Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ekspozimi i sekreteve Wed 18 Nov 2009 - 21:33 | |
| Ekspozimi i skreteve te njerezve Kamerat e televizionit janë të përqëndëruara në fytyrën tënde dhe i transmetojnë fjalët dhe shpresat tua. Ato transmetojnë lëngimet dhe momentet e lumtura, bile edhe detajet më të vogla të asaj cfarë ndodh në mes juve dhe bashkeshortit në dhomën e fjetjes. Këto kamera të televizionit e transmetojnë gjithë këtë deri te veshët që degjojnë duke i përdorur fjalët tua.
Për ta elaboruar këtë themi se disa gra, sidomos ato që vec sa janë martuar, u pëlqen të bisedojnë me shoqet e tyre dhe të afërmet për bashkëshortet duke thënë: "Ai tha atë ose këtë: ai më bleu një byzylyk ose më coi në një vend të mrekullueshëm,-e kështu me radhë." Disa nga ato madje i përsërisin fjalët e dashurisë që burrat ua thonë, disa herë duke thënë se bashkeshortet e tyre nuk mund të qëndrojnë larg tyre, bile edhe për një kohë të shkurtë! Dikush nga ato ndoshta flet për shprehitë e burrit të vet sa i përket gjumit dhe problemet qe i ka lidhur me këtë, duke ua përshkruar bashkëshortin shoqeve, duke i përmendur të metat dhe gabimet e tij e kështu me radhë. E gjithë kjo është e palejueshme në fe, pashije dhe cka është më e rëndësishme, një lloj përgojimi dhe bartje fjalësh. Nuk është e udhës (që gruaja të përmend qofte edhe një vepër të mirë që ai e kryen për hir te All-llahut, sidomos nëse ai nuk dëshiron që të tjerët ta dinë.
E nderuara motër në Islam! Pse bisedoni për një cështje që ai ua ka përcjell në besueshmëri? Mendoni për gratë, të cilave u pëlqen që t'ju dëgjojnë kur ju u ekspozoni sekretet tuaja, disa nga ato do të gezohen që shoqja e tyre është e lumtur, mirëpo do të dëshironin që bashkëshorti i shoqes të ishte bashkeshorti i tyre ose i bijave te tyre. Disa nga këto gra i krahasojnë bashkëshortët e tyre me bashkëshortin për të cilin mburret shogja gjithë kohën dhe ato fillojnë të mendojnë se kurrë nuk kanë qenë të lumtura ose kurrë nuk kanë dëgjuar ndonjë fjalë të mirë nga bashkëshortët e tyre. Në këtë mënyrë, nëse i ekspozoni sekretet tua dhe bisedoni për bashkëshortin me gratë tjera, ju ndoshta do të ndihmoni në shkatërrimin e martesave të këtyre grave.
E nderuara motër e martuar, a është me rëndësi që ju t'i ekspozoni sekretet tuaja, ose ato të bashkëshortit, ndaj atyre që as nuk do të përfitojnë e as nuk do t'ju përkrahin nëse dëgjojnë lajme të tilla. Në të kundërtën, ato ndoshta do t'ju kenë zili dhe do ta hedhin syrin e keq në ju dhe në martesën tuaj. Po ashtu ju dhe bashkëshorti juaj do të jeni temë e bisedës në shumë ndeja, ku ju nuk jeni të pranishëm dhe ju do të bëheni temë e bisedave dhe shakave, ajo cfarë ka ndodhur mes juve do të bëhet përrallë për t'u treguar. Kjo nuk është mënyra për ta cmuar dhuntinë që Allahu i ka dhënë motrës muslimane, duke e martuar me një burrë të përshtatshëm.
Si rrjedhim, nëse ju e ekspozoni atë që ndodhë në martesën tuaj, sidomos në natën, javën, muajin dhe vitin e parë, ky lajm do të arrijë ne veshët e shumë grave dhe burrave. Mendoni se a do të ishte kjo e pranueshme dhe ju natyrisht do të përgjigjeshit në mohore. Për këtë arsye duhet të jeni në dijeni për kamerat e televizionit që janë fokusuar në fytyrën tënde, kur ju jeni duke biseduar me të afërmet, shoqet, motrat etj., sepse cfarëdo që thoni mund të bëhet 'program sentimental me seri' që transmetohet në shumë shtëpi. Permbaje gjuhen tënde! | |
|