Mbi 20.000 njerëz mbrëmë demonstruan në qytetin e Gjermanisë Bohum kundër kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, i cili sot duhej ta vizitonte Gjermaninë.
Erdogan e anuloi vizitën në Gjermani për shkak të vdekjes së 12 ushtarëve turq në fatkeqësinë me helikopter në Afganistan.
Në protestë kishte edhe demonstrues nga Franca dhe nga Belgjika, si dhe përfaqësues të bashkësive të ndryshme të pakicës në Turqi - aleavitë, kurdë dhe armenë.
Ata e akuzuan Erdoganin se po i shtyp pakicat në Turqi.
Arsyeja për demonstrata ishte ndarja e paraparë e çmimit për mbrojtje të të drejtave të njeriut "Shtajger" në Bohum.