Dalin prej tij njerëzimi…
Të zhveshur, të zbathur…
Janë të pluhurosur me dheun e varrit…
Të gjithë nxitojnë dhe i përgjigjën thirrjes. Ajo ditë është Dita e Gjykimit, që nuk mund te flasësh..
Shikojnë njerëzit rreth vetes sikurse të çmendur…
A është kjo tokë, në të cilën jetuam?
Kodrat u shkatërruan…
Lumenjtë u thanë…
Detërat u ndezën flakë ndërsa toka u shndërrua në tokë tjetër…
Qielli u shndërrua në qiell tjetër…
Nuk mund t’i ikësh kësaj thirrjeje…
Ndodhi e pritura…
Të gjithë heshtin dhe të gjithë mendojnë vetëm për veten dhe belanë e tyre…
Tani u tubuan të gjitha krijesat: njerëzit, xhinët, djajtë, egërsirat, të gjithë qëndrojnë në një vend të vetëm…
Rastësisht…
Sytë ngrihen lart kur ja qielli lëshon një zë trishtues nga çarja e tij…
Zbresin nga qielli melaike në forma trishtuese…
Të gjithë qëndrojnë ne një saf (rend), të përkulur dhe nënshtruar…
Njerëzit frikësohen dhe pyesin: A është me ju Zoti ynë?
Dridhen melaiket nga frika…
I pastër është Allahu ynë! Nuk është me ne por Ai do të vjen…
Zbresin melaiket radhë-radhë derisa te vijnë melaiket, te cilat kane bartur Arshin e Allahut, që, në heshtje të krijesave, madhërojnë Allahun me zë të lartë…
Pastaj zbret Allahu i Madhërishëm, ashtu siç i ka hije madhërisë së Tij, dhe thotë: O njerëz dhe xhin! Unë prej se iu kam krijuar kam heshtur ndaj jush: kam dëgjuar fjalët tuaja dhe kam parë veprat tuaja, ndërsa ju tani, heshtni, ngase tani do t’iu lexohen veprat tuaja dhe do t’iu jepen regjistrat tuaj, qe të shikoni se çfarë keni bërë. Kush gjen mirë, le ta falënderojë Allahun, ndërsa kush gjen tjetër, le të mos e qortojë askënd përveç vetes së tij…
Shikimet e njerëzve janë te përulura ndërsa dielli i është afruar kokave një mile përmbi, por në këtë ditë, ai do të ketë nxehtësi edhe më të madhe…
Unë dhe ti do te qëndrojmë së bashku me ata dhe do te qajmë me lot nga frika dhe tmerri…
Të gjithë presin, ndërsa pritja zgjat për pesëdhjetë mije vite…
Ndalesh dhe nuk di se ku do të shkosh: në Xhennet apo në Zjarre…
Pesëdhjetë mijë vjet pa ngrënë asnjë kafshatë dhe pa pirë asnjë pikë uji…
Gojët dhe zorrët ndizen flakë…
Të gjithë presin dhe kërkojnë mëshirë…
Disa kërkojnë mëshirë, qoftë dhe me dërgim në Xhehennem, vetëm e vetëm qe t’i shpëtojnë tmerrit dhe gjatësisë së kësaj pritjeje…
Ja, deri ne këtë shkalle kanë ardhur, kërkojnë që t’i dërgojnë në zjarre vetëm e vetëm që të mos qëndrojnë më në atë vend…
Çka të bej unë…
Si mund të shpëtoj atë ditë?
Po, atje do të ketë njerëz me status të veçantë, të cilët do të jenë nën hijen e Arshit të Allahut…
Prej tyre një i ri, që është edukuar në frymën e adhurimit për Allahun
Prej tyre njeriu, që ka qenë i lidhur përzemërsisht me xhami…
Prej tyre njeriu, që kur ka përkujtuar Allahun në vetmi i kanë rrjedhur lotët…
A je ti prej tyre?
Shpresa e fundit…
Si është puna e njerëzve tjerë?
Gjunjëzohen të frikësuar…
A nuk është ky Ademi, babai i njerëzimit?! A nuk është ky, që melaiket i bën sexhde?! Të gjithë nxitojnë tek ai…
Ndërmjetëso për ne tek Allahu! Lute që të na largojë nga ky vend?
Zoti im është hidhëruar sot si kurrë me parë…nuk di çfarë t’i bëj vetes sime- ua kthen Ademi.
Shkojnë tëk Musai, i cili thotë: Nuk di çfarë t’i bëj vetes sime…
Shkojnë tek Isai, i cili thotë: Nuk di çfarë t’i bëj vetes sime…
Edhe ti, së bashku me ata, përsërit: Nuk di çfarë t’i bëj vetes sime…
Kur ja, ata e shohin Muhammedin, alejhi’s salatu ve’s selam…
Nxitojnë kah ai ndërsa ai shkon tek Zoti, kërkon leje dhe i jepet leja…
I thuhet: Pyet që të jepet, ndërmjetëso që të ndërmjetësohet…
Të gjithë njerëzit vëzhgojnë…
Kur ja një dritë e bukur, drita e Arshit te Allahut, që ndriçon tërë tokën…
Do të filloj llogaria
Thirret…
O filan, i biri i filanit…
Po, është emri yt dhe ti frikësohesh shumë…
Të vijnë melaiket dhe të kapin për krahësh që të dalësh para Allahut…
Ecin me ty përgjatë krijesave, të cilat janë përkulur në këmbë…
Të gjithë të shikojnë ty…
Ushtima e Xhehennemit kaplon veshët tu…
Duart e melaikeve janë vënë mbi supet tuaja…
Të dërgojnë që të dalësh para Allahut…
Fillon një skenë e re…
Këtë skenë do t’ua lë juve, vëlla dhe motër…
Të gjithë e dimë se çfarë kemi bërë gjatë jetës sonë; të mirat dhe të këqijat…
A e ke respektuar Allahun dhe të dërguarin e Tij, Muhammedin, alejhi’s salatu ve’s selam?
A e ke lexuar Kur’anin dhe a ke vepruar sipas ligjeve të Tij?
A e ke përfillur traditën e Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam?
A i ke falur namazet me kohë?
A e ke agjëruar ramazanin me besim dhe vetllogari?
A je larguar nga hipokrizia para njerëzve që vetëm e vetëm të bëhesh i njohur?
A e ke kryer haxhin?
A ke dhënë zekatin?
A ke respektuar nënën dhe babain?
A ke qenë i sinqertë me vetën dhe të tjerët, apo ke gënjyer e përgënjeshtruar?
A ke patur moral të mirë apo nuk ke patur fare?
A?
Dhe a?
Dhe a?
Tani është llogaria…
Po, tani…
Puno për këtë ditë me tërë mundin që ke…
Puno vepra që të fusin në Xhennet…
Puno që të të zbardhet fytyra para Allahut atë ditë, kur do ta takosh për llogari…
Ndryshe, Xhehennemi është vendi yt…
Dije se sikur që Allahu është Falës dhe Mëshirues, Ai, po ashtu është edhe Ndëshkues i Madh…
Mos thuaj se është kështu e ta harrosh tjetrën…
Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
"Ai, që udhëzon në të mirën, është sikurse ai, që e bën atë”.
Mos na harroni ne lutjet tuaja!
La Ilahe Il’la Ente Subhaneke Inni Kuntu Mine’dh Dhalimin
Subhana’llahi’l Adhim Ve Bihamdihi
Ve’l Hamdulil’lah Ve La Ilahe Il’la Allah Vallahu Ekber Ve La Havle Ve La Kuvvete Il’la Bil’lahi’l Alijji’l Adhim
Subhallahi Ve Bihadihi i’ladhim
La Ilahe Il’la Allahu El Halimu’l Kerim
La Ilahe Il’la Allahu El Alijju’l Adhim
La Ilahe Il’la Allahu Rabbu’s Semavati’s Seb’i Ve Rabbu’l Arshi’l Adhim
La Ilahe Il’la Allah Muhammedun Resulullah
O Zoti im! Fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallit e të vdekurit.
O Zoti im! Ti ke veçuar një grup muslimanësh, të cilët do te hyjnë ne Xhennet pa llogari, të lus që lexuesin dhe dërguesin e kësaj letreje t’i fusësh ne Xhennet pa llogari!