Mesazh
A thua edhe sot therret ezani vetem per disa musliman, ndersa per disa te tjere nuk vlen asgje.
SubhanAllah...Cfar po veproni o ju vellezer te nderuar dhe oj motra te dashura muslimane. Si po i thuani vehtes musliman perderisa endeni neper bote si te humbur, ecni pa qellim te caktuar, duke u defryer se koti dhe me kete e kenaqni djallin e mallkaur..Allahu na ruajte.
Fjalen "Eja ne namaz. Eja ne shpetim" pe degjon pese here ne dite dhe nuk ndalesh te mendosh pak e t'iu pergjigjesh edhe ti, t'i bashkangjitesh muslimaneve tjere. Nuk po i bie ne sexhde Allahut. Pse?! Te duket se Ai nuk eshte askush ? Estagfirullah..
Ti ndoshta ndonjehere ke thene do te falem, mirepo tjeter kush ka qene pengese..E din edhe ti kush ë?
Djalli i mallkuar,apo e kam gabim? A po edhe imani i dobet dhe dashuria e pamjaftueshme ndaj Allahut.
Te gjithe po e therrasim "djall i mallkuar" dhe ende e leme te na mashtroje.
Allahu na falte!
Me vjen keq t'i shkruaj keto fjale, por u inspirova nga aktualiteti yne, dhimbja qe ndjej eshte me e rende dhe nuk mund te behem kinse nuk po shoh asgje. Nuk mund te sho nje moter timen qe eshte ne humbje te "dukshme", por veht nuk e veren.
Namazi eshte qelesi i xhennetit, ne duash ta posedosh ate, falu!
(Na është thënë) Dhe faleni namazin dhe kini frikë prej Tij, se Ai është te i cili do të tubohemi
(El-En'am: 72)
Nuk ka kenaqesi dhe qetesi pervecse ne zbatimin e asaj qe Allahu [subhanehu ve teala] na ka urdheruar.
Kenaqesia nuk eshte as ne qendrimin tend deri ne oret te fundit te nates ne diskoteka duke kercyer me kend do qofte. Kjo eshte vetem humbje nderi, eshte dhimbje shpirterore, por nuk e kupton, ndoshta do te kuptosh ne frymemarrjen tende te fundit, por atehere do te jete ndoshta vone, sepse nuk ka kthim mbrapa.
Per kete sa ke mundesi, je shendosh e mire, nenshtroju Allahut, munde djallin se ai nuk na ben asgje te mire neve.
Allahu eshte ai qe na krijoi, na dha gjithe keto te mira dhe na jep vazhdimisht. Me lejen e Tij po i jetojme edhe keto minuta, te them me mire sekonda se nuk e dim edhe sa do te jetojme. E si pra mos ta degjojme, mos t'i bindemi Atij e t'i pergjigjemi thirrjes per ne namaz.
O moj motra ime e nderuar, me siguri nuk e ke provuar kenaqesine e namazit, se perndryshe jam e bindur se me nuk do deshiroje te kaloje as edhe nje minute, por se te marresh abdes, te drejtohesh kah kibla dhe te fillosh namazin me perkushtim.
Te ka pyetur ndonjehere nje moter e ytja muslimane se a falesh?!
Ia ke thene te verteten, apo ndoshta te ka ardhur turp dhe ke genjyer.
Krahaso dallimin mes krijeses dhe Krijuesit.
Te ka pyetur nje krijese e Allahut dhe nuk ke mundur t'ia thuash te verteten nga turpi, e cdo t'i thuash Allahu, vete Krijuesit tend, te motres tende e gjithe neve. Ate nuk do mund ta genjesh, ngase Ai sheh dhe degjon dicka. Eshte Ai qe cdo minut eshte me ty, ne rastet e pikellimit dhe te gezimit, atehere edhe shoqja qe e konsideron si te pandashme nga ty, nuk te gjendet afer.
Paramendo diten kur do dalim para Tij, si do t'i pergjigjesh. Ti ndoshta do te mundohesh te genjesh, po gjymtyret tua do te flasin.
Per kete duhet te pergatitemi.
Ndoshta ke degjuar per rastin e nje te riu, qe i dehur eshte shtrier per toke, dhe ne vend se te pendohet, ai ka nderuar jete duke thene: " Me jepni edhe nje gote, me jepni edhe nje gote". SubhanAllah..Cfar mendon ti? Si do te dal ai njeri para Allahut, ne cfar gjendje? Besoj se sikur dhe te tjeret edhe ti e din kete gje. "Njerezit do te vdesin ashtu sikurse kane jetuar, dhe do te ringjallen ashti sikurse kane vdekur". E pse mos te jete fundi yne i mire, fjala jone e fundit te jete shqiptimi i shehadetit apo vepra jone e fundit te jete falja e namazit.
Si mendon se do te dalesh para Allahut, nese vdes duke e pasuar djallin. Nuk do kesh turp kur do qendrosh para Krijuesit?!!
InshAllah gjithe do kemi nje perfundim te mire, qe te kem si te dalim para Tij.
Te ngel ty te vendosesh. Don te kenaqesh Krijuesin, apo te mallkuarin.
Nese e don Allahun besoj se nuk do te mendoshe shume, por menjehere do t'i thuaje mjafte vehtes, sa nuk i ka arritur fundi ketij udhetimi.
Nese don te kesh udhetim te hajrit, atehere kalo neper rrugen e drejte, mos shiko majtas e djathtas se do te ta zbukuroje djalli mekatin dhe do mashtrohesh, t'i humbish te mirat qe te presin pas destinacionit te fundit te kesaj jete, kenaqesia e te ciles eshte mashtruese E pra motra ime, nese thua se e don Allahun, vertetoje kete me veper, perndryshe nuk ngjet si te jete ashtu..