Rexhep Taip Erdogan
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, është duke bërë një turne në “Pranëverën arabe”. Me ç’rast nuk e ka lëshuar rastin pa e provokuar edhe Izraelin.
Para më se 100 vitesh, në Evropë, flitej për njeriun e sëmurë të Bospurosit. Ishte koha kur Perandoria Osmane ishte kah fundi i saj. Por, sot ndodh e kundërta: Një Evropë në borxhe dhe e vjetruar, sikur një njëri i sëmurë.
Nga ana tjetër, sot kemi një Turqi më ndryshe. Kryeministri i Turqisë, Erdogan, viziton me krenari, kryelartë dhe me plotëbesim Egjiptin, Tunizinë dhe Libinë, ndërkohë jep edhe sinjalin: Turqia do të marr rolin e një shteti udhëheqës në regjionin arabik.
Zgjedhja e udhëtimit të tij nuk është krejt rastësisht. Janë po këta shtete ku dhe filloi “pranvera arabe” dhe ku, njëri pas tjetrit, bien diktatorët.
Erdogan, vendin e tij, e sheh si një shtet islam, demokratik dhe ekonomikisht shumë të fortë. Vetëm në pjesën e dytë të vitit 2011, ekonomia turke, ka regjistruar një rritje prej 8.8 %. Ndërsa Evropa po dobësohet, motori i ekonomisë turke është duke ecur me një fuqi të madhe. Për këtë, edhe për shumë arabë (lexo: muslimanë), Turqia, është kthyer në një shtet shembull dhe admirues.
Gjatë vizitës së tij, Erdogan, nuk la pa e përmendur edhe Palestinën, për të cilën ka kërkuar mbështetjen e shteteve të Ligës Arabe. Ai pohon se pavarësia e Palestinës nuk është një opsion, por një domosdoshmëri.