Të paktën 25 persona janë vrarë, nga zjarri i forcave të regjimit Sirian, në fluksin e protestave që kanë përfshirë qytetet Siriane nën sloganin “Të bashkohemi në përkrahje të Koalicionit Kombëtar”. Ndërsa ushtria qeveritare po vazhdon sulmet e saja nga ajri dhe toka, në zonat Siriane në përleshje me ushtrinë çlirimtare.
Rrjeti për të drejtat e njeriut në Siri, thotë se sot shumica e të vrarëve janë në Damask, Hums dhe Dira.
Protestuesit, dolën për të kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, përkrahjen e koalicionit Kombëtar Sirian të cilin e formoi opozita ditët e fundit. Parullat kanë mbajtur edhe mbishkrime që thirrnin për liri dhe rrëzimin e regjimit. Protestat u zhvilluan në disa zona siq janë: Haske, Damask, Dir Zur, Hajan, dhe në rrethinat e Halepit dhe Diras.\mesazhi\Sh.Hulaj