që këto ndryshime të jenë në interes të
umetit, rilindjes së tij dhe të një ardhmeje më të ndritur.
Ndër të tjera, ai u bëri thirrje të gjithë dijetarëve dhe
hoxhallarëve të botës islame, të jenë më të integruar me popullatën e
thjeshtë. Ai u kërkoi që të shfrytëzohet muaji i Ramazanit për ti
prezantuar njerëzit me Zotin, për të përhapur dijet, bashkimin e
myslimanëve, shtimin e mirësisë dhe devotshmërisë. /AO/