Bixhozi është një keqbërje e madhe që është e ndaluar në Islam. Nuk është vetëm mëkat për të cilin pason ndëshkim në botën e ardhshme, por në shoqërinë islame konsiderohet edhe si kundërvajtje për ç’gjë vepruesin edhe në këtë botë e ngarkon të nënshtrohet para ndëshkimit.
Bixhozi është një keqbërje e madhe që është e ndaluar në Islam. Nuk është vetëm mëkat për të cilin pason ndëshkim në botën e ardhshme, por në shoqërinë islame konsiderohet edhe si kundërvajtje për ç’gjë vepruesin edhe në këtë botë e ngarkon të nënshtrohet para ndëshkimit.
Fjala e Kur’anit e përdorur për të treguar mbi bixhozin është “mejsir” që tekstualisht nënkupton “të marrësh a të fitosh diçka me lehtësi” ose “të fitosh leverdi pa punuar për të”. Në fillim, bixhozi nënkuptohej si lojë a luajtje me shigjetëza të pa pendla a të pa koka.
Përndryshe, bixhozi, me një fjalë, mund të definohet si vënie bast e parave apo gjërave të tjera me vlerë në rezultatin e ndonjë ndodhie, ose fitim parash me fat. Kështu, ai (bixhozi) përfaqëson një lojë fati përmes së cilës ose fiton, ose humb. Praktika e luajtjes bixhoz është në modë qysh nga kohët e lashta. Sipas një shkrimtari, “Lojërat e fatit janë aq të vjetra dhe aq gjithandej të përhapura sa vetë njerëzimi. Grekët, tregohet në Iliadën dhe Odisenë e Homerit, kishin eshtrat e tyre prej grushti, të cilat kanë qenë të shenjuara me numra në të katër anët për të shërbyer si gur zari [Për më tepër, kërko “Knucklebones (shën. i përkthyesit)]. Në mesin e Romakëve, fëmijët e tyre luanin “koka ose bishti” (heads or tails) me monedha. Izraelitët përdornin short për ta përcaktuar Shpalljen hyjnore për sa u përkiste çështjeve, si: caktimin e tokave, përzgjedhjen e nëpunësve, përcaktimin e ndërrimit të nëpunësve apo identifikimin e kundërvajtësit.
Shprehia e bixhozit infektoi dëlirësinë e të krishterëve të mëhershëm. Kjo për shkak se në varret e tyre janë gjetur instrumente bixhozi. Te raca ariane bixhozi ka pasur ndikim të veçantë. Ndërkaq, sa i përket bixhozit ndër arabët paganë paraislamikë, Mevlana Abdullah Jusuf Ali thotë: “Forma më e zakonshme te arabët ishte duke vënë bast me anë të shigjetëzave në trajtë lotarie. Shigjetëzat shenjoheshin dhe shërbenin njëjtë si tiketat e lotarisë së sotme. Gjërat, si p.sh.: mishi i therur i ndonjë kafshe të prerë, ndahej në pjesë jo të barabarta. Shigjetëzat e shenjuara futeshin në një çantë (strajcë). Disa prej shgjetëzave ishin të pashenjuara dhe atyre që u binin ato mbetnin pa marrë asgjë. Ndërsa të tjerët merrnin hise, qoftë të mëdha a të vogla. Se a fitoje pjesë më të madhe a më të vogël a hiç, thjesht krejt varej nga fati, veç nëse ndodhte mashtrim nga ndonjëri. Me një fjalë, parimi për të cilin paraqitet vërejtja është sepse, edhe nëse nuk ka mashtrim, në bixhoz përfiton edhe nëse se ke fituar ose humb thjesht për shkak të fatit.
Përmasat deri ku kap bixhozi në botën moderne janë të vështira për t’u caktuar. Më së shumti, megjithatë, është i përqendruar në garim me kuaj. Zari dhe basti me të drejtë përfshihen në definicionin e bixhozit apo luajtjes bixhoz. Për më tej, format e kohës së sotme të bixhozit janë: lotaria, vënia bast (në ndeshjet a lojërat sportive kryesisht), fjalëkryqet e ndryshme që bëhen me të holla, lojërat me letra që bëhen me bast, lojërat televizive shpërblyese me fjalë e kështu me radhë.
Për të rrumbullakësuar, bixhozi dhe të gjithë lojërat e tjera të fatit rreptësisht janë ndaluar nga Kur’ani. Sipas Kur’anit, bixhozi është, siç është edhe pirja e alkoolit, punë e djallit të mallkuar përmes së cilës ai përpiqet t’i armiqësojë njerëzit dhe i largon nga të përmendurit e Allahut. Bixhozi si dhe pirja e alkoolit janë shpallur si mëkate të mëdha e ndjekësit e Islamit janë urdhëruar që të përmbahen nga këto punë të liga. Kështu, bixhozi dhe lojërat e tjera të fatit janë të paligjshme në një shoqëri islame.
Argumente nga Kur’ani
1) “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkate të mëdha, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre!...” (Kur'an, 2: 219).
2) “O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? Bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë!” (Kur'an, 50: 90-92).
Argumente nga Sunneti
1. Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se Pejgamberi i Allahut ndalonte pijet dehëse, lojërat e fatit, luajtjen me letra dhe gubejren.
[Shënon ebu Davudi]
2. Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregonte se Pejgamberi, alejhi selam, ndalonte pirjen e verës (hamrin), lojërat e fatit (mejsir), daullen (kubah) dhe verën e bërë nga meli [gubejren (Meli është lloj drithi me kërcell të hollë e me gjethe si të grurit, që nxjerr sipër një xhufkë të mbushur me kokrra shumë të vogla; kokrrat e kësaj bime, që përdoren zakonisht si ushqim për zogjtë, për të përgatitur bozë etj. (shën. i përkthyesit))] duke thënë se çdo pije dehëse është e ndaluar.