Kërkesa mediatike e disa publicistëve, kryesisht krishter, për ndalimin e fesë Islame në Shqipëri dhe Kosovë, janë kërkesa jo vetëm ekstremiste, por te sojit me të keq në historinë kombëtare të marrëdhënjeve ndërfetare. Kjo është edhe një dëshmi me tepër se qenja e popullit shqiptar shumicë muslimane ne njërën anë dhe toleranca fetare në anën tjetër nuk janë gjëra te rastësishme.
Një kërkesë e tillë, jo që më frikëson mua, por më shqetëson vetë ekzistenca e mendimeve te tilla antimuslimane dhe antikombëtare njëkohësisht dhe zëri e hapsira e tyre publike që gëzojnë. Ngritja e zërit te këtyre njerëzve kundër Islamit dhe muslimanëve është pasojë e ndjenjës dhe disponimit superior që ndiejn këta ndaj Islamit dhe muslimanëve, për shkak te propagandave dhe shpifje te shumta tashmë të njohura kundër fesë Islame. Mezi që spaskan pritur që te dal dikush e të na fyej ne muslimanëve dhe pastaj te marrin këta stafetën e urrejtjes kundër nesh.
Këta publicistë urrejtjenxitës duhet të mbyllen ne burgje për shkak te nxitjes së konfliktit ndërshoqëror, si përçarës kombëtar e fetar. Thirrjet e tyre te kobshme te urrejtjes janë vetëm fillimi i një konflikti te mundshëm i cili tashmë mund të shndrrohet në krizë me gjendje frustrimi dhe shfaqje te vrazhdë te emocioneve. Njerëz të tillë mund të bëhen "prijës" të ndërsyrjes së masës normale krishtere shqiptare kundër fqinjëve e vllezërve te tyre musliman.
Ata po ashtu duhet te ngujohen, për idetë e tyre raciste ndaj popujve tjerë të botës, qofshin këta arab apo turq, në emër te integrimeve europiane, duke mbjellur terror e frikë dhe ngjallje te ideve raciste. Ne s'duam të futemi në një Europë me frikë e tmerr në palc, e as në një Europë raciste, por në një Europë te qytetëruar, me krenari kombëtare, kulturë e traditë shekullore Islame.
Asnjë shtet në botë nuk guxon t'i ndaloj fenë popullit te vetë shumicë e as pakicë. çdo hap i Shqipërisë apo Kosovës në pengim te ushtrimit te fesë së shqiptarëve, fesë Islame, qe e bartim me shekuj me dëshirën me të madhe, do t'ua humb legjitimitetin popullor dhe kushtetues këtyre dy shteteve. Pa marrë parasysh se çfarë janë arsyet e kesaj pengese, qoftë pengim për t'i kënaqur ekstremistët dhe armiqët e Islamit e te muslimanëve (si rezultat edhe te shumices shqiptare), qoftë ndonjë arsye tjetër politike a ideologjike
Aq sa shteti vendos për fatin e popullit, aq edhe populli vendos për fatin e shtetit. Heret apo vonë.
Nëse Kosova po u deshka të mbyll xhamitë, njejt sikurse i mbylli pushtuesi shkja, atëhere çfarë duhet te mbaj te hapur? T'i mbaj kishat me këmbanat e tyre që ishin simbol i masakrave kundër shqiptarëve, simbol i zhdukjes fizike te kombit shqiptar? T'i mbaj kryqat te cilat vizatoheshin në trupat e fëmijeve te vrarë, grave te dhunuara e burrave te masakruar?
Xhamitë në trojet shqiptare, e veçmas në Kosovë kanë qenë dhe janë vatra te kulturës shqiptare. Xhamitë ishin te hapura për arsimin shqip, për politiken shqiptare, për luftën çlirimitare, për humanizmin vëllëzëror. Dhe ai që merr guximin t'a përmbysë dhe mbyll deren që e kishte gjithmonë te hapur, sahere që i duhej, ai është lloji më i keq njeriu, ku vendi i tij do te jetë ferri i përjetshëm.
"E kush mundet të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë rrespektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh."
Ne shqiptarët musliman, ne tokat tona shqiptare jemi autokton, nuk jemi emigrant e ardhacat që t'i përgjerohemi asnjë shteti dhe askujt të na lejoj xhamitë apo ezanin. Por ne jemi ata që vendosim dhe duhet të vendosim për vendin tonë, për Shqipërinë tonë, për Kosovën tonë, për xhamitë tonë, për ezanin tonë dhe se sa te lartë do ta ketë zërin. Ata që s'duan të dëgjojnë zërin e bukur te thirrjes për lutje para Zotit, le te ngujohen nëpër manastiret e tyre e të bëhen kallugjerë, t'i ndëgjojnë këmbanat shurdhuese që tingëllojnë greqisht, serbisht apo italisht.