Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Rexhep Taip Erdogan theksoi: Turqia, përcjellje ushtarake karvanëve humanitare Wed 28 Sep 2011 - 12:23 | |
| Turqia me flotën e saj ushtarake do t’i shoqërojë të gjitha karvanet e ardhshme humanitare në drejtim të Gazës Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se karvanet e ardhshme humanitare drejt Gazës do të shoqërohen nga flota ushtarake turke, transmetojnë mediat franceze. Në intervistën për kanalin televiziv CNN Erdogan deklaroi se pas sulmit ndaj flotës ndërkombëtare, e cila vitin e kaluar u përpoq ta thyejë bllokadën përrreth Gazës, me ç’rast u vranë nëntë shtetas turq, nuk mund t’i besohet Izraelit. “Ne e paralajmëruam Izraelin se ky është akt i luftës, diçka që nuk mund të bëhet në ujërat ndërkombëtare” nënvizoi Erdogan. Kryeministri turk sërish insistoi që Izraeli të kërkojë falje, të paguajë dëmshpërblim dhe ta tërheqë bllokadën në Gazë. Ai kërkesën e njëjtë para kësaj e bëri edhe në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork. “Nëse këto kërkesa nuk plotësohen, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit asnjëherë nuk do të normalizohen”, paralajmëroi Erdogan, para se të sqarojë se “ne nuk kemi asgjë kundër popullit të Izraelit, por kundër pozicionit të marrë nga qeveria izraelite”./trt/ | |
|