Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Shejh Kardavi organizon një konferencë në mbështetje të popullit sirian | |
Në kuadër të thirrjes që lëshoi Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë, që dita e xhuma e kaluar të jetë dita e solidaritetit me popullin sirian, shejh Kardavi organizoi dhe një konferencë publike ku ishte ftuar komuniteti sirian në Katar dhe figura të tjera publike.
Gjatë konferencës, shejh Kardavi i bëri thirrje publikut të kontribuojë monetarisht në ndihmë të popullit sirian. Gjatë fjalës së tij, shejh Kardavi u betua se ndihma dhe triumfi është i afërt dhe së shpejti do të festohet dhe në Siri siç ndodhi me vendet e tjera. Njëkohësisht, ai i bëri thirrje dhe ushtrisë së regjimit që të heqë dorë nga reprezaljet ndaj popullsisë, madje të dalë në mbrojtje të saj.
(AO) | |
|