Shejh Jusuf Kardavi ka deklaruar se Rusia dhe Irani janë shndërruar në armiq të umetit mysliman, për shkak të mbështetjes që i japin regjimit të Beshar Esed, i cili po vret popullin e tij. Ai u bëri thirrje myslimanëve që ti bojkotojnë këto dy vende dhe të luten kundër tyre gjatë sezonit të Haxhit.
Gjatë predikimit të xhumasë së kaluar, në xhaminë e Umer ibnul Hattabit në Doha të Katarit, shejh Kardavi, ka bërë thirrje për bojkot ndaj Rusisë dhe konsiderimin e saj si armik. Ndërkohë ai vlerësoi qëndrimin e fundit të Turqisë, e cila detyroi aeroplanin sirian të mbushur me armë, të ulej për kontroll.
Ai dënoi dhe mbështetjen iraniane ndaj regjimit sirian, pasi forca të shumta nga Irani luftojnë përkrah ushtrisë që mbështet Esedin. Ai e konsideroi Iranin si armik të arabëve dhe myslimanëve, pasi 30 mijë sirianët e vrarë në Siri, janë vrarë me duart e iranianëve, rusëve, kinezëve dhe ushtarëve të Esed.
Ai iu drejtua iranianëve me fjalët:”Këto akte mizore nuk mund ti pranojë një mysliman që dëshmon shehadetin, që e di se myslimani është vëlla i myslimanit dhe nuk duhet ti bëjë padrejtësi. Zoti është Mbikëqyrësi juaj dhe çdo vepër që veproni u shënohet për Ditën kur do jepni llogari. Kini frikë Zotin dhe tregoni dhembshuri për myslimanët!”
Ai u bëri thirrje myslimanëve që të luten që Zoti të fshijë nga faqja e dheut diktatorët dhe mbështetësit e tyre mizorë. /ao /