Kush është në linjë | 112 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 112 vizitorë :: 1 Bot
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije Sat 24 Jul 2010 - 15:23 | |
| Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije
Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije
Autor:Ibn Kajjim El Xheuzije Perktheu nga arabishtja:Alban Kodra
Parathenia e recensentit
Lavdërimet dhe falënderimet i takojnë Allahut; vetëm Atë falënderojmë dhe vetëm Atij falje dhe ndihmë i kërkojmë. I lutemi të na mbrojë nga të ëqijat e veteve dhe të veprave tona! Atë që e udhëzon Allahu, askush nuk mund ta nxjerrë nga Rruga e Drejtë, ndërsa atë që Allahu e çon në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë. Allahu e bekoftë zotërinë dhe të dashurin tonë, Muhamed Ibn Abdullahun; i bekoftë familjen, shokët dhe pasuesit që ndjekin shembullin e tij, si dhe këdo që në rrugën e tij ecën i palëkundur! Ndjenja e dashurisë, me të gjitha emocionet dhe ndjesitë fisnike njerëzore që ajo shpreh, gjen një hapësirë të gjerë në edukatën tonë fetare dhe në kulturën tonë islame. Në vetvete ajo përmban dashurinë për Allahun e Madhëruar,për të Dërguarin e Tij (alejhis-salatu ues-selam) dhe për vargun e të dërguarve të tjerë pararendës. Po ashtu, kjo ndjenjë përmban edhe dashurinë për gruan,familjen, pasurinë dhe veten, përfshin dashurinë për jetën dhe për vendin. Ndjenja e dashurisë dhe lidhja e zemrës dhe e ndërgjegjes me të janë nga motivet natyrore dhe instiktet bazë që Allahu ka vendosur në natyrën njerëzore. Këtë gjë e shpreh shumë qartë ajeti: "Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu."(Ali Imran: 14). Kështu pra vjen pranimi i instikteve njerëzore, i shoqëruar me domosdoshmërinë e kontrollimit të tyre dhe të zgjedhjes së asaj që është më ideale. Nisur nga kjo, Islami drejtohet nga ndjenja e dashurisë, duke e ngritur atë në gradat më të larta të mirësisë dhe të virtytit, dhe i jep asaj mundësinë që të shpaloset e përkorë në një mjedis të ngrohtë. Edhe për sa i përket anës njerëzore, pra dashurisë së burrit ndaj gruas,Islami nuk nxjerr pengesa që shkaktojnë te njeriu ndrydhje dhe komplekse. Nga ana tjetër, ai nuk e lejon zhytjen në llumin e së ndaluarës, por lartësimine ndjenjave njerëzore e sheh brenda rrethit të marrëdhënieve të ligjshme, qëndrimeve të çiltra dhe të rezultateve të mira që vijnë si rrjedhojë e largimit nga mëkatet, duke synuar kështu një individ dhe një shoqëri të shëndetshme. Në një kohë kur shumë njerëz e shohin dashurinë vetëm si ushtrim të marrëdhënieve seksuale, pa marrë parasysh ligjshmërinë dhe natyrshmërinë e tyre, dëmet apo sëmundjet që mund t'i shoqërojnë, dhe në një kohë kur disa të tjerë ekzagjerojnë duke e ndaluar martesën sepse bie ndesh me ritet e murgjërisë, që ata vetë e shpikën, Islami mban një qëndrim të mesëm. Ai e vlerëson ndjenjën fisnike të dashurisë, duke e ngritur atë në lartësitë hyjnore dhe prej kësaj maje e zbret atë në bazë, duke e përhapur në jetën e përditshme midis gjithë krijesave dhe duke bërë që e gjithë ekzistenca të ngrihet mbi të vërtetën, harmoninë dhe dashurinë. Libri "Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përrnalluarue" është një nga kryeveprat më të çmuara dhe më të rralla të literaturës islame, në të cilën autori ka sintetizuar të dobishmen me të këndshmen për të arritur qëllimin më të lartë që synon çdo musliman: lumturinë në këtë botë, fitoren e Xhenetit dhe shpëtimin nga flakët e Xhehenemit në botën tjetër: "Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenernit)" (Bekare: 201). Ky është një nga librat më të vlefshëm që është shkruar për dashurinë,sepse përmban gjuhën e dashurisë, filozofinë e saj dhe mendimet e njerëzve rreth saj, duke respektuar dispozitat e Sheriatit, rregullat, gjuhën dhe dëlirësinë e tij. Në këtë kopsht elegant, lexuesi shëtit nga një informacion gjuhësor në një parim juridiko-fetar, nga një pasazh letrar apo varg poetik në një çështje juridike, nga një studim në lëmin e gjuhësisë në një studim në lëmin e hadithit. Ibn Kajjimi - Allahu e mëshiroftë - i ka ngarkuar kapitujt e librit me kuptime të bukura dhe fjalë të hijshme, pa përdorur aspak fraza apo shprehje që bien ndesh me edukatën. E vërteta është se unë ngurrova për të verifikuar dorëshkrimet e këtij libri dhe për ta botuar atë sërish, prandaj këto dorëshkrime preheshin të qeta në raftet e bibliotekës sime. Në kokën time mendimet përplaseshin. Kur shihja gjendjen e dobësisë dhe të kundështimeve ku ka rënë kombi islam, zelli im dobësohej dhe aktiviteti im ftohej. Pastaj lexoja trajtimin që ky libër i bënte ndjenjës së dashurisë dhe rëndësisë së saj në ndërtimin e jetës njerëzore, me shprehje dhe fraza brenda rregullave të Sheriatit, dhe gjeja kurajën për ta vazhduar punën në botimin e tij, duke bërë hapa përpara. Më pas lexoja librat e së drejtës islame, të cilët, përgjatë gjithë shekujve të historisë së tyre trajtonin jetën shoqërore publike dhe jetën seksuale private me qartësinë dhe pastërtinë më të madhe, njëlloj siç trajtonin arsyet për marrjen e abdesit apo kushtet e saktësisë së namazit. Dhe këtë gjë ata ia paraqisnin çdo lexuesi, nxënësi apo studiuesi të fesë së Allahut. Po ashtu lexoja libra të dijetarëve muslimanë që ishin specializuar në mjekësi dhe në edukimin islam, të cilët gjithashtu e trajtonin çështjen e seksit me qartësi dhe thjeshtësi të plotë, duke bërë thirrje pa asnjë ngurrim për një edukim seksual në shoqërinë islame, në përshtatje me rregullat dhe pastërtinë e Sheriatit. E kështu entuziasmohesha për ta ribotuar këtë libër dhe hidhja hapa konkretë në përgatitjen e tij, duke e bërë veprën e dhjetë të Ibn Kajjimit që botoja, Në këtë mënyrë, arrita në bindjen e plotë dhe në një vendim të prerë që ky libër të shtypej me teknologjinë më moderne të kësaj fushe, i shoqëruar me një verifikim dhe redaktim shkencor objektiv dhe me një paraqitje të mirë grafike, në mënyrë që titulli dhe tema e tij të mbesnin një dokument dëshmues i kombit të lavdishëm islam, i cili lexon, mëson dhe i trajton të gjitha çështjet njerëzore me qartësinë e dritës së diellit dhe duke i matur me peshoren e hallallit dhe haramit. Pëshpërit jet e dashurisë së pastër dhe të çiltër janë të pranishme në shoqërinë islame. Ato vërtet janë të dëlira nga çdo efekt dehës dhe drogues,siç ndodh në shoqëritë materialiste, ku njeriu ka rënë nën vartësinë e seksit,duke e ushtruar atë si një kafshë e egër, në mënyrë të ndyrë, madje të panatyrshme. Dhe këtë gjë ata e quajnë dashuri! Pas humbjes së arsyes dhe të njerëzisë, brenda këtij njeriu u shua edhe prushi i besimit, kështu që shpirti i tij e humbi afërsinë me Allahun dhe frikën ndaj Tij. Deklarimi i dashurisë së lejuar përmes fjalëve dhe poezisë vjen në një mjedis të shëndetshëm dhe në një mënyrë të atillë që nuk eksiton instiktet dhe nuk i vret ndjenjat. Deklarimi i dashurisë së zjarrtë është i lejuar në një shoqëri besimtare,të fortë dhe të shëndetshme, ku burrat janë krenarë të ndërtojnë familje të bashkuara që sundohen nga dashuria dhe janë besnikë ndaj kurorës bashkëshortore; ku gratë dëshirojnë të martohen dhe përpiqen me tërë forcat e tyre të plotësojnë misionin e rëndësishëm që kanë dhe kulturën e tyre; ku pleqtë dhe të moshuarit janë fisnikë dhe të devotshëm; ku fëmijët janë të shëndetshëm dhe të lumtur. Të gjitha këto ide më bënë që të jem i vendosur dhe të largoj çdo ngurrim për botimin e këtij libri, duke lënë edhe katër faqet që ka hequr nga botimi i tij dijetari dhe letrari Ahmed Ubejd - Allahu e mëshiroftë. Kjo, sepse kam bindjen se ndershmëria profesionale dhe studimi objektiv kërkojnë që të mos preket asgjë që ka shkruar Ibn Kajjimi - Allahu e mëshiroftë - pasi ai ka qenë më i ditur dhe më i devotshëm se ne. Nëse ai ka marrë përsipër përgjegjësinë e asaj që shkroi para shtatë shekujsh, këtë e ka bërë sepse nuk ka parë aty ndonjë gjë që nuk shkon. Madje fjalët, frazat dhe shprehjet shumë normale që ai ka përzgjedhur në atë kohë, sot nuk duhet të përbëjnë aspak problem,duke parë ndikimin që kanë në shoqëritë muslimane literatura dekadente,skllavëria e "mishit të bardhë" dhe filmat pornografikë, që po pushtojnë botën përmes kanaleve satelitore. I lutem Allahut të Madhëruar të na ruajë nga kjo e keqe dhe të na mbështesë në ruajtjen e vlerave fisnike dhe të moralit të lartë në shoqëritë dhe vendet islame, si dhe t'i ruajë këto vende nga çdo e keqe!
Muhiddin Misto Damask, 10 ramazan 1415 H 10 shkurt 1995
InshAllah Vazhdone... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije Fri 6 Aug 2010 - 22:46 | |
| Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije
Dy fjale rreth punes per kete liber
1- Ekzaminimi i kopjeve të librit Imam Ibn Kajjimi - Allahu e mëshiroftë - e ka përmendur këtë vepër në librin e tij me titull "Gradat e besimtarëve" (v 11 f. 92), (V 2/ f. 54) dhe në komentin e tij të Kuranit me titull "El Tefsir-ul Kajjim" (f. 82), duke e quajtur "Kurratu ujun-il muhibbfn ue raudatu ku/ubil arifin" (Gëzimet e të dashuruarve dhe kopshti i zemrave të njohësve të Allahut). Ky titull ngjan më shumë si shpjegim i titullit origjinal: "Raudat-ul muhibbfn ue nuz'bet-ul mushtakin" (Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve), siç thuhet në kopjen më të hershme të këtij libri, të shkruar 39 vjet pas vdekjes së autorit. Në një kopje tjetër, titulli i përmendur është "Raudat-ul muhibbin ue nuz 'het-ul ashikin" (Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të pasionuarve), që ndryshon shumë pak nga origjinali, madje ndoshta mund të jetë një lapsus nga kopjuesi. Unë vendosa që libri të mbajë titullin e regjistruar në kopjen më të hershme të tij. Dijetarët specialistë që janë marrë me biografinë e Ibn Kajjimit e kanë përmendur edhe këtë libër në serinë e veprave të tij, pa pasur dyshimin më të vogël. Gjithsesi, gjatë verifikimit të autenticitetit të kësaj vepre, ne u bazuam në rregullin që thotë "Stili është vetë autori". Ky është një rregull i artë për atë që është mësuar me stilin e Ibn Kajjirnit dhe që ka lexuar vazhdimisht veprat e këtij imami jurist dhe me ligjërim të zhdërvjellët, që zotëron një kulturë të gjerë islame dhe forcë argumentimi, i cili në veprat e tij ndalet gjatë në pika të caktuara, duke sjellë argumente dhe kundërargumente me një objektivitet që kurrë nuk e njeh anshmërinë, e duke bërë që në fund të triumfojë e vërteta. Ky është libri i nëntë nga seria e veprave të Ibn Kajjimit, të cilat nisëm t'i shqyrtojmë dhe t'i botojmë, duke filluar me librin "Udatus-sabirin ue dhekhirat el shakirin" (Premtimi i durimtarëve dhe zahireja e mirënjohësve). Të gjithë këta libra rrjedhin nga një burim i vetëm drite, nga kultura e një personi të vetëm, nga stili i një figure unikale dhe i një dijetari ekspert. Në këtë libër ka shumë pjesë ku Ibn Kajjimi citon thënie nga profesori i tij Ibn Tejmija, - Allahu e mëshiroftë, - shënon vargje dhe poezi nga krijimtaria e vet,sidomos një pjesë të madhe nga poema e tij e njohur si "El Kasidet-unnunija". Gjithashtu, aty përmend edhe se "Kopshtin e të dashuruarve" e ka shkruar duke qenë larg librave dhe atdheut të vet,gjë që dëshmon në mënyrë të prerë se kjo vepër është e tij dhe jo e Ibn Xheuzit 2 siç kanë thënë disa diletantë kohët e fundit, duke u munduar të hedhin dyshime në autorësinë e Ibn Kajjimit për këtë vepër.
2- Metodologjia dhe stili
a- Metodologjia Ibn Kajjimi - Allahu e mëshiroftë - ruan një stil të caktuar në veprat e tij, dhe "Kopshti i të dashuruarve" është shembulli më i saktë për këtë. Kështu ai fillon me një hyrje që përmban përkufizime dhe sqarime mbi dashurinë,pasionin dhe mendjen, të cilat i paraqet me një mënyrë logjike dhe të lidhur,për të arritur qëllimin e tij, i cili është siç e shpreh edhe vetë: "një traktat paqeje midis pasionit dhe mendjes". Më pas ai përcakton njëzet e nëntë kapituje librit, duke filluar me emrat që përdoren në arabisht për dashurinë dhe duke mbaruar me qortimin e pasionit. Pastaj përmend titullin e librit, duke kërkuar ndjesë për çdo kritikë që mund t'i drejtohet atij për temën e libri apo për ndonjë nga pjesët e tij, sepse librin e ka shkruar duke qenë larg atdheut dhe librave të tij. Ai që këqyr metodologjinë e Ibn Hazmit - Allahu e mëshiroftë - ne librin e tij "Tauk el Hammamah" (Gjerdani i pëllumbeshës) gjen ngjashmë në vijat e përgjithshme. Kjo do të thotë që nuk është e pamundur që Ibn Kajjimi të jetë ndikuar nga paraardhësi i tij, Ibn Hazmi, në hartimin e nje vepre të ngjashme rreth dashurisë. Kjo ndodh sidomos në vijat e tyre te përgjithshme, si gjetja e justifikimeve,vigjilenca ndaj çdo akuze, mbyllja me një kapitull ku triumfon Sheriati dhe jeta e përtej me, ose përmes urdhërirm: të së mirës dhe ndalimit të së keqes, siç ndodh te "Gjerdani i pëllumbeshës'' apo duke qortuar pasionin, siç ndodh te "Kopshti i të dashuruarve". Nuk mund të mos shënojmë këtu saktësinë e metodologjisë së Ibn Kajjimit dhe kujdesin për zbatimin e plotë të saj, gjë që e bën të duket si auto bashkëkohor.
b- Stili
Stili i Ibn Kajjimit është i veçantë dhe nuk gjendet tek asnjë autor tjetër,në mënyrë absolute. Përmes këtij stili shfaqet personaliteti dhe kultura e tij. Lexuesi mund të përcaktojë lehtësisht gjatë leximit të kësaj vepre veçoritë e mëposhtme: 1- Autori është poet. Atë e sheh të përdorë poezi që nga hyrja e librit deri në fund, duke cituar gjithashtu vargje nga krijimtaria e vet. 2- Shpeshherë citon në librin e tij thënie me vlerë nga mësuesi i tij Ibn Tejmija, duke e nisur citimin në këtë formë: "Kam dëgjuar Shejhun tonë të thotë ... " ose "Një njeri më ka treguar se ai ka thënë ... ". Kjo dukuri shfaqet në të gjithë librat e tij. Për shembull, në këtë libër ai thotë: "Kam dëgjuar Shejhun tonë të thotë: "Lufta ndaj vetes dhe pasionit është hapi i parë i luftës kundër jobesimtarëve dhe hipokritëve'" ose:"Dikush që e ka parë Shejhun tonë në kulmin e fuqive të tij, më ka treguar se njëherë ai doli në shkretëtirë herët në mëngjes, mori frymë thellë dhe recitoi vargjet e një poeti: Largohem nga shtëpitë mos ndoshta për ty zemrës sime i flas fshehtas në vetmi. 3- Për mbështetjen e çdo ideje autori bazohet në Kuran dhe Sunet, siç bën në të gjithë librat e tij. Kur trajton kuptimin gjuhësor të fjalës "ishk" (ashk, dashuri pasionale), ai analizon përdorimin e saj në poezinë arabe dhe pastaj vendos në mënyrë të prerë se kjo fjalë nuk është përdorur në Kuran dhe as në Sunet, përveç se në një hadi th të transmetuar nga Suejd Ibn Saidi. 4- Ibn Kajjimi tregon një interes të veçantë për gramatikën e arabishtes, që në terminologjinë tradicionale njihet me fjalën "nahu", aq sa korrigjon edhe poetët e hershëm arabë të njohur për saktësinë e tyre gjuhësore. 5- Për sa i përket doktrinës islame (akide), me stil të prerë Ibn Kajjimi shpjegon qartë cilësitë e plota të Allahut të Madhëruar, gjë që e zbaton në të gjithë librat e tij. Në këtë libër ai flet rreth disa prej emrave të bukur të Allahut, duke i komentuar ata nga ana morfologjike dhe semantike. 6- Në lidhje me dijen e tefsirit - interpretimit të Kuranit, në këtë libër Ibn Kajjimi shpreh një kulturë të gjerë dhe kuptim të thellë të kësaj lëmie. Kështu p.sh. në kapitullin e njëzetenëntë, Ibn Kajjimi shkruan: "Sa herë që Allahu i Madhëruar e ka përmendur pasionin në librin e Tij, e përmend në kontekst qortimi. Po kështu, edhe në Sunet pasioni përmendet në kontekst qortimi, përveç rastit kur vjen i kushtëzuar, si në hadithin "Askush nuk beson, derisa pasioni i tij të pasojë atë që më është shpallur mua". 7- Një veçori tjetër e stilit të tij gjuhësor është përdorimi i prozës së rimuar. 8- Ibn Kajjimi është një dijetar ekspert në fushën e hadithit, që ka mendimet e tij mbi kritikën, përcjellësit dhe tekstet e haditheve. Kjo duket qartë në të gjithë librat e tij. Edhe pse shpesh sjell në libër hadithe të dobëta,ai nuk ngurron të demaskojë atë pjesë të tyre që është e trilluar,siç bëri me hadithin "Kush dashuron me pasion dhe e fsheh dashurinë e vet,përmbahet dhe duron ...". 9- Shpeshherë ai citon disa hadi the me kuptim, dhe jo fjalë për fjalë, gjë e cila lejohet për atë që njeh kuptimet e fjalëve.
3- Referencat Ndër referencat më të rëndësishme të librit "Kopshti i të dashuruarve" në trajtimin e temës së dashurisë dhe pasionit janë: Kurani Famëlartë, gjashtë librat kryesorë të hadithit, librat "El Musned" dhe" El Zuhd" të imam Ahmedit dhe "Musnedi" i Sulejman Darimit. Ndërsa poezitë e shumta mbi dashurinë Ibn Kajjimi i ka marrë nga përmbledhjet poetike të poetëve paraislamikë dhe të atyre islamikë, nga përmbledhja poetike "Divan el Hamdsab" e Ebu Tamamit, dhe nga librat e letërsisë si: "El Bejan uel Tebin" i Xhahidhit, "El Kamil" i Muberridit, "Tauk el Hammamah" i Ibn Hazmit, "Behxhet el Mexhalis" i Ibn Abdul Berrit, "Rebi'ul Ebrar" i Zemehsheriut, "Imtizaxh el Eruah" i El Temimit, "Tarikh Bagdad" i Hatibit dhe nga libri "Tarikh Ibn Asakir". Në gjuhësi ai përdori si referenca librin e Sibavejhit, "El Muktadab" të Muberridit, "El Usul" të Ibn Serraxhit dhe "El Sihah" të Xheuheriut.
InshAllah Vazhdone... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije Wed 11 Aug 2010 - 0:14 | |
| Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije
Jeteshkrimi i autorit
(Marrë nga libri "Xhela'ul Ajnejn" i Sejjid Nu 'man el Alusi el Bagdadi)
Ai është dijetari i madh Shemsuddin Ebu Abdullah Muhamed Ibn Ebu Bekër Ibn Ejub Ibn Sa'd el Zer'i Ed-Dimashki,juristi i njohur hanbeli,interpretuesi i Kuranit,gjuhëtari dhe apologjeti i shquar si Ibn Kajjim el Xheuzije. Në librin "El Shudhurat" thuhet se ai ishte jurist me kompetenca të plota' (muxhtehid mutlak). Ibn Rexhepi ka thënë: "Shejhu ynë ka lindur në vitin 691 h (1292 e.s.). Ka shoqëruar shejh Takijuddin Ibn Tejmijen dhe ka marrë shumë prej tij. Është specializuar në të gjitha dijet islame. Tefsir-in (interpretimin e Kuranit) e njihte shumë mirë; askush nuk krahasohej me të. Për sa i përket njohjes së usul ud-din-it (bazave të fesë), në kohën e vet ishte më i miri. Në dijen e hadithit, njohjen e kuptimeve, të rregullave dhe ideve që nxirren prej tij, nuk e kishte shokun. Në fushën e fikh-ut (të së drejtës islame), usul el fikh-ut (parimet e së drejtës islame), të arabishtes, ilm-ul kelam-it: (apologjetikës) dhe të tesavvufit (etikës dhe mistikës islame) arriti grada shumë të larta. Për një periudhë kohore u burgos për shkak se mohoi ligjshmërinë e pelegrinazhit te varri i Ibrahimit (alejhis-selam). Shquhej si adhurues i madh,që falej shumë natën dhe që e zgjaste pafund namazin. Nuk kam parë asnjë si ai, për sa i përket adhurimit dhe diturisë së thellë mbi Kuranin, hadithin dhe të vërtetat e besimit. Gjithsesi, ai nuk ishte i mbrojtur nga gabimet, por si ai nuk më kanë zënë sytë. Shumë herë është burgosur dhe torturuar. Herën e fundit u burgos me shejhun e Islamit,Takijuddin Ibn Tejmijen, në kala, në një qeli të veçantë. Nga burgu u lirua vetëm pas vdekjes së Shejhut. Gjatë kohës së burgut merrej me lexim dhe me përsiatje të Kuranit, gjë që i solli shumë mirësi, duke krijuar tek ai një gjendje të lartë shpirtërore dhe ndjesi fetarisht të drejta. Kjo gjendje dhe këto ndjesi të drejta mbizotëruan në shumë vepra të tij, ku ka cekur dhe është thelluar në dijet dhe paqartësitë e njerëzve të kësaj fushe (tesavvufit). Ka shkuar shumë herë në haxh, dhe për një periudhë ka jetuar në Mekë. Banorët e saj habiteshin se sa shumë kohë kalonte ai duke bërë adhurim dhe tavaf rreth Qabesë. Para tij kam recituar poemën e tij të njohur "El Nunije", e cila flet rreth Sunetit, dhe disa nga veprat e tij të tjera. Prej tij kanë marrë dijen shumë njerëz që në gjallje të mësuesit të vet, Ibn Tejmijes, dhe kanë përfituar shumë". Kadiu Burhanuddin el Zer'i ka thënë: "Nuk ka njeri poshtë qiellit me njohuri më të gjera se ai." Ka studiuar në shkollat El Sadrijja dhe Umm el Xheuzijja. Me dorën e vet ka shkruar aq vepra, sa nuk numërohen, në të gjitha llojet e diturisë, aq sa askush tjetër. Disa prej tyre janë: 1- "Tehdhib Sunen Ebu Daud ue idahu mushkilatih" (Përpunim i "Sunenit" të Ebu Daudit dhe sqarimi i problemeve të tij). 2- "Sefer-ul hixhratejn" (Udhëtimi i dy emigrimeve). 3- "Merahil-us-sairin" (Sezonet e shtegtarëve). 4- "El Kelim-ut-tajjib" (Fjala e mirë). 5- "Zad-ul musafirin" (Zahireja e udhëtarëve). 6- "Zad-ul me 'ad" (Rezerva për jetën tjetër), një libër i mrekullueshëm me katër vëllime. 7- "Nakdul mankul" (Kritika e teksteve të transmetuara). 8- "I'lam-ul muvakki'in an rabbil alemin" (Lajmërim për nënshkruesit në emër të Zotit të botëve), me tri vëllime. 9- "Beda 'iul faua 'id" (Dobi unikale), me dy vëllime. 10- Poema e njohur si "El Nunija" ose "Esh-Shafija-tul Kafijah". 11- "El Saua 'ikul murselah ala-l xhehmijah uel mu 'attilah" (Rrufetë e drejtuara kundër xhehmi-ve dhe rnuatil-eve']. 12- "Hadi-l erua"hile bilad-il efrah" (Udhërrëfyesi i shpirtrave drejt vendit të gëzimeve). 13- "Nuz'het-ul mushtak" (Shëtitja e të përmalluarit). 14- "Ed-Da'u ued-daud'" (Sëmundja dhe ilaçi). 15- "Miftah dar-is sa 'adah" (Çelësi i derës së lumturisë), libër me një vëllim të madh dhe me një stil të çuditshëm. 16- "Ixhtima 'ul xhujushil islamija" (Bashkimi i ushtrive islame). 17- "El Turukul hukmija" (Mënyrat e qeverisjes). 18- " Udatus-sabirin ue dhekhirat-ush-shakirin" (premtimi i durimtarëve dhe zahireja e mirënjohësve). 19- "Igathet-ul lehafan" (Ndihma ndaj të dëshiruarit). 20- "Er-Ruh" (Shpirti). 21- "El Sirat-ul mustekim" (Rruga e drejtë). 22- "El Fet'h-ul kudsij" (Frymëzime nga Kudsi). 23- "El Tuhfet-ul mekkija" (Kryevepra mekase). 24- "El Fetaua" (Fetva) etj. Ai vdiq më 13 rexhep të vitit 751 h (1350 e.s.) dhe u varros në varrezën "El Bab El Sagir", pasi më parë i ishte falur xhenazja në vende të ndryshme. Para se të vdiste, kishte parë në ëndërr shejhun e tij, Ibn Tejmijen, dhe e kishte pyetur për gradën që kishte arritur. Ai i kishte treguar se kishte arritur grada shumë të larta, edhe më lart se shumë të mëdhenj. Pastaj i kishte thënë Ibn Kajjimit: "Për pak sa nuk na arrite, por tani je në shtresën e Ibn Huzejmës",
Xhehmi-të dhe muatil-ët janë sekte muslimane, të shquara për mohimin apo shtrembërimin e teksteve kuranore dhe të haditheve që flasin për cilësitë e larta të Allahut (shën. i përkthvesit).
InshAllah Vazhdone... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije Mon 16 Aug 2010 - 0:31 | |
| Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije
Parathenia e autorit
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
o Zot, o Bujar, ma lehtëso!
Falënderimi dhe lavdia i qofshin Allahut, i Cili e ka bërë dashurinë mjet për të fituar zemrën e të dashurit,ndërsa bindjen dhe nënshtrimin ndaj Tij i ka bërë tregues të dashurisë së sinqertë ndaj Tij. Nëpërmjet dashurisë Ai i ka nxitur shpirtrat që të ecin drejt përsosmërisë, duke i bërë të jenë vazhdimisht në kërkim të saj. Ai e ka shpërndarë dashurinë në botën qiellore dhe atë tokësore për të nxjerrë përsosmërinë e Vet nga fuqia në veprim, duke krijuar,mbështetur dhe pranuar. Dhe kështu, përmes dashurisë, ai i nxit motivet fisnike dhe vendosmërinë e lartë që të lëvizin drejt synimeve më të nderuara. I lartësuar qoftë Ai që, me fuqinë e Vet, i kthen zemrat drejt dashurisë, kur dhe siç dëshiron Vetë; që e ka ndarë dashurinë mes krijesave të Veta dhe e ka bërë atë të llojeve të ndryshme. Në këtë mënyrë, Ai e ka bërë të dashurin hise për dashuruesin, edhe pse kjo dashuri mund të jetë e drejtë apo e gabuar, edhe pse mund të sjellë lumturi apo mjerim. Kësisoj, mes njerëzve, dikush do Allahun e Gjithëmëshirshëm, dikush tjetër do idhujt; dikush adhuron zjarrin e dikush kryqin;dikush do atdheun e dikush vëllezërit; dikush do gratë e dikush fëmijët; dikush do paratë e dikush fenë;dikush do muzikën e dikush Kuranin. Ai i zgjodhi të dashuruarit me Atë vetë, me Librin dhe me Profetin e Tij mbi të gjithë të dashuruarit e tjerë. Prandaj, me dashuri dhe për dashurinë u krijuan toka dhe qiejt; dashuria është natyra në të cilën u krijuan krijesat; për dashurinë lëvizin yjësitë dhe planetet; me anë të saj lëvizjet arrijnë objektivin e tyre; ajo është pikënisja dhe pikërnbërritja. Përmes saj shpirtrat realizojnë kërkesat e tyre, plotësojnë dëshirat e tyre, shpëtojnë nga shkatërrimi dhe gjejnë rrugën drejt Zotit të tyre. Me dashurinë ata fitojnë jetën e këndshme dhe ndiejnë shijen e besimit kur kënaqen me Allahun si Zot të tyre,me Islamin si fe të tyre dhe me Muhamedin si profet të tyre. Dëshmoj se nuk ka zot të vërtetë përveç Allahut, të Vetmit e të Pashoqit,duke pranuar hyjninë dhe njëshmërinë e Tij, duke iu bindur dashurisë ndaj Tij, duke iu nënshtruar Atij, duke njohur begatinë e Tij mbi mua, duke gjetur strehë tek Ai nga mëkatet dhe fajet e mia, duke shpresuar te toleranca dhe mëshira e Tij, duke dëshiruar faljen e Tij, duke u dorëzuar tek Ai i pafuqishëm, duke mos kërkuar zot, mbrojtës, mbështetës dhe strehues tjetër veç Tij dhe duke mos u shmangur nga adhurimi i Tij. Dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Allahut, është krijesa e Tij më e zgjedhur, besniku i Shpalljes së Tij hyjnore, ambasadori i Tij mes robërve të Vet, njeriu më i afërt tek Ai dhe më i respektuar, ndërmjetësuesi më i madh, më i dashur dhe më i nderuar për Atë. Allahu e dërgoi atë thirrës për në besim, ftues për në Xhenet, udhëzues për në Rrugën e Drejtë, emisar të dashurisë dhe kënaqësisë së Tij, urdhërues të së mirës dhe ndalues të së keqes Ai e ngriti lart famën e tij, ia zgjeroi kraharorin, ia hoqi barrën, poshtëroi gjithkënd që kundërshtoi urdhrat e tij, u betua në jetën e tij në Librin e Vet të qartë dhe emrin e tij ia shoqëroi të Vetit, kështu që kur përmendet Allahu,përmendet edhe emri i Muhamedit (alejhis-salatu ues-selam) nëpër hutbet e xhumasë, gjatë teshehudit në namaz dhe gjatë thirrjes së ezanit. Madje hytbja,teshehudi dhe ezani nuk vlejnë nëse personi nuk dëshmon me bindje se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut. I nderuar, vula e profetë sisë nga Allahu i bekuar, me shpalljen e dëshmisë Emrin e tij pranë të Vetit e vuri sa herë që "Eshhedu'" muezini thirri Allahu e dërgoi Muhamedin në një kohë kur mungonin profetët, dhe nëpërmjet tij udhëzoi për në rrugën më të drejtë dhe më të qartë. Dashurinë, respektin dhe bindjen ndaj Profetit (alejhis-salatu ues-selam), Allahu i Madhëruar i bëri obligim për njerëzit. Ai mbylli çdo rrugë.tjetër për në Xhenet,përveç rrugës së Profetit (alejhis-salatu ues-selam), kështu që shpëtimin nga dënimi i dhembshëm dhe fitoren e kënaqësive të përjetshme mund t'i lakmojë vetëm ai njeri që ecën në rrugën e tij (Profetit). Askush nuk quhet besimtar derisa Profeti (alejhis-salatu ues-selam) të jetë më i dashur për të se vetja, fëmijët dhe prindërit e tij, madje më i dashur se mbarë njerëzimi. Allahu, engjëjt,profetët dhe robërit e Tij besimtarë e bekofshin atë, familjen e tij të mirë dhe shokët e tij të pastër! Allahu - i lartësuar qoftë lëvdimi i Tij dhe të shenjtëruar qofshin emrat e Tij - i ka bërë zemrat enë, të cilat përmbajnë mirësinë dhe udhëzimin, ashtu sikundër përmbajnë ligësinë dhe devijimin. Ai i ka vënë ato nën pushtetin e pasionit dhe i sprovon: kush e kundërshton pasionin, do të fitojë Xhenetin,ndërsa kush i bindet pasionit, meriton të digjet në flakët përvëluese. Allahu e ka bërë pasionin shtysë që urdhëron unin për keq (el nefs el emmara bis-spup),fuqinë dhe ushqimin e saj. Njëkohësisht, pasioni është sëmundja e shpirtit të qetë (el nefs el mutma 'innah), ndërsa kundërshtimi i tij është ilaç i saj shërues. Më pas, Allahu i Madhëruar i vuri detyrim çdo njeriu që, gjatë kësaj kohe të shkurtër, e cila në raport me jetën e amshuar është si një orë në krahasim me ditën, ose si lagështira që prek një gisht kur futet në detin e paanë," të kundërshtojë egon që e urdhëron për keq, të shmangë pasionin e saj, ta pengojë atë nga epshet, kënaqja e të cilave sjell shkatërrim, dhe ta ndalojë veten nga dhënia pas kënaqësive. Kjo bëhet në mënyrë që njeriu të fitojë të plotë pjesën që i takon prej nderimit dhe shpërblimit të Zotit, që të ndiejë kënaqësitë e amshuara, të cilat janë shumëfish më të mëdha se kënaqësitë e shpejta të kësaj bote, nga të cilat ai hoqi dorë për hir të Allahut. Allahu i ngarkoi njeriut detyrën që t'i kërkojë vetes të agjërojë' nga gjërat që Ai ka ndaluar, në mënyrë që të hajë iftar tek Ai ditën e takimit me Të, duke i bërë të qartë se pjesa më e madhe e kohës ka kaluar dhe se çasti i takimit është afruar, prandaj ai të mos mbajë shpresa të kota se mund të ngadalësojë kohën. Ajo zgjat veç një çast i cili mbaron Më pas gjithçka zhduket e kalon. Allahu i Madhëruar e ka përgatitur njeriun për një ngjarje të madhe, për një çështje të rëndësishme, dhe i ka rezervuar atij kënaqësi të përhershme, që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe zemra as që i ka imagjinuar. Por urtësia e Tij e pakufishme kërkon që njeriu të mos ketë mundësi të arrijë tek Ai, përveçse nëpërmjet rrugës së vështirësive e pengesave dhe përmes "urës" së mundimit e të lodhjes. Këto vështirësi bëjnë që rrugës të ngelin shpirtrat e ulët, që preferojnë shthurjen dhe mëkatin, ndërsa tek Ai të ngrihen shpirtrat e lartësuar, me vullnet të fortë dhe me vendosmëri për të arritur në destinacionin më fisnik:
Udhëtarët e natës ecin - ndërkohë që nata ka hapur portat e sajdrejt çdo pusi të pluhurosur në errësirë. Ata nxisin devet, ndërmjet të cilave toka ka humbur prandaj udhëtimi i tyre u bë prej vendosmërisë.
Ata iu përgjigjën thirrësit që i fton në shpëtim dhe veten e shkrinë për të kërkuar kënaqësinë e Allahut, ashtu siç bën i dashuruari ndaj të dashurit të vet. Në mëngjes e në mbrëmje ata vazhduan rrugëtimin e tyre drejt Tij, dhe kur arritën, morën lëvdata për udhëtimin e tyre të vështirë. Vërtet, udhëtarët e natës i marrin lëvdatat në mëngjes. Mbas kësaj, ata panë se lodhja e tyre ishte shumë e vogël në krahasim me pushimin që i pret, se u privuan nga gjëra të parëndësishme në krahasim me kompensimin e pamasë që do të marrin. Ata vunë në peshoren e logjikës kënaqësitë e shpejta të çastit me fundin e lumtur që i pret dhe panë ndryshimin midis tyre, panë se ç'rnarrëzi e madhe është që të shesësh jetën e mirë e të përhershme, kënaqësitë e pafundme me kënaqësinë e një çasti, i cili mbaron shpejt dhe lë pas vetëm mjerim. Sikur të mblidheshin të gjitha çastet e kënaqësisë në jetën e një njeriu, që nga lindja e deri në vdekje, ato do të ngjanin me një re vere, hija e së cilës zgjat shumë pak apo si një vegim që kalon shpejt. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Mendo,nëse Ne i lëmë ata që të kënaqen disa vjet, e pastaj t'i godasë dënimi që u është premtuar, çfarë vlere do të kishte ajo me të cilën janë kënaqur?!"(Esh-Shua'ara: 205-207). Kush fiton shpërblimin që shpreson prej Allahut, i duket sikur nuk ka vuajtur kurrë përgjatë kohës që kaloi. Omer Ibn Hattabi, (radij-Allahu anhu) recitonte shpesh këtë varg:
Ndien sikur koha s'të dëmton Nëse ti arrin atë që kërkon.
Përshkrimi i mendjes dhe i frytit të saj
Ky botëkuptim i mësipërm është fryt i mendjes, me anë të së cilës njihet Allahu i Madhëruar, emrat dhe cilësitë e Tij të përsosmërisë e të madhështisë. Nëpërmjet mendjes besimtarët besojnë në librat e Zotit, në të dërguarit e Tij. në takimin me Të dhe në engjëjt e Tij. Përmes saj ata njohin shenjat e hyjnisë së Tij, kuptojnë argumentet e njëshmërisë dhe mrekullitë e profetëve të Tij. Nëpërmjet mendjes ata iu binden urdhëresave dhe ndalesave të Allahut. Me anë të saj, ata parashikojnë rrjedhojat e punëve të veta, prandaj veprojnë me maturi, sipas interesave që ajo parashtron dhe kundërshtojnë epshet e dëshirat. Në këtë mënyrë, ata e thyejnë ushtrinë e pasionit me durimin e tyre dhe e kthejnë vetveten në jetë, pasi qenë goditur nga shigjetat e tij. Është mendja ajo që nxit ata drejt virtytit dhe i pengon nga zhyt ja në vese. Ajo zbërthen për ta kuptimet dhe paqartësitë e jetës dhe u forcon vullnetin për veprim, derisa të fitojë ndihmën e suksesin prej Allahut, duke u sjellë atyre vetëm gjëra të bukura dhe duke larguar prej tyre çka sjell shëmti. Pushteti i mendjes, kur stabilizohet, vë në pranga ushtarët e pasionit dhe i burgos ata. Por duhet theksuar se kush privon veten nga diçka për hir të Allahut, ta dijë se Allahu do ta kompensojë atë me diçka më të mirë. Nëse njeriu është durimtar, mendja e ngre atë në gradën e mbretit sovran, ndërsa pasion i e ul në gradën e skllavit. Mendja është si një pemë. Kapilarët e saj janë mendimet rreth pasojave; trungu i saj është durimi; degët e saj janë dija; gjethet e saj janë morali i mirë; fryti i saj është urtësia; materiali i saj është aftësia për të dalë me sukses nga çështjet e ndërlikuara; fillimi dhe mbarimi i saj kthehen te njeriu. Nëse këto janë cilësitë e mendjes, atëherë është vërtet diçka e shëmtuar që armiku i tij të triumfojë mbi të, duke e hequr nga mbretëria e vet, duke e ulur nga gradat dhe duke e kthyer nga mbret në rob, nga sundues në të sunduar, nga prijës në ndjekës. Kush duron vendimet e mendjes, do të arrijë në kopshtet ku i plotësohen ëndrrat dhe dëshirat e veta. Ndërsa kush kundërshton vendimet e mendjes, zbret në kanalet e shkatërrimit dhe të poshtërimit. Ali Ibn Ebu Talibi (radij-Allahu anhu) ka thënë: "Njerëzit që hyjnë të parët në Xhenetet e Adnit nuk shquhen nga të tjerët se kanë më shumë namaz,agjërim, haxh apo umre në llogaritë e tyre, por sepse i kuptojnë mirë këshillat e Allahut, dhe për këtë shkak zemrat e tyre frikësohen, shpirtrat e tyre qetësohen me këto këshilla, kurse fiziku iu nënshtrohet atyre (këshillave). E kështu ata ua kalojnë të tjerëve me gradat e larta e të mira që arrijnë te njerëzit në këtë botë, dhe tek Allahu në botën tjetër". Omer Ibn Hattabi (radij-Allahu anhu) ka thënë: "Nuk është i mençur ai që e dallon të mirën nga e keqja. I mençur është ai që di të dallojë më të voglën e dy të këqijave." Aishja (radij-Allahu anha) ka thënë: "Ka shpëtuar ai njeri, të cilit Allahu i ka falur logjikë!" Ibn Abbasi (radij-Allahu anhu) ka thënë: "Kisras' i kishte lindur një djalë dhe kështu thirri një edukator për të. Pasi e la djalin në duart e tij,Kisra pyeti edukatorin: "Cila është gjëja më e mirë që i është dhënë këtij fëmije?" Ai i tha: "Inteligjenca e lindur." - "E nëse nuk zotëron inteligjencë?" - e pyeti Kisra. Edukatori iu përgjigj: "Edukata e mirë që tregon me njerëzit." - "Po nëse nuk e ka edhe këtë" - e pyeti sërish. Edukatori iu përgjigj: "Atëherë më mirë t'i bjerë një rrufe e ta djegë!" Disa dijetarë kanë thënë se kur Allahu i Madhëruar e zbriti Ademin në Tokë, atij iu afrua Xhibrili (alejhis-selam) me tri gjëra: fenë, moralin dhe mendjen, dhe i tha: "Allahu të ka lënë të zgjedhësh midis këtyre të trijave". Ademi i tha: "O Xhibril! Nuk kam parë më të mira se këto të trija, veçse në Xhenet!" Pastaj zgjati dorën dhe tërhoqi drejt vetes mendjen, kurse dy të tjerave u tha: "Ngjituni!" Atëherë ato të dyja iu përgjigjën: "Jemi urdhëruar që të qëndrojmë me mendjen, kudo që ajo të shkojë". Në këtë mënyrë, Ademit iu dhanë të trija gjërat. Këto janë nderimi më i madh që i është bërë atij dhe gjithë njerëzimit nga Allahu i Madhëruar, janë dhurata më madhështore. Këtyre Allahu u bëri nga një armik: pasionin, shejtanin dhe uni n që urdhëron për keq. Lufta midis këtyre dy grupeve anon herë nga njëra anë e herë nga tjetra, por "fitorja vjen vetëm prej Allahut, të Plotëfuqishmit, të Urtit."(Ali Imran: 126). Uehb Ibn Munebbihi ka thënë: "Në disa shkrime të zbritura nga Allahu i Madhëruar kam lexuar se shejtani nuk vuan më shumë me askënd tjetër sa ç'vuan me besimtarin e mençur. E ka shumë të vështirë ta dëmtojë atë sado pak. Nga ana tjetër, ai tërheq prej hunde njëqind injorantë dhe hipën mbi qafat e tyre, e ata i nënshtrohen dhe shkojnë nga u thotë ai". Po ai ka thënë: "Lëvizja e një mali gurë-gurë është më e lehtë për shejtanin sesa mashtrimi i një besimtari të mençur. Nëse nuk mundet ta mashtrojë atë,kalon te një injorant, e vë nën thundrën e vet dhe e udhëheq nga të dojë,derisa e dorëzon te shthurja morale, e cila në këtë botë dënohet me kamxhik,gurëzim, kryqëzim apo prerje gjymtyrësh, ndërsa në botën tjetër dënohet . me turp dhe Zjarr. Dy njerëz mund të barazohen për nga ndershmëria dhe virtytet që kanë, por dallimi i tyre në merita mund të jetë si largësia midis lindjes dhe perëndimit. Adhurimi më i mirë që i bëhet Allahut është ai me mendje". Muadh Ibn Xhebeli ka thënë: "Sikur i mençuri të ngrysej dhe të gdhihej me mëkate sa rëra e detit, përsëri e ka shumë të lehtë të shpëtojë. Nga ana tjetër, sikur injoranti të ngrysej dhe të gdhihej me punë të mira sa rëra e detit,ka rrezik që asnjë grimë prej tyre të mos shpëtojë pa i vajtur dëm." Kur dikush i tha se si ka mundësi që të ndodhë kjo, ai u përgjigj: "I mençuri, nëse bie në mëkat, e kupton këtë gjë me anë të mendjes që i është dhënë risk, dhe pendohet. Kurse injoranti është si puna e atij që ndërton e ndërton, dhe në fund e prish atë që ka bërë. Shpeshherë injoranca e tij bëhet shkak për t'i prishur veprat e tij të mira." Hasani (Basriu) ka thënë: "Besimi i njeriut nuk është i plotë pa qenë dhe mendja e tij e tillë. Nuk ka njeri që Allahu t'i ketë dhënë mend, e që këto mend të mos e kenë shpëtuar atë ndonjëherë". Një njeri i mençur ka thënë: "Kush nuk e përdor mendjen e vet në më të shumtën e veprimeve që bën, ta dijë se shkatërrimi do t'i vijë nga gjërat që ai dëshiron më shumë." Jusuf Ibn Esbati ka thënë: "Mendja është pishtar i asaj që nuk shihet dhe stoli e asaj që duket, është administratori i trupit të njeriut dhe themeli i çështjes së tij. Jeta nuk mund të rregullohet pa mendjen, dhe gjithçka sillet rreth saj." Dikush e pyeti Abdullah Ibn Mubarekun: "Cila është gjëja më e mirë që i është dhënë njeriut, pas pranimit të Islamit?" Ai u përgjigj: "Mendja." - "Po nëse kjo nuk i është dhënë?" - vazhdoi pyetësi. Abdullahu iu përgjigj: "Edukata e mirë." - "Po nëse kjo nuk i është dhënë?" - vazhdoi sërish pyetësi. Ibn Mubareku tha: "Një vëlla i mirë që i jep këshilla të vlefshme." - "Po edhe nëse kjo nuk i është dhënë?" - pyeti sërish personi. Abdullah Ibn Mubareku u përgjigj: "Heshtja e gjatë." Personi pyeti për herë të fundit: "Po edhe nëse kjo nuk i është dhënë?" Abdullahu iu përgjigj: "Në këtë rast, gjëja më e mirë do të ishte një vdekje e shpejtë." Në lidhje me këtë ide, një poet ka thënë:
Allahu nuk i ka bërë njeriut dhuratë më të mirë se mendja apo edukata; Këto janë stoli e të riut që po i humbi, më mirë t'i kish humbur jeta.
Largimi i pasionit nga vendet e shkatërrimit
Nëse pushteti është në dorën e mendjes, pasioni bën paqe me të, madje shndërrohet në një nga shërbyesit e saj. Por edhe e anasjellta është e vërtetë:nëse pushteti ndodhet në duart e pasionit, mendja shndërrohet në rob të tij. Për sa kohë që pasioni nuk ndahet nga njeriu sa të jetë gjallë, sepse ai e shoqëron atë gjithë jetën, atëherë njeriu nuk e ka të mundur që të shkëputet plotësisht prej tij. Por ajo që ai mund të bëjë, madje që është urdhëruar të bëjë, është që ta nxjerrë pasionin e tij nga vend-qejfet e shkatërrimit dhe ta drejtojë për në vendet e sigurisë dhe të shpëtimit. Le të marrim një shembull për ta ilustruar këtë: Allahu i Madhëruar nuk e ka urdhëruar njeriun që të heqë krejtësisht nga zemra pasionin që ka për gratë, por e ka urdhëruar që këtë pasion ta udhëheqë drejt martesës me një, dy, tre apo katër gra. Në këtë mënyrë, rrjedha e pasionit vetëm sa ka ndryshuar vend, era e perëndimit është bërë erë lindjeje. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pasionin që ka njeriu për të triumfuar dhe për të nënshtruar. Allahu i Madhëruar nuk e ka urdhëruar njeriun që të heqë dorë nga ky pasion, por e ka urdhëruar që ta përdorë për të triumfuar ndaj së kotës dhe për të mposhtur të keqen dhe përkrahësit e saj, si dhe ka ligjëruar për të lloje të ndryshme garash, ku njeriu të stërvitet për të fituar. Po ashtu, edhe krenaria, madhështia dhe dëshira për t'u dukur janë të lejuara,madje të pëlqyera, kur përdoren në luftë kundër armiqve të Allahut. Profeti (alejhis-salatu ues-selam), kur pa Ebu Duxhana Simak Ibn Harasha el Ensariun të ecte i krekosur mes dy rreshtave (të ushtrisë), tha: "Këtë ecje Allahu e urren,përveç se në një pozicion të tillë."6 Po ashtu, Profeti (alejhis-salatu ues-selam) ka thënë: "Ka krekosje që Allahu epëlqen dhe ka krekosje që Ai e urren. Ai pëlqen kur një burrë krekoset në luftë ose duke dhënë sadaka ... ",7 Kësisoj, Allahu i Madhëruar nuk i ka ndaluar njeriut diçka pa ia kompensuar atë me diçka tjetër. Kështu, Ai ka ndaluar hedhjen e fallit, por e ka zëvendësuar atë me lutjen e istiharës (përzgjedhjes); ka ndaluar kamatën por ka ligjëruar tregtinë fitimprurëse; ka ndaluar lojërat e fatit, por ka lejuar marrjen e çmimeve në gara që i vlejnë fesë, siç janë garat me kuaj, me deve hedhja e shtizës etj.: ka ndaluar për meshkujt veshjen e mëndafshit, por u ka lejuar veshje të tjera elegante prej leshi, liri apo pambuku; ka ndaluar marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore dhe homoseksualizmin, por ka lejuar martesën me gratë e mira dhe të bukura; ka ndaluar pijet dehëse, por i ka zëvendësuar ato me lëngje të tjera të shijshme dhe të dobishme për trupin; ka ndaluar dëgjimin e veglave muzikore frymore apo me tela, por në vend të tyre ka lejuar dëgjimin e Kuranit fisnik; Ai i ka ndaluar ushqimet e pista dhe të dëmshme, por i ka kompensuar ato, duke lejuar lloje të ndryshme ushqimesh të shijshme e të dobishme. Kush e vë re këtë gjë dhe e mendon mirë, do ta ketë shumë të lehtë t'shkëputet nga ato gjëra të dëmshme që ika pasion dhe t'i kompensojë ato me gjëra të mira e të lejueshme. Ai do t'i kuptojë siç duhet urtësinë hyjnore të Allahut, mëshirën dhe begatinë e Tij të përsosur në ato gjëra që i ka urdhëruar. ndaluar apo lejuar. Do të kuptojë se Allahu nuk i ka urdhëruar njerëzit të bëjnë diçka sepse ka nevojë për atë gjë, apo nuk i ka ndaluar nga diçka sepse është koprrac, por e ka bërë këtë thjesht për të mirën e tyre, për t'i mbrojtur ata dhe sepse është i mëshirshëm me ta. Për këtë arsye, mendova të shkruaj këtë libër si një traktat paqeje midis pasionit dhe mendjes. Nëse këta të dy bëjnë paqe me njëri-tjetrin, njeriu do ta ketë shumë të lehtë të luftojë egon e vet dhe shejtanin. Allahu i Lartmadhëruar është Ai që na ndihmon dhe vetëm Atij i mbështetem në këtë nismë. Prandaj, çdo gjë e vërtetë dhe e drejtë që gjendet te ky libër vjen vetëm prej ndihmës dhe përkrahjes së Tij, ndërsa çdo gabim që mund të gjendet në të vjen vetëm prej meje dhe shejtanit, kurse Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk kanë lidhje me të. Librin e kam ndarë në 29 kapituj: Kapitulli i parë dhe i dytë: Sinonimet e dashurisë në gjuhën arabe dhe kuptimet e tyre. Kapitulli i tretë: Lidhja e këtyre sinonimeve me njëri-tjetrin. Kapitulli i katërt: Bota e epërme dhe e bota tokësore u krijuan me dashuri dhe për hir të dashurisë. Kapitulli i pestë: Shkaqet e lindjes së dashurisë. Kapitulli i gjashtë: Dispozitat e shikimit. Rëndësia dhe pasojat e tij. Kapitulli i shtatë: Një debat imagjinar midis zemrës dhe syrit. Kapitulli i tetë: Argumentet e paqarta të atyre që e lejojnë shikimin tek ato që nuk lejohet t'i gëzosh dhe lejojnë rënien në dashuri me to. Kapitulli i nëntë: Përgjigje ndaj argumenteve të këtij grupi, duke përmendur cilat janë të drejta dhe cilat jo. Kapitulli i dhjetë: Thelbi i ashkut, cilësitë e tij dhe çfarë është thënë për të. Kapitulli i njëmbëdhjetë: Ashku: një ndjenjë e pavullnetshme apo e vullnetshme? Kapitulli i dymbëdhjetë: Dehja e ashikëve. Kapitulli i trembëdhjetë: Kënaqësia është në raport të drejtë me dashurinë. Kapitulli i katërmbëdhjetë: Mbështetësit e dashurisë pasionale dhe argumentet e tyre. Kapitulli i pesëmbëdhjetë: Kundërshtuesit e dashurisë pasionale dhe argumentet e tyre. Kapitulli i gjashtëmbëdhjetë: Gjykimi mes këtyre dy palëve dhe shoshit ja e konfliktit. Kapitulli i shtatëmbëdhjetë: Parapëlqimi i bukurisë për dashurinë e lavdërueshme. Kapitulli i tetëmbëdhjetë: Ilaçi i të dashuruarve qëndron në përkryerjen e lidhjes së lejuar nga Zoti i botëve. Kapitulli i nëntëmbëdhjetë: Vlerat e bukurisë dhe tërheqja që kanë shpirtrat ndaj saj në çdo rast. Kapitulli i njëzetë: Shenjat e dashurisë dhe shfaqjet e saj. Kapitulli i njëzetenjëtë: Dashuria kërkon që i dashuruari të ketë vetëm një të dashur dhe të mos ketë partnerë të tjerë me të. Kapitulli i njëzetedytë: Xhelozia që ndiejnë të dashuruarit ndaj të dashurve të tyre. Kapitulli i njëzetetretë: Vetëpërmbajtja e të dashuruarve me të dashurit e tyre. Kapitulli i njëzetekatërt: Shkelja e rrugëve të mëkatit dhe dëmet e dhimbjet që lë pas. Kapitulli i njëzetepestë: Mëshirimi i dy të dashuruarve dhe ndërmjetësimi mes tyre për t'i bashkuar ata ashtu siç e kërkon feja. Kapitulli i njëzetegjashtë: I dashuruari braktis të dashurin më të ulët për të fituar të dashurin më të lartë. Kapitulli i njëzeteshtatë: Kush e braktis të dashurin e tij për t'iu larguar mëkatit, do të kompensohet me diçka hallall dhe më të mirë nga Allahu. Kapitulli i njëzetetetë: Njeriu që zgjedh dhimbjet dhe dënimin e shpejtë përkundër marrëdhënies së ndaluar. Kapitulli i njëzenëntë: Qortimi i pasionit dhe të mirat që vijnë nga kundërshtimi i tij.
Librin e kam titulluar: "Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve". Dëshiroj që kushdo që lexon këtë libër ta shfajësojë autorin e tij, sepse e ka shkruar atë larg vendit dhe librave të vet. Ndoshta mendimi i tij i sfilitur, mundi i tij dhe njohuritë modeste që zotëron e bëjnë të denjë që pëll të të thuhet: "Më mirë të dëgjosh për të, sesa ta shohësh"," Me këtë libër ai ka bërë veten shenjë për shigjetat dhe shtizat e gjuajtësve. Megjithatë, lexuesve u mbeten dobitë e librit, ndërsa autorit dëmet e tij. Ja tek të jepet përmbajtja e librit. Mirësia e tij është një dhuratë për ty Nëse ai gjen tek ty një lexues fisnik, atëherë ose do të mbahet mirë, ose do tu lëshohet mirë. Nëse gjen diçka tjetër, atëherë ndihmë dhe mbështetje kërkojmë vetëm Allahut. Autori është i kënaqur që "mehri" i këtij libri,' nëse ai shihet si pranueshëm dhe i mirë, të jetë një lutje e sinqertë, ose ndonjë kundërpërgjigje e bukur - nëse libri shihet si i dobët apo i keq. Por ai që është objektiv, gabimet dhe të këqijat e njeriut i vë përballë punëve të tij të drejta dhe të mira. Ky është ligj i dënimit dhe shpërblimit që Allahu ka vënë te njerëzit. Kush është ai njeri që i ka të drejta të gjitha veprimet dhe thëniet e veta? I vetmi njeri i tillë është i mbrojturi nga gabimet (Muhamedi alejhis-salatu ues-selam), i cili nuk fliste kot, porse gjithçka që thoshte e kishte frymëzim hyjnor. Çdo transmetim autentik prej tij është i vërtetë dhe i mbrojtur nga gabimet. Kurse çdo thënie e një njeriu tjetër nuk mund t'i plotësojë dot të dy kushtet (autenticitetin dhe mbrojtjen nga gabimet) njëkohësisht. Ajo mund të jetë autentike, por mbetet sërish thënie e një njeriu të pambrojtur nga gabimet,ose mund të mos jetë fare autentike, duke mos përcjellë kështu informacion të saktë. Vlerat e librit për të gjitha shtresat e njerëzve Libri vlen për të gjitha shtresat e njerëzve. Ai është ndihmë për praktikën fetare dhe jetën tokësore, është një shkallë për kënaqësinë e kësaj jete dhe ato të jetës tjetër. Në të janë regjistruar llojet e dashurisë, dispozitat e saj, pasojat,defektet, shkaqet dhe pengesat e saj, kur është e drejtë dhe kur e gabuar etj. Të gjitha këto janë ilustruar me anekdota, hadithe, fakte juridike, me transmetime nga brezat e parë, vargje poetike, dukuri natyrore etj. Kjo e bën librin interesant dhe çlodhës për lexuesin, i zgjeron atij horizontin dhe i shton ëndjen. Lexuesi mund të shijojë diçka nga "kripa" dhe qesënditë e librit. Ai e bën lexuesin herë të qeshë e herë të qajë; herë e largon atë nga shkaqet e kënaqësisë së fundme, e herë e afron. Po deshe, librin mund ta shohësh si një mësues për ty, por mund ta shohësh edhe si një këshillues që të mëson si të gjesh pjesën që të takon prej kënaqësisë dhe dashurisë me njeriun e zemrës. I lutem Zotit t'i japë mirësi këtij libri dhe ta bëjë atë vepër të sinqertë për Qenien e Tij Fisnike, ta bëjë shkak për fitimin e pëlqimit dhe të xheneteve të Tij. Allahu i di të gjitha sekretet e njeriut, Ai është në gjuhën e çdo folësi dhe në zemrën e tij "Thuaj: Punoni, sepse veprat tuaja do t'i shohë Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët. Pastaj do të ktheheni te Njohësi i së fshehtës dhe i së dukshmes, që t'ju njoftojë se ç'keni bërë" (Teube: 105).
InshAllah Vazhdone... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije Sun 22 Aug 2010 - 16:10 | |
| Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije
Kapitulli i pare
Sinonimet e dashurisë në gjuhën arabe dhe kuptimet e tyre
Meqë njohuritë mbi dashurinë janë të shumta dhe zemra e njeriut është e lidhur me të, arabët i kanë vënë asaj shumë sinonime. Ky është zakoni i tyre për çdo gjë që e njohin mirë dhe që zë vend të rëndësishëm në zemrat e tyre: i vendosin shumë sinonime. Këtë e bëjnë për të shprehur madhërim, rëndësi apo dashuri. Për shembull, arabët e madhëronin luanin dhe shpatën, prandaj u kishin ngjitur atyre shumë sinonime. Për ta dinakëria ishte shumë e rëndësishme, ndaj dhe sinonimet e saj janë të shumta. Edhe verën e donin shumë, kështu që e thërrisnin me shumë emra. Të tre këta faktorë (madhërimi, rëndësia dhe dashuria) i përmbledh ndjenja e dashurisë, prandaj, për të përshkruar këtë ndjenjë, ata i vunë rreth gjashtëdhjetë sinonime.? Këto sinonime" janë:
1- Mababba - dashuri Për origjinën e fjalës mahabba' (dashuri) në gjuhën arabe ka mendime të ndryshme. Ndër to përmendim: - Prejardhja e saj është fjala safa' (kthjelltësi, bardhësi, pastërti), sepse arabët e vjetër bardhësinë dhe shkëlqimin e dhëmbëve e quanin habab el esnan' (bardhësia e dhëmbëve). - habaab', domethënë vorbulla e ujit të shiut të rrëmbyer. Është quajtur kështu sepse dashuria e bën zemrën të vlojë kur dëshiron të takojë të dashurin e vet.
Folja ahabba' - qëndrueshmëri. Kur ulet gamilja,arabët thonë: ahabba el ba 'ir'. Kështu duket sikur i dashuruari i ka lënë vend të përhershëm të dashurit në zemrën e vet, dhe nuk do ta ndryshojë këtë gjendje. - hibbun' - vath, që simbolizon shqetësimin dhe tronditjen, sepse vathët tunden gjithnjë në vesh. - habbatun-, që do të thotë "farë" ose "thelbi apo zanafilla e diçkaje". - hubbun " domethënë një enë e gjerë të mbushur plot, që nuk ka vend për të hedhur në të diçka tjetër. Kështu edhe dashuria e mbush zemrën e të dashuruarit, pa lënë vend për ndonjë gjë tjetër. - Prejardhja e saj është fjala hubbun',që tregon gjithashtu katër dërrasa të shtrira horizontalisht (një tezgë), mbi të cilat vendoset një ngarkesë. Në këtë mënyrë, zemra e të dashuruarit mban shumë ngarkesa për hir të të dashurit të tij, ashtu siç mbajnë dërrasat. - habbat-ul kalb'- -loçka e zemrës. Quhet kështu sepse dashuria mbërrin deri në loçkën e zemrës.
Përkufizimi i dashurisë
Janë të shumta përkufizimet që njerëzit i kanë bërë dashurisë.Ndër to përmendim: Dashuria është: - Pasion i vazhdueshëm i zemrës së çoroditur. - Harmonia me të dashurin, në prani dhe në mungesë të tij. - Njësimi i dëshirës së të dashuruarit me dëshirën e të dashurit. - Preferimi i dëshirave të të dashurit ndaj dëshirave të të dashuruarit. - Shërbim ndaj të dashurit dhe shenjtërim i tij. - Dukja sikur po bën pak për të dashurin, megjithëse ke bërë shumë për të, dhe sikur i dashuri po bën shumë për ty, megjithëse ka bërë pak. - Kur mendimet për të dashurin të pushtojnë zemrën e të dashuruarit. - T'ia dhurosh të gjithë qenien tënde atij që dashuron dhe të mos mbash asgjë për vete. - Të fshish nga zemra gjithçka tjetër përveç të dashurit. - Xhelozia ndaj të dashurit, që të mos i preket nderi, dhe xhelozia ndaj zemrës që të mos ketë ndjenja për dikë tjetër veç të dashurit. - Dëshira që nuk pakësohet nga kundërshtimi i atij që dashuron dhe qe nuk shtohet nga pranimi i tij. - Ruajtja e caqeve.Kështu, nuk është i sinqertë ai që pretendon se dashuron duke i tejkaluar kufijtë. - Të bësh për të dashurin gjthçka që ai dëshiron prej teje. - Të mos e harrosh ankthin dhe shqetësimin për të dashurin në asnjë çast. Për këtë një poet ka thënë: Kush ka dashuruar gjatë, dhe harrimin e shqetësimit e ka provuar Por unë ndaj Lejlës këtë gjë s' e kam shijuar. Gjëja më e madhe që kam fituar nga dashuria ndaj saj, Dëshira që nuk është realizuar qoftë edhe për një çast. - Zjarr që djeg gjithçka në zemër përveç dëshirës së të dashurit. - Përmendja e të dashurit në çdo frymëmarrje. - Verbimi i zemrës, duke mos parë tjetër veç të dashurit, dhe shurdhim i saj, duke mos ia vënë veshin asnjë kritike për të (të dashurin). Në një hadith të transmetuar nga imam Ahmedi thuhet: "Dashuria ndaj dikujt apo diçkaje të bën të verbër dhe të shurdhër."? - Tërheqje e plotë nga i dashuri, parapëlqimi i tij ndaj vetes, shpirtit dhe pasurisë tënde, harmonia me të fshehtas dhe haptazi dhe bindja që dashuria jote për të është e mangët. - Të përpiqesh me të gjithë forcat e tua për të kënaqur të dashurin. - Prehje pa trazim dhe trazim pa qetësim. Kështu, zemra turbullohet dhe gjen qetësi vetëm kur drejtohet kah i dashuri; malli për të e trazon, dhe qetësia vjen vetëm nga prania e tij. Këtë kuptim ka shprehur dikush kur ka thënë: "Dashuria është lëvizje e vazhdueshme e zemrës drejt të dashurit e që gjen prehje vetëm tek ai." - Shoqërim i vazhdueshëm i të dashurit. Për këtë kanë thënë: Është e habitshme që unë kam mall për ta E që pyes për ta këdo që takoj, edhe pse ata janë me mua, Që syri im i kërkon edhe pse ata janë tek e zeza e tij Që zemra ime ndien mall edhe pse ata janë mes brinjëve të mia - Që i dashuri të jetë më pranë të dashuruarit se shpirti i vet, siç kanë thënë: O ti që qëndron në mendimet dhe zemrën time Larg shikimit dhe syve të mi! Ti je shpirti im, që edhe pse s'e shoh, Ai është më pranë meje se çdo gjë tjetër
- Prania e përhershme e të dashurit tek i dashuruari, siç kanë thënë: Imazhi yt në syrin tim, emri yt në gojën time, Vendbanimi yt është zemra ime, pra ku je që mungon? - Që largësia e shtëpisë së të dashurit dhe afërsia e saj të jenë njëlloj për të dashuruarin, siç kanë thënë: O ti që qëndron midis brinjëve dhe kraharorit tim, Edhe pse shtëpinë e ke larg meje, Prej dashurisë tënde malli përvëlon; Nëse nuk ma këmben, ajo bëhet copash. Nga dashuria nuk zgjohet dot, dhe sa herë që të pengojnë prej saj, perdet ndarëse shqyhen - Besnikëria e zemrës ndaj vendimeve të kësaj ndjenje dhe kënaqësia kur kritikohet apo fajësohet për hir të dashurisë, siç kanë thënë: Dashuria tek unë ndaloi aty ku je ti, Prandaj mua s'më lejohet tjetërkund të ndaloj. Ti më poshtërove dhe unë poshtërova veten, Sepse kush poshtërohet nga ty është i nderuar. Iu ngjaje armiqve të mi, ndaj fillova t'i dua, Prej teje fitoj aq simpati sa ç'fitoj prej tyre. Kur më fajësojnë pse të dua, ndiej kënaqësi dhe ëndje Nga dëgjimi i emrit tënd, prandaj le të më fajësojnë.
2- Alaaka - lidhje Alaaka në gjuhën arabe i thonë edhe dashurisë. Ajo vjen nga fjala alika,që do të thotë "lidhi, vari, ngjiti", pra lidhi dashurinë për të dashurën në zemrën e vet, siç ka thënë një poet: Desha të përmbahem ndaj teje, por më pengoi një lidhje e vjetër dashurie me ty brenda zemrës sime. O Um el Uelid, po kërkon lidhje për dashuri, Pasi flokët e kokës të janë bërë bardhë e zi? Është quajtur alaaka për shkak të lidhjes së zemrës me të dashurën.
3- Haua - pasion, dëshirë, pëlqim, epsh
Haua në gjuhën arabe i thonë pasionit, dëshirës, pëlqimit dhe tërheqjes ndaj diçkaje. Ajo mund të nënkuptojë edhe personin apo gjënë që dashurohet. Në përgjithësi kjo fjalë përdoret për të nënkuptuar dashurinë e qortueshme. Allahu i Madhëruar ka thënë: "E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe e ndaloi veten prej pasionit (haua), Xheneti është vendi i tij"(Nazi'at: 40-41). Ndonjëherë ajo përdoret edhe me kuptim të mirë, por kur kushtëzohet, siç thuhet në një hadith: "Askush nuk beson, derisa pasioni (haua) i tij të ndjekë atë (sheriatin) që solla unë."!' Në librat "El Sahih" të Buhariut dhe të Muslimit, Urua tregon: "Haula Bint Hakimi ishte një nga gratë që ofruan veten për t'u martuar me Profetin (alejhis-salatu ues-selam). Kur dëgjoi këtë, Aishja (radij-Allahu anha) tha: "A nuk ka turp femra që t'ia ofrojë veten burrit?!" Por kur zbriti ajeti "Ti je i lirë të lëshosh atë që dëshiron prej tyre (grave) dhe të mbash pranë vetes atë që dëshiron", Aishja tha: "O i Dërguari i Allahut, me sa shoh, Zoti yt t'i plotëson dëshirat (haua)"12 Në historinë e robërve të Bedrit, Omer Ibn Hattabi ka thënë: "... Kështu, i Dërguari i Allahut (alejhis-salatu ues-selarn) pëlqeu (haua) atë që tha Ebu Bekri dhe nuk pëlqeu (haua) atë që thashë unë ...".13 Po ashtu, në librat e hadithit shënohet se një beduin i tha Profetit (alejhis-salatu nes-selam): "Erdha të të pyes për pasionin (haua)" dhe ai i tha: "Njeriu do të jetë (në jetën tjetër) me atë që dashuron". 14
4- Sabua - tërheqje, anim
Sabua' në gjuhën arabe i thonë tërheqjes ndaj diçkaje. Dashuria është quajtur e tillë për shkak të tërheqjes që ndien njeriu ndaj grave të reja dhe animit drejt tyre. Jusufi (alejhis-selam) ka thënë: "... e nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre (grave), unë mund të anoj tek ato e të bëhem injorant" (Jusuf:33).
5- Sababa-mall përvëlues
Sababa' në gjuhën arabe i thonë mallit përvëlues për diçka apo dikë. Dashuria është quajtur kështu, sepse edhe ajo i përmban këto cilësi. Një poet ka thënë: . Të dashuruarit ankohen nga malli përvëlues që mbajnë. Ah, sikur unë i vetëm të mbaja atë që ata s'duan,
6- Shagaf - dashuria që prek cipën e zemrës
Shagaf është një nga sinonimet e dashurisë në gjuhën arabe. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Kad shagafaha hubban" "Atë (gruan e Azizit) e ka kapluar në zemër dashuria" (Jusuf 30). Gjuhëtari El Xheuheri ka thënë se shagaaf në gjuhën arabe i thonë cipës mbështjellëse të zemrës, kështu që ku përdoret në një kontekst me dashurinë ka kuptimin "dashuria i ka prekur cipën e zemrës". Ibn Abbasi komenton ajetin e mësipërm: "Dashuria për të (Jusufin) i ka përshkuar asaj (Zulejhas) cipën e zemrës".
7- Sha'af- dashuria që djeg zemrën, dashuria që të sëmur
Sha 'af në gjuhën arabe i thonë dashurisë që djeg zemrën. Gjuhëtari Ebu Zejd ka thënë se sha 'af i thonë dashurisë që të sëmur.
8- Uexhd - dashuria që pasohet nga trishtimi
Uexhd' në gjuhën arabe i thonë dashurisë që pasohet nga trishtimi. Kjo fjalë nuk nënkupton asnjëherë thjesht dashurinë, por dashurinë që ka pësuar një humbje, gjë që e ka bërë atë të trishtë.
9- KeleF - dashuria që ndez dëshirën
Kelef është një nga sinonimet e dashurisë në gjuhën arabe, që do të thotë "dashuria që ndez dëshirën, dashuri që të bën të jepesh pas saj". Një poet ka thënë (i drejtohet një gruaje): Dije se unë jam dhënë pas jush, Pastaj bëj ç'të duash me vetëdije
Fjala kelef në gjuhën arabe vjen nga fjala kulfatun' që do të thotë: barrë, ngarkesë që mund të mbahet'. Allahu i Madhëruar ka thënë: "La jukel-lifull-llahu nefsan il-la us'aha" "Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të veta" (El Bekare: 286). Gjithashtu është thënë se kelef i thonë një ngjyre midis së zezës dhe të kuqes (vishnje).
10- Tetejjum - adhurim, përkushtim
Tetejjum' në gjuhën arabe i thonë adhurimit dhe përkushtimit. Në fjalorin e gjuhës arabe të gjuhëtarit El Xheuheri thuhet:tejmull-llah=abdull-llah (rob i Allahut). Dashuria është quajtur kështu, sepse ajo e kthen të dashuruarin në rob, e poshtëron atë. Në frazeologjinë arabe thuhet:Taamat'hu el mar'ah=Atë e robëroi gruaja. Poeti Lakit Ibn Zurara 15 ka thënë: Ajo robëroi zemrën tënde, por ty s'të trishton Çfarë bëri me ty një nga gratë e fisit Shejban.
11- Ishk - ashk, dashuri pasionale, afsh dashuror
'Ishk' është emri më i hidhur dhe më i keq i dashurisë dhe arabët e hershëm e kanë përdorur rrallë. Duket sikur ata parapëlqenin që këtë lloj dashurie ta shprehnin me emra të tjerë, prandaj përdorimin e tij thuajse nuk e gjen në poezinë e vjetër arabe. Ndërsa poetët e rinj janë shumë të dhënë pas përdorimit të tij në vjershat e tyre. Kjo fjalë nuk është përdorur as në Kuran dhe as në Sunet, përveçse në hadithin e përcjellë nga Suejd Ibn Saidi," për të cilin do të flasim më vonë,dashtë Allahu. Megjithatë, kjo fjalë është përdorur në poezinë e mëvonshme arabe, siç ka thënë një poet:
Çfarë mund të thonë tjetër llafazanët, Përveç se unë kam ashk për ty ... Po, kanë thënë të vërtetën. Ti je e dashur për mua, edhe pse si ty ka plot njerëzimi
Në fjalorin "El Sihah", gjuhëtari El Xheuheri ka thënë: "Ishk-u është dashuri e tepruar". Gjuhëtari Ibn Sideh ka thënë: "Ishk-u është tërheqja e madhe që ndien i dashuruari ndaj të dashurit. Mund të jetë dashuri e përmbajtur ose e shthurur". Është thënë se origjina e kësaj fjale është emri i një peme "ashaka", e cila gjelbëron e më pas zverdhet. Gjuhëtari El Ferra ka thënë: "Ashak-u është një bimë ngjitëse. Ashku është quajtur i tillë, sepse ai ngjitet në zemrën e njeriut". Gjuhëtari Ibn A'rabi ka thënë: "Ashaka është një bimë kacavjerrëse që varet nëpër pemët që e rrethojnë. Prej kësaj ka ardhur emri i ashik-ut (dashnor pasionant)". Në lidhje me përdorimin e kësaj fjale (ashkut), për të shprehur dashurinë e Allahut të Madhëruar për njeriun, ekzistojnë disa mendime. Një pjesë e sufive mendojnë se përdorimi i këtij termi nuk përbën problem, duke sjellë si argument një transmetim jo autentik, ku gjoja Allahu thotë: "... Po e bëri këtë, atëherë do ta dua me pasion dhe ai do të më dojë me pasion". Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se ky term nuk përdoret për të përshkruar dashurinë e Allahut të Madhëruar. Kështu, nuk mund të thuhet se Allahu ka ashk apo se njeriu ka ashk për Allahun. Sa iu përket arsyeve të këtij ndalimi,ekzistojnë tri mendime: 1- Ky term nuk është përdorur në tekstet e Kuranit dhe të Sunetit. 2- Ashku është dashuri e tepruar, dhe kjo gjë nuk mund të thuhet për Zotin e Madhëruar, ngaqë nuk mund të thuhet se Allahu e tepron në diçka. Po ashtu, njeriu nuk e arrin kurrë gradën e meritimit të dashurisë së plotë nga Allahu i Plotëfuqishëm, e jo më të ketë prej Tij dashuri të tepruar. 3- Fjala ashk' tregon ndryshim, - siç ndryshon pema, prej emrit të së cilës ka ardhur kjo fjalë (ashaka), - dhe kjo gjë nuk mund të thuhet për Allahun e Lartmadhëruar.
12- Xheua - Përvëlimi që vjen nga ashku ose nga trishtimi
Xbeua' në gjuhën arabe i thonë afshit përvëlues që vjen nga ashku ose nga trishtimi. Personit të përfshirë nga kjo ndjenjë i thonë xheuin. Nisur nga kjo ndjenjë turbullire, arabët e kanë quajtur edhe ujin e turbullt xheuin. Një poet" ka thënë: Pastaj përzierja ishte ujë resh, Dhe jo e turbullt si ujë devesh.
13- Denef - sëmundje kronike
Fjala denef si sinonim i dashurisë është përdorur shumë rrallë ndër arabët e hershëm, ndërsa të mëvonshmit janë dhënë shumë pas saj. Në fakt, arabët e hershëm e përdornin këtë fjalë për sëmundjen kronike. Kështu, në mënyrë alegorike ata e quajtën dashurinë kronike "sëmundje kronike".
14- Shexhu - dashuri që pasohet nga shqetësimi dhe ankthi
Shexhu' në gjuhën arabe i thonë dashurisë që pasohet nga shqetësimi dhe mërzia. Në fjalorin "El Sihah" thuhet: "Shexhu quhet shqetësimi dhe mërzia. Gjithashtu, shexhij i thonë edhe mbytjes nga kocka apo nga ndonjë ushqim tjetër". Dashuria është quajtur kështu (shexhu), për shkak se edhe ajo ngec te njeriu ashtu siç i mbetet ushqimi në grykë.
15- Sheuk-mall, dëshirë e zjarrtë
Sheuk' është udhëtimi i zemrës nga i dashuruari tek i dashuri. Kjo fjalë është përmendur edhe në Sunet, në një hadith të transmetuar nga Ammar Ibn Jasiri. Ai fali një namaz, por e fali shkurt. Dikush i tha: "O Ebu Jakdhan, shkurt u fale!" Ammari i tha: "Gjatë namazit thashë disa lutje që i kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (alejhis-salatu ues-selam): O Allah! Me dijen e së fshehtës që zotëron dhe me fuqinë që ke për të krijuar, më jep jetë aq sa ajo të jetë e mirë për mua dhe më jep vdekjen kur ajo të jetë më e mira për mua! O Allah! Bëmë që të të kem frikë në fshehtësi dhe haptazi! Bëmë që të them të vërtetën në zemërim dhe në gëzim! O Allah! Unë të kërkoj të jem nikoqir në pasuri dhe në varfëri; të kërkoj begati të pafundme dhe kënaqësi të pandërprerë;të kërkoj që të më bësh të kënaqur me fatin (kaderin) dhe të më japësh një jetë të lehtë pas vdekjes; të kërkoj që të më japësh kënaqësinë e shikimit në Fytyrën Tënde dhe një mall të zjarrtë për takimin me Ty! Të gjitha këto të kërkoj të m'i japësh pa kaluar unë ndonjë vështirësi që do të më dëmtojë dhe pa kaluar ndonjë sprovë që do të më devijojë (nga Rruga e Drejtë). O Allah! Na zbukuro me stolinë e imanit dhe na bëj udhëzues të udhëzuarl?" Sipas një gojëdhëne izraelite, Zoti ka thënë: "Sa shumë po zgjat malli i të devotshmëve për të më takuar! Por Unë jam më i dëshiruar për t' i takuar ata". Allahu i Madhëruar ka thënë: "Kush shpreson takimin me Allahun, s'ka dyshim se afati i (caktuar prej) Allahut do të vijë patjetër" (Ankebut: 5). Një nga njohësit (ari/) e Allahut ka thënë: "Meqenëse Allahu e njeh mirë dëshirën e zjarrtë e të dashuruarve me Të për ta takuar, ai caktoi për ta një takim që të qetësojë zemrat e tyre". Gjithsesi, kjo fjalë përdoret në gjuhën arabe si një nga sinonimet e dashurisë. Në librin "El Sihah" thuhet: "Sheuk dhe ishtijak i thonë tërheqjes që ka shpirti ndaj diçkaje, si dhe ndezjes së ndjenjave. Një poet ka thënë:
O shtëpi e Mejit, e ngritur mbi shtuf, Ndeze mallin e të dëshiruarit.
Njohësit e dashurisë kanë mendime të ndryshme për këtë ndjenjë malli dhe dëshire të zjarrtë, nëse ajo pushon apo jo kur personi bie në kontakt me atë që dashuron. Një pjesë kanë thënë: Përderisa sheuk' i thonë udhëtimit të zemrës tek i dashuri, atëherë kontakti me të është fundi i këtij udhëtimi.
Ajo hodhi shkopin dhe vendosi të qëndrojë, e syri i tij u kënaq me kthimin e udhëtarit."
Gjithashtu, sheuk' i thonë mallit dhe ndjenjës për një person që s'është i pranishëm, kështu që me praninë e tij kjo ndjenjë mbetet pa kuptim. Ndërsa një pjesë tjetër thonë se kjo ndjenjë rritet dhe forcohet edhe më shumë nga afërsia dhe takimi me të dashurin. Si argument për këtë ata sjellin vargun:
Nuk ka mall më të madh sesa Kur çadra afrohet me çadrën.
Ata thonë se përderisa sheuk' i thonë përvëlimit që shkakton dashuria dhe flakëve të zjarrit të saj, atëherë kjo ndjenjë shtohet edhe më shumë nga afërsia dhe kontakti me të dashurin. Por e vërteta është se ndjenja që shkaktohet nga takimi dhe kontakti me të dashurin është i ndryshëm nga ndjenja që shkaktohet nga largësia e të dashurit. Poeti Ibn Rumi ka thënë:
E përqafoj atë, por shpirti sërish ndien mall, Vallë, pas përqafimit, a ekziston më afërsi? Puth buzët e saj që të shuaj zjarrin, Por dëshira në zemër shtohet. Dashurinë e zjarrtë që kam nuk mund ta shërojnë buzët që preken; Duket sikur etja e zemrës mund të shuhet Vetëm kur të shohë dy shpirtrat që të shkrihen.
16- Khilaba - dashuri mashtruese
Khilaba' në gjuhën arabe i thonë dashurisë mashtruese, që është dashuria e cila mbërrin deri në diafragmë. Është quajtur e tillë sepse ajo mashtron mendjet e njerëzve. Në fakt, në arabisht khilb i thonë diafragmës që ndan zemrën nga barku,khilaba' i thonë mashtrimit me anë të fjalëve, ndërsa khaliba' i thonë gruas mashtruese. Një poet ka thënë:
Iku rinia dhe dashuria e femrës mashtruese, Zemra m'u shërua dhe s'ka më kush ta turbullojë.
Gjuhëtari Ibn Sikkit ka thënë: "Khal-lab i thonë burrit mashtrues, ndërsa berk khul-leb i thonë vetëtimës që nuk sjell shi, pra asaj që në njëfarë mënyre duket sikur mashtron". Po ashtu khul-leb' i thonë edhe resë që nuk ka shi. Ndërsa në një hadith, thuhet: "Idha baa 'ja 'tefe kul la khilaba" "Po dhe besën,thuaj: S'ka mashtrim! "20 Dashuria e meriton më shumë të quhet "mashtrim", pasi ajo e verbon dhe e shurdhan të dashuruarin, ia mashtron atij mendjen dhe zemrën.
17-Belabil- vesves, shqetësim
Belabil në gjuhën arabe i thonë vesvesit dhe shqetësimit, kështu që shpesh thuhet "belabil el-hubb" vesveset, shqetësimet e dashurisë.
18- Tebarih - mundim, vuajtje, lëndim
Tebarih vjen nga fjala berh, që në arabisht i thonë mundimit, vuajteve dhe lëndimit. Në frazeologjinë arabe thuhet "tebarih el-hubb, tebarih el sheuk,tebarih el xheua", pra: mundimet, vuajtjet e dashurisë.
19 - Sedem - dashuria që pasohet me pendim dhe dëshpërim
Sedem në gjuhën arabe i thonë dashurisë që pasohet nga pendimi dhe dëshpërimi.
20 - Gamarat - dashuri që kaplon zemrën
Fjala gamarat' në gjuhën arabe është shumësi i fjalës gamratun', që në të vërtetë i thonë dashurisë, dehjes ose hutimit që kaplon zemrën. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Kutile-l kharraasuun. El-ledhiine hum fi gamratin saahuun" "Mallkuar qofshin gënjeshtarët! Ata të cilët janë të hutuar në injorancë" (Dharijat 10-11), "Fe dherrhum fii gamratihim hattaa hiin" "Prandaj lëri ata për njëfarë kohe në shkujdesjen e tyre" (Mu'minun: 54). Gjithashtu,gamrun' i thonë ujit që mbulon gjithçka. Gamarat' i thonë edhe vuajtjeve të vdekjes. Ndërsa gamarat elhubb' i thonë asaj që kaplon zemrën e të dashuruarit.
21- Uehel- Frikë, tronditje
Fjala uehel' në gjuhën arabe do të thotë "frikë, tmerr, tronditje". Dashuria është quajtur kështu sepse përmban në vetvete goditje, magjepsje dhe frikë. Dikush mund të pyesë: Përse bukuria është shokuese? Përse i dashuruari kur e sheh të dashurën e vet papritur dridhet, zverdhet dhe i lidhet gjuha? Një poet ka thënë:
Sa herë që e shoh atë papritur, Gjuha më lidhet aq sa nuk përgjigjem dot.
Thuhet se shumë nga të dashuruarit nuk e dinë shkakun pse ndodh kështu me ta. Po ashtu, thuhet se bukuria ka pushtet mbi zemrat, kështu që kur ajo shfaqet, pushteti i saj i trondit dhe i frikëson zemrat, ashtu siç bën mbreti dhe të tjerë njerëz të fuqishëm që kinë pushtet mbi trupat. Pra, bukuria dhe dashuria kanë pushtet mbi zemrat, ndërsa mbreti ka pushtet mbi trupat. Kur pushteti mbi trupat shkakton frikë dhe tronditje kur shfaqet, po pushteti mbi zemrat që është më i madh se ai? Është thënë gjithashtu se bukuria e robëron zemrën, kështu që kjo e fundit e ndien se është skllave. Prandaj, kur bukuria shfaqet para saj, ajo dridhet njëlloj siç bën robi kur shfaqet ai që e ka robëruar. Për këtë arsye, nëse njeriu nuk e sheh të dashurën e tij, nuk i ndodh kjo tronditje. Një poet ka thënë:
Shenja e atij që në zemër ka dashuri Është se kur sheh të dashurën ndryshon.
22- Shexhen - nevoja
Në gjuhën arabe shexhen' i thonë nevojës. Dashuria është quajtur kështu,sepse i dashuruari ndien një nevojë shumë të madhe për atë që dashuron kudo që të jetë. Një poet ka thënë:
Midis të tjerash do të të tregoj Se kam dy nevoja: Një në Nexhd dhe një në Sind
Shokët e mi kaluan shumë, por nuk dashuruan si unë, Njerëzit kanë dashuritë e veta, por si timen asnjë s'e ka.
Po ashtu, shexhen' i thonë edhe trishtimit. Dashuria i përmban të dyja:edhe nevojën, edhe trishtimin.
23- Laixh - shkaktues dhimbjesh
Në gjuhën arabe, fjala laixh është subjekti foljor i prejardhur nga la 'axha',e cila do të thotë "dhimbje ose djegie e shkaktuar nga një goditje". Në këtë kuptim, dashuria djeg zemrën dhe i shkakton asaj dhimbje.
24- Ikti'ab - dëshpërim, melankoli, depresion Në gjuhën arabe, fjala ikti'ab' vjen nga fjala ke'aba', e cila tregon një gjendje të keqe pikëllimi, dëshpërimi dhe melankolie. Kjo fjalë përdoret edhe për të përshkruar ngjyrën gri apo të përhimtë. Këtë ngjyrë merr edhe fytyra e të dashuruarit kur humbet atë që dashuron dhe midis tyre krijohet një gjendje e keqe që quhet ke'aba-depresion.
25 - Uasab - sëmundje
Në gjuhën arabe, uasab' i thonë sëmundjes dhe dhimbjeve të dashurisë. Kjo fjalë është përdorur edhe në Sunet me kuptimin e dhimbjes, siç thuhet në këtë hadith të vërtetë: "Për çdo shqetësim dhe dhimbje që e prek besimtarin, qoftë edhe nga shpimi i një gjembi, Allahu i shlyen atij pjesë nga mëkatet e veta","Po ashtu, uasaba' i thonë diçkaje të vazhdueshme. Në Kuran thuhet: "Ue lehum adhaabun uaasib" "Ata do të kenë dënim të vazhdueshëm" (Safat: 9),"Ue lehud-diinu uaasiba" "Atij i takon bindja përgjithmonë" (Nahl: 52).
• Sinonimet në gjuhën arabe përgjithësisht nuk janë të plota, pra nuk kanë kuptim tërësisht të njëjtë me njëri-tjetrin, por shprehin ngjyrime dhe aspekte të ndryshme të një subjekti,i cili përbën dhe emëruesin e përbashkët midis tyre. Si të tilla, jo çdo sinonim në gjuhën arabe për dashurinë përkon me një fjalë shqipe, por kuptimet e tyre duhen shprehur me më shumë se një fjalë. Prandaj është zgjedhur që sinonimet të shkruhen në gjuhën arabe dhe në kllapa të jepet përkthirni i tyre në gjuhën shqipe (shën. i përkthyesit).
InshAllah Vazhdone...
| |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije Thu 2 Sep 2010 - 15:01 | |
| Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije
Kapitulli i dyte
26- Huzn - trishtim, dëshpërim, brengosje
Në gjuhën arabe, huzn' i thonë trishtimit dhe dëshpërimit. Ai konsiderohet si një nga sinonimet e dashurisë, por në të vërtetë ai nuk është një nga sinonimet e saj,por një nga shoqëruesit e saj të vazhdueshëm. Trishtimi është një gjendje që e prek të dashuruarin kur diçka nuk shkon mirë dhe, përderisa në dashuri do të ketë gjithmonë diçka që nuk e kënaq zemrën, ajo (dashuria) përherë do të shoqërohet nga trishtimi e dëshpërimi. Në një hadith të vërtetë, përcillet se Profeti (alejhis-salatu ues-selam) lutej: "O Allah! Kërkoj të më ruash nga shqetësimi dhe dëshpërimi, nga pazotësia dhe përtacia, nga frika dhe koprracia, nga pesha e borxhit dhe poshtërimi prej njerëzve."22 Në këtë lutje, ai ka kërkuar mbrojtje ndaj tetë gjërave të ndara në katër çifte,ku secila palë shoqëron tjetrën. Kështu, shqetësimi është shoqërues i përhershëm i dëshpërimit. Kur ka ndodhur diçka e keqe, zemra dëshpërohet. Nëse kjo e keqe pritet të ndodhë, atëherë zemra shqetësohet. Pazotësia dhe përtacia janë bashkëshoqërues të përhershëm: Kur njeriu nuk e plotëson veten për mungesë të aftësisë, atëherë kjo quhet pazotësi dhe, kur nuk e bënë këtë gjë për mungesë vullneti dhe dëshire, kjo quhet përtaci. Frika dhe koprracia janë bashkëshoqërues të përhershëm, sepse njeriut i janë dhënë trupi dhe pasuria për t'i shfrytëzuar në dobi të vet. Frikacakut nuk i bën dobi trupi, ndërsa koprracit nuk i bën dobi pasuria. Edhe pesha e borxhit dhe poshtërimi prej njerëzve e shoqërojnë vazhdimisht njëri-tjetrin, sepse nënshtrimi i njerëzve është dy llojesh: njëri është i drejtë dhe tjetri i padrejtë. Nënshtrim i drejtë është ai i shkaktuar nga pesha e borxhit që duhet shlyer. Ndërsa nënshtrimi i padrejtë është ai që i bëhet tjetrit me dhunë dhe poshtërim. Allahu i Madhëruar ka hequr ndjenjat e dëshpërimit dhe të frikës nga zemrat e banorëve të Xhenetit. Kështu, ata nuk dëshpërohen për ç'kanë lënë pas dhe nuk frikësohen për atë që do të vijë. Kjo është e vetmja mënyrë që jeta të bëhet e lumtur, ndërsa dashuria shoqërohet vazhdimisht nga frika dhe dëshpërimi.
27- Kemed - pikëllim i fshehur
Në gjuhën arabe, kemed' i thonë pikëllimit që njeriu fsheh në vete. Në të vërtetë ky nuk është një nga sinonimet e dashurisë, por një gjendje e përhershme që e shoqëron atë, megjithëse shumë njerëz nuk bëjnë dallim midis këtyre dy koncepteve.
28 - Ledh 'un - djegie
Në gjuhën arabe, ledh 'un' i thonë djegies që shkakton zjarri. Djegia është një nga pasojat e dashurisë. Në gjuhën arabe kjo fjalë përdoret edhe për të shprehur në mënyrë figurative "djegien" që shkaktojnë fjalët, prandaj thuhet: "Allahu na ruajt nga djegiet e tij."
29- Harak - djegësirë
Po ashtu edhe harak' në arabisht i thuhet djegësirës,e cila është një nga pasojat e dashurisë. Megjithatë, djegësira në zemrën e njeriut nganjëherë ndodh për shkak të dashurisë dhe nganjëherë për shkak të zemërimit. Në lidhje me këtë të fundit, në një hadith thuhet: "I lashë ata që të digjen nga zemërimi ndaj jush';"
30- Suhd - pagjumësi
Në gjuhën arabe, suhd' i thonë pagjumësisë së shkaktuar nga dashuria. Poeti Ebu Kebir el Hudheli ka thënë:
Ajo e solli atë zemërgur, të dobët, Të pagjumë kur fle natën e të çalltisur.
31- Erek - pagjumësi
Po ashtu edhe erek' në arabisht i thonë pagjumësisë, që është një nga pasojat e dashurisë.
32· Lehf - pikëllim, hidhërim
Në gjuhën arabe, lehef i thonë pikëllimit dhe hidhërimit. Këto jane pasoja të shkaktuara nga dashuria.
33· Hanin - dëshirë e madhe, mall
Në gjuhën arabe, hanin' i thonë mallit dhe dëshirës së madhe që ndie njeriu për dikë. Ndërsa hanan' quhet mëshira, siç thuhet në suren Merjem "Ue hananan mil-ledunna" "... dhe mëshirë prej Nesh" (Merjem: 13). Në te vërtetë, kjo ndjenjë dëshire dhe përmallimi është një nga pasojat e dashurisë. Hanin' i thonë gjithashtu zërit që lëshon deveja kur kërkon fëmijën e saj. Ndërsa hennatun' i thonë gruas. Një poet 24 ka thënë:
Në një natë plot errësirë po ecja Dhe asnjë grua apo shtëpi nuk më lëndoi. Gruaja është quajtur e tillë (hennatun), për shkak se burri ka dëshirë dhe mall për të, kudo që të jetë.
34- Istikaana - nënshtrim
Në gjuhën arabe, istikaana' i thonë nënshtrimit, i cili është një shoqërues i përhershëm i dashurisë, dhe jo një nga sinonimet e saj. Kjo fjalë është përdorur edhe në Kuran, ku Allahu i Madhëruar thotë: "Fe ma stekaanu lirabbihim ue ma jetedarra 'uun" "... kështu që as i nënshtroheshin Zotit të tyre e as i përuleshin" (Mu'minun: 67),"Fe ma uehenuu limaa esabahum fii sebiilil-lahi ue maa da 'ufuu ue ma stekaanuu" "Kështu ata nuk u thyen prej asaj çka pësuan në rrugë të Allahut, nuk u dobësuan dhe nuk u nënshtruan ... "(Ali Imran: 146). Nënshtrimi është i lavdërueshëm nëse bëhet ndaj Allahut dhe është i qortueshëm nëse bëhet ndaj të tjerëve. Origjina e fjalës istikaana' është fjala kaun' - qëndrueshmëri. Në një hadith thuhet: E'uudhu bike min-el hauri ba 'd-el kaun' (Më ruaj nga prapakthimi prej qëndrueshmërisë!).25
35- Tebala - asgjësim
Tebala'; në gjuhën arabe, vjen nga fjala tebele' - asgjësim, shkatërrim. Gjuhëtari El Xheuheri thotë: "Në arabisht thuhet tebelehu ed-dehru - e shkatërroi koha'. Poeti El A' sha ka thënë: Ngaqë pa një burrë me shikim të dobët, që e kishin shkatërruar ngjarjet e kohës Një kohe asgjësuese që çmend. Kur kjo fjalë përdoret në lidhje me dashurinë, ka kuptimin e shkatërrimit" dhe "asgjësimit" të zemrës. Poeti Ka'b Ibn Zuhejr Ibn Ebu ulma ka thënë:
Suadi u largua, ndaj dhe zemra ime sot është e shkatërruar, E robëruar pas saj, me pranga e burgosur.
36- Leu 'ah - përvëlim
Sipas fjalorit "El Sihaah", leu 'ah' i thonë përvëlimit nga dashuria, malli dhe dëshira.
37- Futuun - tundim, sprovë
Fjala arabe futuun' do të thotë sprovë, provim. Allahu i Madhëruar ka thënë në Kuran: "Ue fetennaake futuuna" "Ne të sprovuam ty (Musa) me sprova të mëdha" (Ta Ha: 40). Futuun' është sinonim i fjalës fitneh', e cila përdoret me disa kuptime: 1- Sprovë. Allahu i Madhëruar ka thënë: "In hije il-laa fitnetuke" "Kjo është vetëm sprovë prej Teje" (A'raf: 155). 2- Shkaktim problemesh; tërheqja ndaj diçkaje, të rënit në dashuri fatale me një grua. Poeti El A' sha ka thënë:
Ajo m'i mori mendtë mua, dje ajo bëri për vete Saidin.
3- Vetë subjekti tërheqës quhet fitneh'. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Innemaa emuaalukum ue eulaadukum fitneh" "S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë" (Tegabun:15). 4- Në gjuhën arabe fetn' i thonë edhe djegies në zjarr. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Geume hum alan-naari juftenuun" "Ditën kur ata do të digjen në Zjarr" (Dharijat: 13). E rëndësishme është se dashuria është sprovë dhe tërheqje e fortë, është një nga tundimet më të mëdha.
38- Xhunuun - çmenduri
Xhunun' në gjuhën arabe i thonë çmendurisë. Pa dyshim, dashuria arrin ndonjëherë gradat e çmendurisë. Një poet 26 ka thënë:
Ajo më tha: U çmende pas asaj që dashuron', E unë i thashë: Dashuria është më e madhe se çmenduria, I dashuruari asnjëherë nuk vjen në vete nga afshi i saj Ndërsa i çmenduri ka dhe çaste kthjelltesie.
Rrënja e fjalës xhunuun' përbëhet nga shkronjat xh-n-n. Ky kombinim në origjinë do të thotë "mbulim dhe fshehje". Kështu, në gjuhën arabe fetusit i thonë xheniin' - i fshehur, i mbuluar nga barku i nënës. Kopshti është quajtur xhennet',sepse rrethohet me pemë të larta që e mbulojnë atë. Xhindët janë quajtur të tillë (në arabisht xhinn), sepse janë të fshehtë për sytë e njerëzve. Çmenduria quhet xHunuun', sepse mbulon arsyen. Edhe dashuria e tepruar është quajtur xhunuun', sepse ajo e mbulon mendjen e të dashuruarit dhe e bën atë të mos dallojë më ç'është e dobishme për të dhe ç'është e dëmshme. Pra kjo dashuri është një lloj çmendurie.
39- Lemem - çrregullim
Në gjuhën arabe lemem' i thonë një çrregullimi të lehtë mendor. Në origjinë, fjala lemem' do të thotë "e vogël, vogëlsi". Me këtë kuptim është përdorur edhe në Kuran, ku Allahu i Madhëruar thotë: "El-ledhiine jexhtenibuune kabaair el-ithmiuel fauaahisha il-lal-lemem" "...edhe ata që u shmangen mëkateve të mëdha dhe shthurjes morale, përveç mëkateve të vogla" (Nexhm: 32). Ibn Abbasi (radij-Allahu anhu) ka thënë: "Nuk kam parë më të ngjashme me mëkatet e vogla, sesa ato që përmenden në thënien e Ebu Hurejrës (radij-Allahu anhu): "Syri bën zina. Zinaja e tij është shikimi. Dora bën zina. Zinaja e saj është prekja. Këmba bën zina. Zinaja e saj është ecja (drejt zinasë). Goja bën zina. Zinaja e saj është puthja". Fjala elemma' do të thotë: "iu afrua diçkaje". Gjithsesi, nga sa u tha më sipër, nuk shihet ndonjë arsye pse disa e kanë konsideruar fjalën lemem' një nga sinonimet e dashurisë, vetëm nëse marrim në konsideratë kuptimin "qëndroj" të fjalës elemma'. Kështu, mund të themi se i dashuri qëndron në zemrën e të dashuruarit.
40- Khabl - sëmundje mendore
Në gjuhën arabe, khabl' i thonë sëmundjes mendore. Kjo nuk është një nga sinonimet e dashurisë, por një nga pasojat e saj.
41- Resiis - diçka e qëndrueshme, e vazhdueshme
Resis' i thonë diçkaje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Në të folurën e arabëve shpeshherë thuhet resiis el haua - qëndrueshmëria e dashurisë', prandaj disa kanë menduar se kjo fjalë është një nga sinonimet e dashurisë,por s'është ashtu. Ndoshta kjo fjalë mund të jetë huazuar në mënyrë figurative nga shprehja riss el humma - prekja e parë e temperaturës'. Kështu arabët e kanë krahasuar prekjen e dashurisë me prekjen e temperaturës, për shkak të nxehtësisë që shkaktojnë këto të dyja te njeriu. Por në këtë kontekst, do të ishte më mirë sikur "flakët" t'i konsideronin si sinonim të dashurisë. Nje poet" ka thënë:
Nëse ndiej flakët e dashurisë mbi mëlçi Do të afrohem te burimi për t'u freskuar. Zëre se u freskova pak me ujë nga jashtë, Kush do të ma shuajë zjarrin që brenda flakëron?
Nëse fyelli i ndryshon të dashuruarit, për pak Sa s'u shua flaka e dashurisë për Mejin.
42- Da' mukhaamir - sëmundje e thellë
Në gjuhën arabe, da'' i thonë sëmundjes, kurse mukhaamir' është mbiemër që do të thotë "i përzier". Ideja është se dashuria konsiderohet sëmundje që përzihet me zemrën dhe shpirtin. Gjithashtu, fjala mukhaamir' ka origjinë të njëjtë me fjalën istakhmara', e cila do të thotë: robëroi'. Kështu,dashuria është një sëmundje që përzihet me zemrën dhe e robëron atë.
43- Vudd - dashuri e pastër
Në gjuhën arabe, vudd' i thonë dashurisë më të pastër, më të këndshme dhe më delikate, ose dashurisë që arrin gradën e mëshirës dhe dhembshurisë. Nisur nga kjo rrënjë, mevedda' i thonë dashurisë, veduud' i thonë të dashuruarit. Kjo fjalë është edhe një nga emrat e bukur të Allahut. Dijetarët janë ndarë në dy mendime, për sa i përket kuptimit të emrit el veduud'. Njëra palë thonë se, në bazë të morfologjisë arabe,veduud' është hiperbolizim i mbiemrit vaadd' - i dashuruar. Pra El Veduud është ai që i do shumë robërit e vet. Pala tjetër thonë se veduud i thonë të dashurit. Por mendimi i parë është më i drejtë, sepse emri Veduud në Kuran është përmendur mbas emrit Gafuur - "Falës i madh" dhe emrit Rahiim - "Mëshirues": "Ue huel Gafuur-ul Veduud" "Ai është Falësi i madh që i do robërit e Vet" (El Buruxh: 14), "Inne rabbij Rahiimun Veduud" "Pa dyshim Zoti im është Mëshirues që i do robërit e Vet". Dhe këtu qëndron sekreti: Allahu i Madhëruar i do të penduarit,pra i do robërit e Tij, pasi i ka falur dhe i ka mëshiruar ata, siç ka thënë edhe Vetë: "Allahu i do të penduarit dhe të pastruarit (nga mëkatet)" (El Bekare: 222. I penduari është i dashur i Allahut, prandaj vudd-i është dashuria më e pastë dhe më e këndshme.
44· Khul-la- dashuria më e ngushtë (miqësore)
Në gjuhën arabe, khul-la' i thonë përqendrimit të dashurisë vetëm te një person. Kjo është një gradë që nuk e pranon ndarjen e dashurisë me më shumë se një njeri, prandaj në këtë botë këtë gradë e kanë vetëm dy të dashurit e ngushtë të Allahut (khalilan), Ibrahimi dhe Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me ta. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Uel tekhedhall-llaahu Ibrahime khaliila" "Allahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë" (Nisa': 125). Ndërsa Profeti (alejhis-salatu ues-selam) ka thënë: "Allahu më ka zgjedhur mua të dashur të ngushtë, ashtu siç zgjodhi Ibrahimin'?"; "Nëse do të zgjidhja dikë për të dashur shumë të afërt prej njerëzve të kësaj toke, do të zgjidhja Ebu Bekrin, por shoku juaj (Profeti alejhis-salatu ues selam) është i dashuri më i ngushtë (khalil) i të Gjithëmëshirshmit"," "Unë jam i distancuar nga çdo i dashur i ngushtë (në këtë botë)";" Meqë khul-la' është gradë dashurie që nuk pranon ortakëri, Allahu i Madhëruar e sprovoi të dashurin e Vet të ngushtë Ibrahimin me djalin e tij, i cili i kishte rrëmbyer Ibrahimit një pjesë të zemrës. Allahu i Lartmadhëruar deshi që edhe kjo pjesë e zemrës së Ibrahimit të jetë vetëm për Të, kështu që e urdhëroi të bëjë kurban të birin. Ajo që kërkohej në të vërtetë ishte kurbani me zemër dhe jo me thikë. Kur që të dy, baba e bir, iu dorëzuan urdhrit të Allahut dhe kur Ibrahimi vuri dashurinë për Allahun mbi dashurinë për të birin, atëherë ai plotësoi gradën e -khul-las' (dashurisë më të ngushtë), kështu që Allahu ia shleu therjen e të birit me bërjen kurban të një dashi të madh. Thuhet se kjo gradë dashurie është quajtur khul-la', sepse ajo vjen nga fjala tekhal-lul', që do të thotë zhbirim. Pra kjo dashuri zhbiron të gjitha pjesët e shpirtit, ndaj dhe është kaq e madhe. Një poet ka thënë:
Ti zhbirove në çdo hyrje të shpirtit tim Prandaj i dashuri u quajt khalil
Fjala khalil' - i dashur, në gjuhën arabe përdoret si për gjininë mashkullore ashtu edhe për atë femërore. Ndërsa khil-lun' i thonë miqësisë së ngushtë. Disa njerëz që nuk kanë dije kujtuan se grada e habib-it (të dashurit) është më e lartë se grada e khalil--it (të dashurit më të ngushtë), prandaj thanë: Muuhamedi është habibull-llah (i dashuri i Allahut), ndërsa Ibrahimi është halilull-llah (i dashuri më i ngushtë i Allahut). Por ky koncept është i gabuar për disa arsye:
1-Khul-la (dashuria më e ngushtë) është gradë dashurie për njerëz të veçantë, kurse mahabba (dashuria) është gradë më e përgjithshme dashurie. Kështu, Allahu ka thënë se i do të penduarit dhe të pastruarit dhe për robërit e Vet besimtarë ka thënë se "I do ata dhe ata e duan Atë." (Maide: 54). 2- Vetë Profeti (alejhis-salatu ues-selam)e ka mohuar të ketë khalil (të dashur të ngushtë) nga njerëzit e kësaj toke, ndërkohë që na ka lajmëruar se gruaja që donte më shumë ishte Aishja dhe burri që donte më shumë ishte babai i saj, Ebu Bekri." 3- Profeti (alejhis-salatu ues-selam) ka thënë: "Allahu më ka zgjedhur mua të dashur të ngushtë, ashtu siç zgjodhi Ibrahimin. "32 4- Profeti (alejhis-salatu ues-selam) ka thënë: "Nëse do të zgjidhja dikë për të dashur shumë të afërt prej njerëzve të kësaj toke, do të zgjidhja Ebu Bekrin, por atë e kam vëlla në Islam dhe mik të afërt."33
45- Khilm - miqësi
Në gjuhën arabe, fjala khilm' vjen nga fjala mukhalama', që do të thotë miqësi.
46- Garam - dashuri e vazhdueshme
Në gjuhën arabe, fjala garam' do të thotë dashuri e vazhdueshme'. Në frazeologji thuhet: raxhulun mugramun bil hubb- burrë i lidhur pas dashurisë'. Në origjinë kjo fjalë tregon lidhje pas diçkaje,qëndrueshmëri ose detyrim ndaj diçkaje. Për këtë arsye thuhet edhe raxhulun mugram - njeri me borxhe'. ku gurm' është borxhi. Në fjalorin "El Sihah" thuhet: "Garam quhet pasioni ndaj diçkaje. Garim quhet borxhliu dhe huadhënësi." Garam' i thonë edhe së keqes apo torturës së vazhdueshme. Allahu i Madhëruar ka thënë për Xhehenemin: "Inne adhaabehaa kaana garaamaa" "S'ka dyshim se dënimi i saj është shkatërrim i vazhdueshëm" (Furkan' 65). Gjuhëtari Ebu Ubejda ka thënë, në lidhje me këtë ajet, se dënimi është shkatërrim i detyrueshëm për banorët e Xhehenemit. Arabët e hershëm, duke qenë se dashurinë e konsideronin të këndshme dhe të ëmbël, thuajse nuk e quanin fare me emrin garam', që ka edhe kuptimet e mësipërme, por të mëvonshmit e përdorin shpesh këtë fjalë për t'iu referuar dashurisë.
47- Hujam - Marramendëse
Në gjuhën arabe, emri hujam' vjen nga falja haama' që do të thotë: i iku mendja nga dashuria apo nga diçka tjetër'. Hujam' i thonë gjithashtu etjes së madhe, zhurit jes. Hujam' quhet edhe një sëmundje që prek devetë, e cila i bën të mos kullotin. Hijam' u thonë deveve të etura. Shumësi i kësaj fjale bëhet hiim', siç thuhet në Kuran: "Feshaaribuune shurb el hiim" "... pijnë si devetë e etura" (Vaki'a: 55). Ndërsa hujam' është dashuria marramendëse,pra që e bën njeriun si të çmendur.
48- Tedlih - humbje e arsyes
Në fjalorin "El Sihah" thuhet: "Tedlih i thonë humbjes së arsyes për shkak të dashurisë. Në frazeologji thuhet dal-lahu el hubb - ia mori mendjen dashuria,e hutoi, e magjepsi'. Gjuhëtari Ebu Zejd thotë se deluh' i thonë devesë femër që thuajse nuk u afrohet tufës dhe këlyshëve të vet.
49 - Ueleh - tronditje
Në fjalorin "El Sihah" thuhet: "Ueleh i thonë humbjes së mendjes dhe tronditjes nga dashuria e madhe".Poeti El A'sha thotë:
Ajo u afrua me nxitim e tronditur nga dashuria e humbur Të gjitha asaj i ranë, të gjitha asaj iu mblodhën.
Një poet tjetër ka thënë:
Kur nuk flet dot me Sudan, shtëpitë u larguan Dhe xhelozi e humbi toruan.
Teulijah quhet shkëputja e fëmijës nga duart e nënës së vet. Në një hadith thuhet: "La tuel-lehu ualidatun bi uelediha" "Asnjë nëne nuk i duhet marrë fëmija"," bëhet fjalë për rastin e robërve të luftës. Naakatun uaalih' i thonë devesë që i do shumë këlyshët e saj. Po ashtu edhe miilaah' ka pothuaj të njëjtin kuptim.
50- Te'abbud - maksimumi i dashurisë, adhurim
Te'abbud' në gjuhën arabe i thonë maksimumit të dashurisë, i shoqëruar me maksimumin e nënshtrimit ndaj të dashurit. Në frazeologjinë arabe thuhet:abbada-hu el hubb - e vuri përfund dashuria',dhe tariikun mu 'abbadun bil akdaam - rrugë e shkelur me këmbë'. Kështu pra, në mënyrë figurative,dashuria është quajtur te'abbud', sepse ajo e vë përfund të dashuruarin dhe e shkel atë. Kjo gradë dashurie, e cila është adhurim, vlen vetëm për Allahun e Madhëruar Ai nuk e fal atë që adhurimin ia kushton dikujt tjetër veç Tij. Dashuria në gradën e adhurimit është lloji më fisnik i dashurisë. Ajo është e drejtë ekskluzive e Allahut të Madhëruar dhe është detyrimi që Ai u ka caktuar robërve të Vet. Në një hadith të vërtetë, Muadhi tregon: "Isha duke udhëtuar me të Dërguarin e Allahut, kur ai më thirri: "O Muadh!" Unë iu përgjigja: "Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!" Ai vazhdoi udhëtimin për njëfarë kohe dhe më thirri sërish: "O Muadh!" E unë i thashë: "Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!" Ai tha: "A e di se cila është detyra e njerëzve ndaj Allahut?" Unë i thashë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë." Atëherë Profeti (alejhis-salatu ues-selam) tha: "Detyra e tyre ndaj Tij është të adhurojnë vetëm Atë, pa i bërë ortak në adhurim asgjë. Po e bene këtë, a e di se cili është detyrimi i Allahut ndaj njerëzve Të mos i denohesh me Zjarr."35
Allahu i Lartmadhëruar e ka përshkruar të Dërguarin e Tij si robadhurues në tri nga situatat më fisnike: në sfidën që Allahu u bën idhujtarëve,në udhëtimin e Isras që bëri Profeti, dhe kur ai lutej. Në situatën e sfidës Ai ka thënë: "Nëse keni dyshime për çfarë i zbritëm robit Tonë, atëherë sillni një sure si suret e tij (Kuranit)" (Bekare: 23). Në situatën e udhëtimit të Isras,Ai ka thënë: "I lartësuar qoftë Ai që natën e kaloi robin e Vet nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) ... "(Isra: 1). Në situatën kur Profeti lutej, Ai ka thënë: "...Dhe se kur u ngrit robi i Allahut t'i lutej Atij ... " (Xhinn: 19). Kur profetët e mëdhenj (Ulul Azm) nuk do të pranojnë ndërmjetësimin e madh Ditën e Kijametit, Mesihu (Isai alejhis-salatu ues-selam) do t'u thotë njerëzve: "Shkoni te Muhamedi. Ai është rob të cilit Allahu ia ka falur të gjithagjynahet, të hershmet dhe të mëvonshmet. "36 Nga hadithi kuptohet se Profeti (alejhis-salatu ues-selam) e ka fituar këtë pozitë të lartë (të ndërmjetësimit për të gjithë krijesat) për shkak të nënshtrimit dhe adhurimit të plotë që i ka kushtuar Allahut të Madhëruar dhe për shkak të faljes së plotë që Allahu i bëri atij. Cilësia më fisnike e njeriut është qenia e tij rob-adhurues i Allahut, prandaj "emrat më të dashur për Allahun janë Abdullah (rob i Allahut) dhe Abdurrahman (rob i të Gjithëmëshirshmit). Emrat më të vërtetë janë Harith dhe Hammam. Ndërsa emrat më të shëmtuar janë Harb (luftë) dhe Murra (e hidhur)."37 Emrat Harith dhe Hammam janë më të vërtetët, sepse Hammam vjen nga fjala hamm'-merak,deshire,vullnet,dhe te secili prej nesh ka pak nga keto cilesi. Ndersa emri Harith vjen nga fjala hirth'-veprim,perpjekje. Pra cdokush eshte harith dhe hammam.Ndersa emrat Harb (lufte) dhe Murra (e hidhur) jane me te shemtuarit,sepse qe te dy ngjallin te njeriu pakenaqesi dhe neveri.
InshAllah Vazhdone... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije Wed 15 Sep 2010 - 8:10 | |
| Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije
Kapitulli i trete
Lidhja e këtyre sinonimeve me njëri-tjetrin
Sinonime të plota apo të pjesshme
Emrat që shënojnë një subjekt të vetëm janë dy llojesh: 1- Emra të ndryshëm që tregojnë tërësisht të njëjtin subjekt. Këto janë sinonime të plota. Kështu, në gjuhën arabe fjalët hinta', kamh' dhe burr' tregojnë grurin, pra janë sinonime të plota. Sinonime të plota janë edhe emri i një personi dhe nofka e tij, nëse kjo e fundit nuk shpreh ndonjë cilësi të tij,sepse që të dy tregojnë të njëjtin person. 2- Emra të ndryshëm që shënojnë të njëjtin subjekt, por duke shprehur aspekte të ndryshme të tij. Të tillë janë për shembull emrat e Allahut të Madhëruar, emrat e Fjalës së Tij (Kuranit), emrat e Profetit të Tij, emrat e Ditës së Fundit etj. Këta emra janë sinonime nga pikëpamja se shënojnë të njëjtin subjekt, por janë të ndryshëm nga cilësitë e subjektit që shprehin. Për shembull, emrat (e Allahut): Er-Rabb - Zoti, Er-Rahmaan - i Gjithëmëshirshmi,El-Aziiz - Madhështori, El Kadiir- i Fuqishmi dhe El Melik - Sunduesi, shënojnë një qenie të vetme, sipas cilësive të saj të shumta. Po kështu janë edhe emrat (e Profetit): El Beshiir - Përgëzuesi, El Nedhiir - Paralajmëruesi, El Haashir - Personi pas të cilit ringjallen njerëzit, El Akib- i Fundmi i profetëve, El Maahi - Personi me të cilin Allahu zhduk mosbesimin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për emrat e Ditës së Fundit: Jeum-ul Kijameh - Dita e Kijametit, Jeum-ul ba 'th -Dita e Ringjalljes,Jeum-ul xhem' - Dita e Grumbullimit,Jeum-ut Tegaabun -Dita e Mashtrimit (për jobesimtarët),Jeum-ul Azifa - Dita e Afërt etj. Të tillë janë edhe emrat e shpatës. Ata janë të shumtë, sepse shpalosin cilësi të ndryshme të saj, si p.sh. muhenned- (shpatë indiane), adb (shpatë e mprehtë),saarim (shpatë prerëse) etj. Tashmë ti i pe ngjyrimet e ndryshme që shprehin sinonimet e dashurisë,shumë njerëz e kanë mohuar ekzistencën e sinonimeve, duke u nisur nga fakti se pjesa më e madhe e tyre, edhe pse tregojnë një subjekt të vetëm shprehin aspekte të ndryshme të tij, të cilat ne mund t'i dimë ose jo. Kjo është e vërtetë deri diku. Ndodh që për të njëjtin subjekt të dalin njëkohësisht dy emërtime që përshkruajnë aspekte të ndryshme të tij, duke bërë që ata konsiderohen sinonime. Madje këto raste janë të shumta. Në parim, fjalët një gjuhe, në pjesën më të madhe të tyre, shprehin kuptime të ndryshme
InshAllah Vazhdone... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije Mon 27 Sep 2010 - 0:16 | |
| Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije
KAPITULLI I KATERT
Bota e epërme dhe e bota tokësore u krijuan me dashuri dhe për hir të dashurisë. Lëvizjet e qiejve, diellit, hënës,yjeve, engjëjve, kafshëve dhe të çdo gjëje bëhet për shkak të dashurisë. Ky është një nga kapitujt më fisnikë të këtij libri. Para se të thellohemi në të, duhet që të bëjmë një hyrje sqaruese rreth lëvizjeve. Lëvizjet janë tri llojesh: lëvizje të vullnetshme, lëvizje natyrore, lëvizje të sforcuara. Lëvizja mund të ndodhë ose nga një trup i lëvizshëm, ose nga një trup i palëvizshëm. Kur lëvizja ndodh nga një trup i lëvizshëm, ajo ose shoqërohet nga ndjenja dhe dijenija e trupit se ai po lëviz, ose jo. Kur lëvizja shoqërohet me ndjenjën dhe dijeninë e trupit se ai po lëviz, ajo është lëvizje e vullnetshme. Kur nuk shoqërohet me këtë ndjenjë dhe dije, lëvizja është natyrore. Kur lëvizja e një trupi ndodh me shtytjen e diçkaje tjetër, ajo është e sforcuar. Gjithashtu, mund të themi se lëvizjet ose bëhen me dëshirë, ose jo. Kur lëvizja bëhet me dëshirë, ajo është lëvizje e vullnetshme. Ndërsa lëvizjet pa dëshirë ose janë qendërsynuese, ose jo. Po qenë qendërsynuese, ato janë natyrore. Po nuk qenë të tilla, ato janë të sforcuara. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë lëvizja e vullnetshme varet nga vullneti i lëvizësit. Qëllimi i lëvizjes ose është ai qëllimi final, ose është mjet, përmes të cilit synohet të arrihet drejt qëllimit final. Gjithsesi, çdo lëvizje e vullnetshme duhet të ketë një qëllim final, përndryshe do të hynim në një rreth vicioz. Qëllimi i lëvizjes është ose përfitimi i një dobie apo kënaqësie për lëvizësin,apo për ndonjë tjetër,ose pengimi i dhimbjes dhe i dëmit nga vetja e lëvizësit apo nga ndonjë tjetër. Njeriu me logjikë i bën mirë tjetrit ose e pengon dëmin ta prekë atë vetëm sepse kjo i sjell atij vetë kënaqësi, ose i ndalon dhimbjen. Kjo vlen për çdo gjë të gjallë që lëviz. Lëvizja natyrore është lëvizja qendërsynuese që bëhet nëpër një orbitë apo rrjedhë të caktuar. Nëse trupi që lëviz nxirret me forcë prej orbitës apo rrjedhës së vet nga një faktor i jashtëm, atëherë lëvizja e tij është e sforcuar. Lëvizja e sforcuar mund të bëhet ose me zgjedhjen e faktorit të jashtëm lëvizës,siç është lëvizja e gurit që hidhet nga lart - poshtë, ose pa zgjedhjen e faktorit të jashtëm lëvizës, siç është lëvizja e pemëve sipas drejtimit të erës. Gjithsesi,edhe zanafilla e lëvizjes së faktorit të jashtëm lëvizës nuk është nga vetja e tij, por nga diçka tjetër, nga engjëjt. Ata janë ngarkuar me urdhër të Allahut të Madhëruar që të rregullojnë çështjet në botën qiellore dhe atë tokësore. Në Kuran thuhet: "Pasha ata (engjëjt)që rregullojnë çdo çështje!" (Nazi'at: 5); "Për ata (engjëjt) që bëjnë ndarjen e çështjeve" (Dharijat: 4); "Pasha erërat që fryejnë pandërprerë, që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë. Pasha engjëjt që iu është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë. Dhe që ndajnë qartë (tëvërtetën nga e pavërteta). Dhe ata që sjellin Shpallje (libra të Zotit te pejgamberët)" (Murselat: 1-5); "Pasha ata (engjëj)që marrin shpirtrat me forcë! Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim! Dhe ata që notojnë me shpejtësi! Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë! Pasha ata që rregullojnë çdo çështje!" (Nazi'at: 1-5). Allahu i Madhëruar ka ngarkuar engjëj që të lëvizin trupat qiellorë,hënën dhe diellin. Po ashtu Ai ka ngarkuar engjëj që të lëvizin erërat me urdhrin e Tij. Këta engjëj janë rojtarët e erërave, pra i ruajnë ato të mos përmbysin gjithçka. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme" (Hakka: 6). Disa nga muslimanët e parë kanë thënë se era ishte aq e fortë, sa edhe rojet e saj nuk mundën ta përmbanin. Kështu shkruan Buhariu në Sahih-un e tij.38 Edhe për shiun janë ngarkuar engjëj. Edhe për retë janë ngarkuar engjëj që i lëvizin ato aty ku ka urdhëruar Allahu. Në një hadith të vërtetë, Profeti (alejhis-salatu ues-selam) ka thënë: "Ndërsa ishte duke qëndruar në mes të një toke të shkretë, një burrë dëgjoi një zë që vinte nga një re dhe që thoshte: "Ujit kopshtin e filanit!" Burri e ndoqi renë gjersa ajo mbërriti mbi një kopsht,ku lëshoi ujin e saj. Ai pa se në kopsht ndodhej një njeri që shpërndante ujin me lopatë dhe e pyeti: "Si të quajnë?" Personi i tregoi emrin, i cili ishte ai që burri kishte dëgjuar të pëshpëritej te reja Ai e pyeti sërish:"Çfarë bën te kopshti yt?" Personi iu përgjigj: "Pres prodhimin e tij dhe pastaj e ndaj në tri pjesë të barabarta. Një pjesë e jap sadaka, një pjesë e ruaj për familjen time dhe një pjesë e kthej sërish në kopsht,?" Allahu i Lartmadhëruar ka ngarkuar engjëj për malet, siç vërtetohet në historinë ku Profetit (alejhis-salatu ues-selam) i erdhi engjëlli i maleve, e përshëndeti dhe i kërkoi leje që të shkatërronte popullin e tij, nëse Profeti (alejhis-salatu ues-selam) dëshironte. Por Profeti (alejhis-salatu ues-selam) i tha atij: "Jo, po i lë ata, se ndoshta Allahu nxjerr prej pasardhësve të tyre ndonjë që do ta adhurojë Atë e nuk do t'i bëjë Atij ortak në adhurim",Për detrat ai ka ngarkuar engjëj që i mbushin dhe që i ndalojnë ata të dalin e të përmbysin tokën." Ai ka ngarkuar një engjëll për mitrën, i cili thotë: "O Zot, një pikë? O Zot, një copë gjaku e ngjizur? O Zot, një copë mishi si e përtypur? O Zot, a është mashkull apo femër? Cili është risku i tij? Sa është jetëgjatësia e tij? A është i lumtur apo i mjerë?" Çdo njeriu në këtë botë Allahu i ka vënë pas katër engjëj: dy mbrojtës: një në të djathtë e një në të majtë që shkruajnë punët e tij, dhe së paku një përpara e një mbrapa, që e ruajnë me lejen e Allahut. Ai ka ngarkuar engjëj për të shënuar veprat e mira dhe të këqija të njerëzve. Për vdekjen janë ngarkuar engjëj: engjëj që pyesin të vdekurit, engjëj në varre, engjëjt e mëshirës dhe engjëjt e dënimit. Për besimtarin janë ngarkuar engjëj që i japin atij vendosmëri dhe që e nxisin për të bërë vepra të mira. Për Zjarrin e Xhehenemit janë ngarkuar engjëj që e ndërtojnë dhe e ndezin atë, që përgatisin zinxhirët dhe prangat e tij dhe që merren me rregullimin e çështjeve të tij. Për Xhenetin janë ngarkuar engjëj që e ndërtojnë dhe e përgatisin atë, që punojnë karriget, shtretërit, enët, jastëkët dhe shtrojet e tij. Pra çështjet e botës qiellore dhe tokësore, të Xhenetit dhe të Xhehenemit rregullohen prej engjëjve, me lejen dhe urdhrin e Allahut, i shenjtëruar dhe i lartësuar qoftë. Ai ka thënë: "Ata (engjëjt) nuk flasin para Tij dhe veprojnë me urdhrin e Tij" (Enbija: 27); "Ata (engjëjt) nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe bëjnë atë për të il ën janë urdhëruar". Këtu Allahu na bën të ditur se engjëjt nuk ia undërshtojnë asnjëherë urdhrat Atij dhe se janë në gjendje t'i zbatojnë këto urdhra. Pra ata nuk janë të pamundur dhe nuk e kundërshtojnë Allahun, ndryshe nga ai që nuk e zbaton urdhrin nga pamundësia e që, në fakt, nuk onsiderohet se e ka kundërshtuar Allahun. Për këto arsye, besimi për engjëjt është një nga pesë shtyllat e imanit, pa të cilat ai nuk plotësohet e të cilat janë:besimi në Allahun, engjëjt, librat dhe profetët e Tij, si dhe besimi në Ditën e Fundit. Pas këtij sqarimi, dalim në përfundimin se çdo lëvizje në botë e ka zanafillën tek engjëjt. Lëvizjet e tyre janë të gjitha bindje ndaj Allahut të Madhëruar dhe vullnetit të Tij. Pra e gjithë çështja i kthehet përmbushjes së asaj që Allahu dëshiron të bëhet në fe (sher'an) dhe në universin fizik(kadran). Melekët (engjëjt) janë ata që zbatojnë urdhrat e Allahut, prandaj u quajtën të tillë. Fjala melek' në arabisht vjen nga fjala uluuka', që do të thotë dërgim. Pra engjëjt janë të dërguar të Allahut për të zbatuar urdhrat e Tij. Ideja është se lëvizjet e qiejve dhe çka përmbajnë ata, janë pasojë e një lëvizjeje të vullnetshme, e cila e ka bazën te dashuria, sepse zanafilla e çdo veprimi është dashuria dhe dëshira. Çdo veprim që bëhet, bëhet vetëm nga dashuria dhe dëshira. Edhe veprimet që bëhen për të larguar të këqijat dhe të dëmshmet, në të vërtetë shtyhen nga dashuria dhe dëshira për të kundërtat e tyre, si dhe nga kënaqësia që vjen nga kjo punë (nga largimi i të këqijave). I tillë është për shembull kuri mi nga sëmundjet. Edhe pse pirja e ilaçeve është diçka jo e këndshme, nga ana tjetër ajo bëhet me kënaqësi kur mendohet se do të sjellë shërimin e sëmundjes. E njëjta gjë mund të thuhet kur njeriu vepron kundër pasionit dhe epshit; këtë gjë e bën me vullnet dhe nga dashuria për veten, megjithëse këto veprime mund të mos jenë fort të pëlqyeshme. Pra njeriu e lë diçka që i pëlqen dhe që e dashuron vetëm për një gjë tjetër që e pëlqen dhe që e dashuron më shumë. Prej këtu mund të thuhet se dashuria dhe vullneti janë zanafilla e urrejtjes. Arsyeja është se ekzistenca e së urryerës kundërshton ekzistencën e së dashurës, pra, o do të ekzistojë njëra, o tjetra. Ndërsa veprimi bëhet ose për të përfituar ekzistencën e së dashurës, ose për të zhdukur ekzistencën e së urryerës, që sjell rrjedhimisht ekzistencën e së dashurës. Pra, në fund të fundit, çdo veprim bëhet për hir të ekzistencës së dashurisë. Lëvizja e vullnetshme e ka bazën te vullneti, dhe lëvizjet natyrore e të sforcuara e kanë gjithashtu zanafillën te vullneti (hyjnor), pra e gjithë çështja në të vërtetë i kthehet lëvizjes së vullnetshme, kështu që të gjitha lëvizjet në botën qiellore dhe atë tokësore bëhen nga dëshira dhe dashuria. Me anë të këtyre të dyjave dhe për hir të tyre lëviz bota. Ato janë shkaku dhe qëllimi,madje janë qëllimi i krijimit të botës. Nuk ka lëvizje në botën e epërme dhe të poshtme që të mos ketë si shkak dhe qëllim të saj dashurinë dhe dëshirën. Madje vetë esenca e dashurisë është lëvizja e shpirtit të të dashuruarit tek i dashuri. Pra dashuria është lëvizje e pareshtur, ndërsa dashuria e përsosur është adhurimi, nënshtrimi dhe përulja ndaj të dashurit. Kjo është e vërteta,urtësia dhe drejtësia me të cilën u krijuan qiejt, toka, kjo botë dhe bota tjetër. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ne i krijuam qiejt, tokën dhe ç'ka midis tyre vetëm me drejtësi e urtësi" (Hixhr: 85); "Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe ç'ka në mes tyre, për të luajtur" (Sad: 27); "Vallë, vërtet mendoni se ju krijuam kot?!" (Mu'minun: 115). E vërteta me të cilën dhe për të cilën u krijua gjithçka është adhurimi vetëm i Allahut, pra dashuria e plotë për Të dhe nënshtrimi ndaj Tij, si dhe rrjedhojat e këtij adhurimi, që janë: urdhërimi, ndalimi, shpërblimi dhe ndëshkimi. Për hir të kësaj dashurie u dërguan profetët, u zbritën librat hyjnore dhe u krijuan Xheneti dhe Xhehenemi. Qiejt dhe toka janë ndërtuar vetëm mbi drejtësinë, e cila është rruga e Allahut, rruga në të cilën Ai qëndron,është gjëja më e dashur tek Ai. Për këtë Allahu i Madhëruar ka thënë duke cituar profetin e tij Shuajbin (alejhis-selam): "Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj. Nuk ka asnjë gjallesë që Ai të mos e ketë nën sundim! Vërtet Zoti im është në rrugë të drejtë!" (Hud: 56). Pra, Allahu është në Rrugën e Drejtë, për sa i përket fesë që ka ligjëruar dhe fatit që ka paracaktuar. Kjo rrugë e drejtë është drejtësia me anë të së cilës u shfaq krijimi,urdhërimi, shpërblimi dhe ndëshkimi. Kjo është e vërteta me të cilën dhe për të cilën u krijuan toka, qiejt dhe çfarë ka në mes tyre. Për këtë arsye, gjatë adhurimit të tyre, besimtarët luten: "Zoti ynë, Ti nuk e krijove kot këtë. Lëvduar dhe lartësuar qofsh (prej të metave)!" (Ali Imran: 191). Në këtë mënyrë, ata e ngrenë Zotin e tyre nga e meta e të krijuarit kot, pa urtësi dhe pa qëllim fisnik. Allahu i Lartmadhëruar lavdërohet për këto qëllime fisnike të veprimeve të Tij, ashtu siç lavdërohet për përsosmërinë e qenies dhe të cilësive të Tij. Qëllimet fisnike të veprimeve të Allahut janë pikërisht urtësia,të cilën Ai e do dhe e pëlqen. Ai ka krijuar atë që s'e pëlqen, sepse ajo sjell si pasojë diçka që Ai e do dhe e pëlqen. Për këtë arsye, Allahu i Lartmadhëruar lë pa bërë disa gjëra që i pëlqejnë,sepse përndryshe kjo do të sillte humbjen e diçkaje më të pëlqyer, ose ekzistencën e diçkaje më të urryer se ajo që do të 'me pa bërë. Kështu p.sh. Ai e pengon besimin dhe bindjen që të hyjnë në zemrat e armiqve të Tij, sepse Ai i urren veprat e tyre të mira dhe sepse kështu do të humbiste diçka më të pëlqyer, siç është xhihadi kunder tyre dhe gjithçka që rrjedh prej tij, si miqësia dhe armiqësia për hir të Tij, vetëflijimi i besimtarëve për hir të Tij, vënia nga ana e tyre e dashurisë dhe e pëlqimit të Tij mbi vetet e tyre etj. Për këto arsye u krijuan jeta, vdekja dhe bukuritë që janë mbi tokë. Allahu i Madhëruar ka thënë: "... i Cili e krjioi jetën dhe vdekjen për t'ju sprovuar se kush nga ju bën vepra më të mira" (Mulk: 2), ''Ne e bëmë ç'ka mbi tokë zbukurim për të, në mënyrë që t'i sprovojmë se kush prej tyre bën vepra më të mira" (Kehf: 7), "Ai është Krijuesi i qiejve dhe i tokës në gjashtë ditë, ndërkohë që Arshi (Froni) i Tij ndodhej mbi ujë, në mënyrë që t'ju sprovojë se kush prej jush bën vepra më të mira" (Hud: 7). Në këto ajete Allahu i Lartësuar bën të ditur se krijimi i tokës, i qiellit dhe i bukurive që janë mbi tokë është bërë për të sprovuar njerëzit se cili prej tyre do të bëjë vepra më të mira, pra vepra që përputhen me ato që do dhe pëlqen Allahu, duke u përputhur kështu me qëllimin për hir të të cilit u krijua vetë dhe e gjithë bota: adhurimi i Allahut të Madhëruar, që përmban dashurinë dhe bindjen ndaj Tij. Kjo është vepramë e mirë. Allahu, me urtësinë e Vet ka krijuar dhe paracaktuar gjithçka me masa të ndryshme dhe më pas i ka vënë njerëzit midis urdhrave të Tij dhe fatit (kader-it) të paracaktuar prej tij, në mënyrë që t'i sprovojë se cili do të bëjë vepra më të mira. Në këtë sprovë të madhe, njerëzit ndahen në dy grupe. Njëri grup ndjek urdhrat e Zotit dhe gjërat që Ai do, duke ndaluar aty ku i ndalojnë urdhrat e Tij dhe duke lëvizur sipas linjës që përshkojnë këta urdhra. Këta njerëz përdorin urdhrat e Zotit në ndjekjen e fatit të tyre. Ata i kanë hipur anijes së urdhrave në detin e fatit dhe ia kanë dhënë udhëheqjen urdhrave përkundrejt fatit. Pra ata e kundërshtojnë fatin (kader) me fat, duke iu bindur urdhrave dhe pëlqimit të Zotit. Këta janë njerëzit e shpëtuar. Grupi i dytë i njerëzve, urdhrat e Zotit ia kundërvunë fatit, gjërat që Ai i do e i pëlqen ia kundërvunë gjërave që Ai i ka paracaktuar dhe krijuar. Më pas këta njerëz u ndanë në katër grupe të tjera: - Njëri grup e mohoi fatin, duke u munduar të ruajë urdhrat e Zotit. Por në këtë mënyrë ata mohuan vetë urdhrin e Zotit për t'i besuar fatit të paracaktuar prej Tij. Besimi te paracaktimi i fatit është bazë e besimit në urdhrat e Allahut, është vetë sistemi i njëshmërisë së Zotit. Prandaj, kush mohon fatin, ka mohuar besimin e vet. - Grupi i dytë e mohoi urdhërimin e Zotit duke u justifikuar me fatin e paracaktuar prej Tij. Këta janë nga njerëzit më jobesimtarë e më të pafe. Pretendimin e njerëzve të tillë Allahu e perifrazon në Kuran, ku ata thonë: "Nëse do të donte Allahu, ne nuk do t'i bënim Atij ortak në adhurim e as prindërit tanë, si dhe nuk do të ndalonim asnjë gjë" (En'am: 148);"Nëse' do të donte Allahu, ne nuk do të adhuronim ndonjë gjë tjetër veç Tij-e as prindërit tanë,si dhe nuk do të ndalonim asnjë gjë pa lejen e Tij (Nahl: 35); "Sikur të donte i Gjithëmëshirshmi, ne nuk do t'i adhuronim ata" (Zuhruf: 20); "A të ushqejmë atë, që sikur të donte Allahu do ta ushqente Vetë?!" (Ja Sin: 47). Me këto pretendime, Allahu i Madhëruar i bëri këta njerëz mohues të së vërtetës dhe të paditur, që janë në humbje të plotë. - Grupi i tretë ndoqi verbërisht fatin, duke ecur dhe ndaluar sipas tij, pa u shqetësuar fare nëse i shkelin urdhrat e Zotit apo jo. Madje fatin e bënë fe të tyre. Ata e konsiderojnë hallall gjithçka që u ka dhënë fati dhe konsiderojne të ndaluar atë që nuk u ka dhënë fati. Ata janë me këdo që fati e ka caktuar fitues, qoftë ky musliman apo jomusliman, i devotshëm apo i shthurur. Njerëzit më të veçantë dhe më "adhurues" të këtij grupi, kur panë se fati kishte caktuar jobesimtarët sundimtarë, u bashkuan me ta, duke u kthyer kështu në jobesimtarë. - Grupi i katërt ndoqi fatin, duke pranuar që ai është në kundërshtim me urdhrin e Zotit. Këta nuk e zgjodhën fatin si fe, por u lëshuan para tij nuk ndoqën urdhrat e Zotit përkundrejt tij dhe nuk mundën që ta kundërshtonin fatin me fat si zbatim i urdhrave të Zotit. Njerëz të tillë janë të pabindur dhe të paaftë. Të gjitha këto grupe kanë për imam Iblisin, sepse ai është i pari që e përdori fatin si justifikim për të kundërshtuar urdhrin e Allahut, duke thënë: "Zoti im, për shkak se më përzure, unë do t'ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë dhe të gjithë ata do t'i largoj nga Rruga e Drejtë!" (Hixhr: 39); "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në Rrugën Tënde të Drejtë" (A'raf: 16). Në këtë mënyrë, Iblisi e kundërshtoi Allahun me pretekstin e fatit të paracaktuar prej Tij. Ndërsa ndjekësit e tij u ndanë në katër grupe, siç e pe dhe vetë. Kështu, Iblisi dhe ushtarët e tij fatin e kthyen në fe dhe u dërguan, sipas caktimit të Zotit, te jobesimtarët, duke ia prishur mendjen me çështjen e fatit: "A nuk e di ti se Ne i kemi dërguar (lëshuar) djajt kundër femohuesve, e ata nxisin pa ndërprerë në vepra të këqija" (Merjem: 83). Feja e tyre është fati, dhe fati i tyre është Xhehenemi. Allahu i dërgoi profetët për të përcjellë urdhrat e Tij dhe, me anë të këtyre urdhrave, të luftojnë njerëzit që justifikohen me fatin. Me këta urdhra Ai ligjëroi për profetët "barka shpëtimi" dhe i urdhëroi ata dhe pasuesit e tyre të hipin në këto "barka" për të lundruar në "detin" e fatit. Pronarët e këtyre barkave" dhe pasagjerët e tyre Allahu i shpëtoi dhe këtë e bëri shenjë për botët. Njerëzit që ndjekin urdhrat e Zotit i luftojnë ata që justifikohen me fatin derisa t'i kthejnë në rrugën e urdhrave, ndërsa njerëzit që justifikohen me fatin i luftojnë ata që ndjekin urdhrat e Zotit, derisa t'i nxjerrin ata nga rruga e drejtë e urdhrave. Feja e profetëve janë urdhrat e Zotit të shoqëruar me besimin e tyre te fati i paracaktuar prej Tij dhe ndjekja e urdhrave përkundrejt fatit. Ndërsa feja e Iblisit dhe e pasuesve të tij është fati dhe Kundërshtimi i urdhrave përmes tij. Shikoje me vërejtje çështjen e urdhrave hyjnorë dhe të fatit dhe ndarjen e njerëzve në pesë grupe në këtë pikë. Si përfundim, themi se lëvizjet në botën qiellore dhe atë tokësore përputhen me urdhrat hyjnorë: ose me urdhrat fetarë, të cilët Allahu i do dhe i pëlqen ose me urdhrat krijues, pra me çështjet që Ai i ka paracaktuar dhe krijuar. Allahu i Lartmadhëruar nuk paracakton dhe nuk krijon pa qëllim,por këtë e bën me urtësi, për qëllime të lavdëruara dhe për shkak të disa çështjeve që vijnë si pasojë e paracaktimit, të cilave ua do përfundimin edhe pse mund t'ua urrejë fillimin apo shkakun. Kështu për shembull, Allahu i Lartmadhëruar e do faljen e mëkateve, edhe pse i urren mëkatet e robërve të Tij. Ai e do fshehjen e të metave, edhe pse nuk i pëlqen ajo çka i "fsheh" robi Atij. Ai e do çlirimin nga Zjarri, edhe pse e urren shkakun e hyrjes në të. Ai e do faljen e dënimit, siç thuhet në një hadith: "O Allah, Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua", megjithëse i urren fajet që i fal. Ai i do të penduarit dhe pendesën e tyre, megjithëse i urren mëkatet prej të cilave ata pendohen. Ai e do xhihadin dhe njerëzit e tij, madje këta janë njerëzit më të dashur për Të, edhe pse i urren veprimet e atyre, kundër të cilëve zhvillohet xhihadi. Me këto që u thanë, për ty është hapur një derë e gjerë, prandaj hyr në të, që ajo të të nxjerrë në kopshtet e gjelbra të diturisë. Ai që do t'i humbë ky rast, do të vdesë nga brengosja, por ndihmë dhe sukses ne presim vetëm nga Allahu. Për të trajtuar siç duhet këtë çështje duhen disa vëllime, por i mençur është ai që di të futet nga dera e saj. Sekreti i saj qëndron te qenia e Allahut të Lartmadhëruar i përsosur në emrat dhe atributet e Tij. Atij i përket përsosmërise absolute në çdo anë dhe nuk ka asnjë mangësi. Ai i do emrat dhe atributet Veta të plota dhe e pëlqen manifestimin e tyre në krijesat e Veta, sepse kjo është një nga domosdoshmëritë e përsosmërisë së Tij. Kështu, Allahu i Madhëruar është tek dhe i vetëm, prandaj e do tekun; është i bukur, prandaj e do bukurinë; është i ditur, prandaj i do dijetarët; është bujar, prandaj i do bujarët; është i fortë, prandaj besimtarin e fortë e do më shumë se besimtarin e dobët; është i turpshëm, prandaj i do njerëzit e turpshëm;eshtë besnik prandaj i do besnikët; është mirënjohës, prandaj i do falënderuesit; është i vërtetë në ato që thotë, prandaj i do të sinqertët; është bamirës, prandaj i do bamirësit. Përderisa Ai e do faljen, ndjesën, lehtësimin dhe mbulimin e të metave atëherë Ai patjetër që do të paracaktojë dhe krijojë shkaqet që do të bëjnë te mundur manifestimin e këtyre cilësive dhe me anë të tyre t'i orientojë robërit e Vet drejt përsosmërisë së emrave dhe atributeve të Tij. Kjo do të jetë me tërheqëse për njerëzit që ta duan,ta falënderojnë,ta madhërojnë dhe ta lavdërojnë Atë ashtu siç e meriton. Në këtë mënyrë realizohet qëllimi për të cilin krijoi njerëzit. Edhe pse këto cilësi (falja, ndjesa, lehtësimi dhe mbulimi i të metave) mund të mos përfshijnë disa prej njerëzve, kjo është shkak për përsosmërinë dhe manifestimin e tyre. Në këtë mënyrë, kjo mospërfshirje e papëlqyer përmban në vetvete diçka që është më e dashur për Allahunse mos ekzistenca e saj. Prandaj vëzhgoje mirë këtë çështje. Ajo do të shfaqet e qartë në Ditën e Kijametit për të gjithë njerëzit, kur Allahu t'i grumbullojë ata në një shesh të vetëm dhe t'i japë çdokujt atë çfarë duhet të marrë prej mirësisë, së keqes, kënaqësisë dhe dhimbjes, qofshin këto edhe sa një grimë, dhe kur ta çojë çdo njeri në vendin që ai vetë dëshmon se e meriton. Atëherë e tërë gjithësia do të falënderojë dhe lavdërojë me fjalë dhe me gjendje Allahun e Lartmadhëruar,siç ka thënë Ai Vetë: "E do t'i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit,duke e madhëruar me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet (prej të gjithëve): "Falënderuar qoftë vetëm Allahu, Zoti i botëve!" (Zumer: 75). Në ajet Allahu ka përmendur formën pasive të foljes "thuhet", sepse çdokush e falënderon Allahun për gjykimin e drejtë që ka dhënë. Kështu, Atë e falënderojnë banorët e qiejve dhe të tokës, të devotshmit dhe të shthururit, njerëzit dhe xhindët,madje edhe banorët e Xhehenemit. Hasan Basriu dhe të tjerë kanë thënë: Ata (banorët e Xhehenemit) e falënderojnë Allahun, edhe pse futen në Zjarr. ' Duket se falënderimi qëndron në zemrat e tyre, nëse arrijnë ta gjejnë rrugën drejt tij!" Me sa duket, por Allahu e di më së miri, ky është sekreti pse falja është përmendur në formën pasive edhe në ajetet: "Thuhet: Hyni në dyert e Xhehenemit, (për të qëndruar) përjetësisht atje" (Zumer: 72), "Dhe thuhet: Hyni në Zjarr me ata që futen" (Tahrim: 10). Duket sikur e tërë gjithësia ua thotë këtë njerëzve të Xhehenemit, por Allahu e di më mirë.
InshAllah Vazhdone...
| |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije Fri 8 Oct 2010 - 9:11 | |
| Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije
KAPITULLI I PESTE
Shkaqet e lindjes së dashurisë
Me shkak' mund të nënkuptohet ndjenja që pasohet nga dëshira dhe tërheqja. Kjo gjë ndodhet tek i dashuruari. Me shkak' mund të nënkuptohet edhe arsyeja për hir të së cilës lind dhe qëndron dashuria. Kjo arsye gjendet tek i dashuri. Ne nënkuptojmë me shkak' të dyja kategoritë, pra cilësitë që gjenden tek i dashuri, për shkak të së cilave bihet në dashuri me të dhe ndjenjën e personit të dashuruar. Këtu hyn gjithashtu harmonia midis të dashuruarit dhe të dashurit, e cila është lidhja në mes tyre. Kjo harmoni midis dy krijesave quhet përshtatshmëri. Siç shihet, këtu paraqiten tre faktorë: cilësitë dhe bukuria e të dashurit, ndjenja e të dashuruarit dhe përshtatshmëria midis tyre, që përbën edhe lidhjen e tyre. Sa më të fortë dhe të plotë të jenë këta tre faktorë, aq më e fortë është edhe dashuria. Nga ana tjetër, dobësia dhe mangësi a e dashurisë varen nga dobësia dhe mangësi a e këtyre tre përbërësve. Kështu, kur i dashuri është shumë i bukur, kur ndjenja e të dashuruarit për këtë bukuri është e plotë dhe kur dy shpitrat e tyre kanë një përshtatshmëri të fortë, atëherë dashuria është e qëndrueshme dhe e përhershme. Nganjëherë bukuria në vetvete mund të jetë e mangët, por ajo në sytë e të dashuruarit mund të duket e plotë, kështu që forca e dashurisë së tij varet nga niveli i perceptimit të bukurisë nga ana e tij. Kësisoj, është e vërtetë se dashuria për dikë apo diçka të verbon dhe të shurdhon. Prandaj i dashuruari nuk konsideron askënd më të bukur sesa personi që ai dashuron. Thuhet se njëherë Azza1 doli para Haxhaxhit dhe ai i tha: "Azza, ti nuk qenke aq e bukur sa ç'thotë Kuthejri!" Ajo iu përgjigj: "Princi ynë! Ai nuk më ka parë me syrin që më sheh ti ..." Nuk ka dyshim se i dashuri është më i ëmbël se të tjerët në syrin e të dashuruarit, dhe më i madh se të tjerët në zemrën e tij. Për këtë, një poet ka thënë:
Pasha Allahun nuk e di, a është ajo më e bukur Se femrat e tjera, apo mua më ka ikur mendja
Ndodh që bukuria të jetë e plotë, por ndjenja për të të jetë e mangët, kështu që edhe dashuria është më e dobët. Por sikur kjo bukuri t'i shfaqej personit ashtu siç është në realitet, atëherë ajo do t'ia robëronte zemrën. Për këtë arsye, gratë janë urdhëruar që t'i mbulojnë fytyrat e tyre nga burrat. Zbulimi i fytyrës do të shfaqte plotësinë e bukurisë dhe do të shkaktonte tërheqje dhe tundim. Kjo është arsyeja pse të fejuarit i lejohet të shohë të fejuarën e vet. Shikimi i bukurisë dhe i hijeshisë së saj do ta bënte më të lehtë lindjen e dashurisë dhe të afrisë midis të dyve, siç na e tregon këtë edhe Profeti (alejhis-salatu ues-selam): "Kur dikush nga ju dëshiron të fejohet me një grua, le të shohë ato gjëra që e tërheqin të martohet me të, sepse është më mirë që të ketë përshtatshmëri midis tyre". Mirëpo, nëse përmbushen bukuria dhe ndjenja për të, por nuk ka përshtatshmëri midis dy shpirtrave, dashuria nuk është aspak e fortë, madje mund të mos ekzistojë aspak, sepse përshtatshmëria midis dy shpirtrave është një nga arsyet më të forta të dashurisë. Një poet ka thënë:
Çdo njeri tërhiqet Nga ai që i përshtatet
Kjo përshtatshmëri është dy llojesh: origjinale dhe e fituar. Përshtatshmëria origjinale është e lindur, kurse përshtatshmëria e fituat krijohet për shkak të bashkëshoqërimit apo gjërave të përbashkëta. Kështu nëse qëllimi i njërës palë përputhet me qëllimin e palës tjetër, atëherë ndodh edhe përshtatshmëria midis dy shpirtrave të tyre. Nëse qëllimet janë ti ndryshme, përshtatshmëria është e shuar. Ndërsa përshtatshmëria origjinale apo e lindur është përputhje e natyrave të partnerëve, është ngjashmëri e dy shpirtrave dhe mall i çdo shpirti për binjakun e tij. Dihet se ngjashmëri, është tërheqës natyror. Dy shpirtrat janë të ngjashëm që në zanafillën e krijimi të tyre, prandaj kanë tërheqje të natyrshme ndaj njëri-tjetrit. Mundet qi tërheqja të ndodhë për arsye të veçanta që nuk dihen, siç është rasti i tërheqje midis hekurit dhe gurit magnetik. Por nuk ka dyshim që dukuria e tërheqje midis shpirtrave është më e përhapur se dukuria e tërheqjes midis trupave të ngurtë, siç ka thënë një poet:
Bukuritë e sajjanë lënda42 e çdo bukurie Dhe magneti i zemrave të burrave
Kjo i shtyu disa njerëz që të thonë se dashuria nuk ndalon në kufijtë e bukurisë dhe hijeshisë dhe nuk varet nga ekzistenca e tyre, por është binjakëzim dhe ndërthurje e dy shpirtrave që në zanafillën e krijimit të tyre, siç ka thënë një poet43:
Dashuria nuk vjen nga bukuria dhe as nga hijeshia, Por është diçka që lidhet me shpirtin.
Po ky poet ka thënë: "E vërteta e dashurisë është se ajo i ngjan një asqyre, ku i dashuruari sheh natyrën dhe brishtësinë e vet në formën e ersonit që dashuron. Pra, në të vërtetë ai është dashuruar vetëm me veten, me natyrën, me binjakun e vet." Dikush i tha të dashurës së vet: "Te ty kam gjetur thelbin e vetes sime dhe binjaken e saj në çdo hap. Prandaj shpirti im të vjen pas dhe përulet para teje. Në të vërtetë unë kam dashuruar veten." Kjo është e vërtetë nga njëra anë, sepse përshtatshmëria është arsye fetare dhe natyrore për bashkim. Përvoja tregon se ushqimi më i dashur për kafshët është ai që ngjan dhe përshtatet më shumë me esencën e trupit të tyre. Sa më shumë që forcohet përshtatshmëria midis konsumuesit dhe ushqimit, aq më shumë shtohet dëshira për të; dhe anasjelltas, sa më e dobët të jetë kjo përshtatshmëri, atëherë lind neveria nga ushqimi. Nuk ka dyshim se kjo shkon përtej bukurisë dhe hijeshisë, prandaj hpirtrat fisnikë, të lartë dhe të pastër i dashurojnë pikërisht cilësitë e përsosmërisë. Gjërat më të dashura për ta janë dituria, trimëria, dëlirësia, ujaria, bamirësia, durimi dhe qëndrueshmëria, për shkak të përshtatshmërisë së këtyre cilësive me thelbin e këtyre shpirtrave. E kundërta ndodh me shpirtrat e ulët; ata nuk i duan këto cilësi. Shumë njerëz tregohen bujarë për shkak të dashurisë së tepruar që kanë per këtë virtyt dhe për shkak të kënaqësisë që ndiejnë kur e ushtrojnë atë. Diçka të ngjashme ka thënë kalifi Ma'mun në lidhje me namazin: "Namazi :në është bërë aq i dashur, saqë kam frikë se nuk do të marr shpërblim për të." Imam Ahmed Ibn Hanbelit, Allahu e mëshiroftë, dikush i tha: "Këtë dituri që ke, e ke mësuar për hir të Allahut?" Ai i tha: "Ta mësosh për hir të Allahut është diçka shumë e shtrenjtë, por për mua kjo është një gjë që m'u bë shumë e dashur, kështu që unë e ushtrova atë". Një tjetër ka thënë: "Unë gëzohem shumë kur jap dhe ndiej kënaqësi më shumë sesa ai që merr prej meje". Në lidhje me këtë ide, një poet ka lavdëruar një njeri të shquar për bujari, duke thënë:
Sa herë që ai jep me bujari, dridhet, Ashtu siç tunden gjethet e njoma nga era e nxehtë.
Poeti i divanit "El Hamasa" ka thënë:
Kur shkon tek ai për të lypur, E sheh të gëzohet, sikur je ti ai që po i jep.
Shumë bujarë janë të dashuruar marrëzisht pas bujarisë dhe e ndiejnë shumë të nevojshme që të japin gjithnjë, pa pranuar qortime nga askush dhe pa e vrarë mendjen nëse dikush e shan apo jo. Të dashuruarit pas diturisë janë ata që ndiejnë më shumë mall dhe dëshirë se çdo i dashuruar tjetër. Madje shumë vetëve prej tyre nuk mund t'ua shkëpusë vëmendjen nga dituria edhe figura më e bukur njerëzore. Dikush i ka thënë gruas së Zubejr Ibn Bekkarit - apo të një tjetri -: "Të lumtë, sepse ti nuk ke shemër." Ajo iu përgjigj: "Pasha Allahun! Këta libra po më dëmtojnë më shumë se disa shemra bashkë." Vëllai i Shejhut tim, Abdurrahman Ibn Tejmija më ka treguar se i ati i thoshte për gjyshin: "Para se të futej në banjo, ai më thoshte: Merre këtë libër dhe ma lexo me zë të lartë!'" Unë vetë kam njohur njërin që ishte sëmurë me dhimbje koke dhe me ethe, e ndërkohë mbante librin te koka. Sa herë që e merrte pak veten, lexonte librin, dhe kur përkeqësohej, e lëshonte atë. Ai vazhdoi kështu, derisa një ditë erdhi mjeku, e gjeti në këtë gjendje dhe i tha: "Nuk bën kështu, sepse ti, duke plotësuar dëshirat e tua, bëhesh shkak që të mos arrish atë që duhet (shërimin)!" Shejhu im më ka thënë njëherë: "Fillimi im ka qenë me sëmundje, aq sa mjeku më tha: "Leximi yt dhe të folurit në çështjet e diturisë ta shton sëmundjen." Unë i thashë: "Nuk mund të bëj dot ndryshe. Megjithatë, do mbrohem para teje me diturinë që t'i zotëron. A nuk është e vërtetë se kur njeriu gëzohet dhe lumturohet, fiton shëndet dhe forcë, duke e larguar sëmundjen në këtë mënyrë?" Ai tha: "Po, kështu është." Unë i thashë: "Ndërsa vetja ime kënaqet me diturinë, kështu që shëndeti im forcohet dhe unë gjej qetësi." Atëherë mjeku tha për mua: "Ky njeri është jashtë mjekimit tonë.'' Pra, dashuria për virtytet e përsosmërisë është dashuria më e dobishme dhe më fisnike. Ajo ndodh vetëm nëse ka përshtatshmëri midis shpirtit dhe këtyre virtyteve. Për këtë arsye, shpirtrat më të lartë dhe më fisnikë dashurohen prej të tjerëve, siç ka thënë një poet:44
Ti je viktimë e çdokujt që dashuron, prandaj zgjidh për veten të dashurosh dikë të përzgjedhur.
Kur dashuria ndodh për shkak të përshtatshmërisë dhe ngjashmërisë së hpirtrave, ajo është fortë dhe e qëndrueshme dhe mund të marrë fund vetëm për ndonjë faktor që është më i madh se shkaku i saj. Kur dashuria nuk ndodh për shkak të përshtatshmërisë dhe ngjashmërisë së shpirtrave, atëherë ajo është dashuri me interes, që merr fund sapo zhduket ky interes. Kush të do për një interes të caktuar, do të të kthejë krahët sapo të ndërpritet ky interes. Kështu, nëse motivi i dashurisë është një qëllim që do të realizojë i dashuruari, dashuria mbaron sapo të realizohet ky qëllim. Nëse motivi i dashurisë është diçka që ndodhet te personi që dashuron, por që mund të zhduket shpejt, tëherë dashuria do të zhduket bashkë me atë që e shkaktonte. Nëse motivi i dashurisë është një cilësi e qëndrueshme te personi që dashuron, atëherë dashuria do të jetë e qëndrueshme, vetëm nëse ndodh diçka e papritur që e bën të detyrueshme mbarimin e saj. Një shkak i tillë i papritur mund të jetë ndryshimi i gjendjes së të dashuruarit ose kur pëson lëndim nga personi qe dashuron. Lëndimi e dobëson ose e zhduk dashurinë. Një poet ka thënë:
Pranoje ndjesën prej meje që të vazhdosh me dashurinë time Dhe mos më flit me ashpërsi kur unë nxehem, Sepse kam vënë re se dashuria në zemër dhe lëndimi Kur bashkohen të dy, s'kalon pak dhe dashuria ikën.
Në këtë pikë, të dashuruarit ndahen në dy grupe. Njëri grup thotë se nuk është dashuri e vërtetë ajo që mbaron për shkak të lëndimit. Shenja e dashurisë së vërtetë është se ajo nuk pakësohet nga shpërfillja dhe nuk mbaron nga lëndimi, madje i dashuruari kënaqet nga lëndimi që pëson prej personit që dashuron. Poeti Ebu Shijs ka thënë:
Dashuria tek unë ndaloi aty ku je ti, Prandaj mua s'më lejohet tjetërkund të ndaloj. Ti më poshtërove dhe unë poshtërova veten, Sepse kush poshtërohet nga ty i nderuar është, Ngjaje me armiqtë e mi, ndaj fillova t'i dua Prej teje fitoj aq simpati sa ç'fitoj prej tyre. Kur më fajësojnë pse të dua, ndiej kënaqësi dhe ëndje Nga dëgjimi i emrit tënd, prandaj le të më fajësojnë.
Në fakt, kjo është dashuria e vërtetë, sepse përmban kulmin e përputhjes midis qëllimit të të dashuruarit me qëllimin e të dashurit. Kështu, meqë qëllimi i të dashurit është poshtërimi i të dashuruarit, atëherë ky i fundit i vë synim vetes poshtërimin e saj dhe i do armiqtë e vet, sepse lëndimi që i shkaktojnë ata i ngjan lëndimit që i shkakton personi që dashuron. Megjithëse kjo është e papranueshme për natyrën e njeriut, ajo mbetet arsyeja e dashurisë së plotë. Grupi tjetër thotë se lëndimi është shkak për zhdukjen e dashurisë, sepse nga natyra njeriu e urren atë që i shkakton lëndim, ashtu siç dashurohet pas atij që i bën mirë. Për të qenë objektivë, themi se në zemër mund të mblidhen urrejtja për lëndimi n e shkaktuar nga i dashuri dhe dashuria për të; kjo ndodh. Më pas, cila ndjenjë do të mbizotërojë, asaj do t'i takojë dhe pushteti. Një gjë të përafërt thotë poeti:
Nëse më thua të shkel mbi zjarr, e di se për kënaqësinë tënde dhe për të qenë më pranë, do ta vë këmbën mbi të e do ta shkel si udhërrëfim a keq orientim prej teje. Edhe pse lëndohem se ti më ke lënduar, Sërish jam i lumtur që më ke menduar
Poeti është treguar objektiv kur thotë se i vjen keq pse e dashura e ka lënduar, por i vjen mirë që ajo e ka menduar. Gjithsesi, kjo është e papranueshme nga natyra njerëzore, vetëm nëse lëndimi bëhet mjet për të fituar pëlqimin dhe afërsinë e personit që dashuron, sepse në këtë rast i dashuruari kënaqet kur mendon pasojat (afrimin me njeriun që do). Kjo ndodh. Një mjek më ka thënë: "Unë ndiej kënaqësi nga ilaçi i hidhur, kur e di që me anë të atij shërohem. E vë atë në gojë dhe e lëpij nga dashuria për të."
E kësaj natyre është kënaqësia që ndiejnë të dashuruarit nga vështirësitë që hasin në rrugën për të fituar kontaktin dhe afërsinë me njeriun që duan. Sa herë që ata kujtojnë dashurinë, duke e ditur se janë në rrugë të mbarë për të arritur qëllimin që kanë, ata ndiejnë kënaqësi nga vështirësitë e rrugës dhe nga kapërcimi i tyre, siç ka thënë një poet:
Ajo tregon shumë nga kujtimet që ka me ty Të cilat e kanë lënë pa ngrënë e pa pirë Fytyrën tënde e ka si dritë që e ndriçon Fjalët e tua qëndrojnë pas saj si frymëzues Që kur ankohet nga lodhja e udhëtimit, i kujtojnë Asaj takimin me ty, duke i dhënë fuqi.
Ideja është se dashuria kërkon përshtatshmëri dhe ngjashmëri. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka shënuar një hadith në lidhje me këtë pikë të përcjellë nga Aishja (radij-Allahu anha). Ajo tregon për një grua kurejshe, e cila i bënte kurejshët për të qeshur. Kur emigroi në Medinë, kjo grua u strehua te shtëpia e një gruaje tjetër që i bënte njerëzit për të qeshur. Profeti (alejhis-salatu ues-selam) e kishte pyetur Aishen se ku ishte strehuar ajo grua, dhe Aishja i kishte thënë: "Është strehuar tek ajo që bën për të qeshur." Atëherë Profeti (alejhis-salatu ues-selam) ka thënë: "Shpirtrat janë ushtri të grupuara. Prandaj, ata që e njohin njëri-tjetrin, shkojnë mirë bashkë. Ndërsa ata që s'e njohin njëri-tjetrin nuk shkojnë mirë.":" Origjina e këtij hadithi është një hadith tjetër i vërtetë." Thuhet se Hipokratit i treguan që dikush nga shtresat e ulëta e donte atë. Hipokrati u shqetësua kur dëgjoi këtë dhe tha: "Nëse ai më ka dashur, kjo tregon se disa nga sjelljet e mia qenkan si të tijat!" Poeti El Mutenebbi, mbi këtë kuptim, ka thurur disa vargje:
Nëse merr vesh se ndonjë i ulët më ka fyer Kjo dëshmon për mua se jam i papërlyer.
Disa mjekë kanë thënë se ashku është shkrirje midis dy shpirtrave, për shkak të përshtatshmërisë dhe ngjashmërisë që ka ndërmjet tyre, është njëlloj si përzierja e ujit me ujë, të cilët nuk mund t'i shkëpusësh nga njëri-tjetri. Për këtë arsye, dashuria midis dy personave arrin deri në atë gradë, sa dhimbjen e njërit e ndien edhe tjetri; aq sa njëri sëmuret pa e ditur, vetëm pse tjetri është sëmurë. Tregohet se dikush që e donte shumë (për hir të Zotit) një mikun vet ishte sëmurë. Shokët i vajtën për vizitë dhe panë që ndërkohë ai qe lehtësuar. Ai u ndie i çlirët me ta dhe i pyeti: "Prej nga erdhët?" Ata i thanë se vinin nga shtëpia e filanit. Ai i pyeti: "A mos ka qenë sëmurë?" Ata i thanë se kishte qenë sëmurë, por tashmë qe shëruar. Ai tha: "Betohem për Allahun, se nuk e dija pse isha sëmurë, por mendova se ndodhi ngaqë ndonjë nga ata që dua do të ishte sëmurur. Kurse sot u ndjeva i lehtësuar dhe u gëzova nga shpresa se mos Allahu i Madhëruar e ka shëruar edhe atë që unë e dua". Pastaj kërkoi një kallamare dhe i shkroi personit që e donte disa vargje:"
Më zunë ethet, por s'dija gjë për ethet e tua, Derisa shokët më thanë se edhe ti ishe si mua, Atëherë thashë se ethet nuk më zunë Për tjetër shkak, përveç etheve të tua Kjo është një sëmundje për të cilën s'kam faj Allahu më shëroi prej saj kur të shëroi ty Kështu që shpirtrat tanë të bashkohen Si në të keq ashtu dhe në të mirë.
Tregohet se dikujt iu sëmur një person i dashur dhe ky e vizitoi, mirëpo u sëmur edhe vetë. Kur personi që donte u shërua, ia ktheu vizitën. Atëherë u shërua edhe ai vetë dhe tha:
Njeriu që doja u sëmur, ndaj e vizitova Por nga halli për të u sëmura vetë Më erdhi i dashuri të më shikonte Dhe u shërova vetëm pse e pashë.
Po ta vësh re gjindjen, do të shohësh se ndërmjet dy vetave që duhen duhet të ketë patjetër ngjashmëri ose përbashkësi në veprime, në veti apo në qëllime. Nëse qëllimet, vetitë, veprimet apo mënyrat janë të ndryshme, atëherë mes zemrave do të ketë vetëm largësi. Për të theksuar këtë, mjafton hadithi i Profetit (alejhis-salatu ues-selam), që thotë: "Besimtarët, për sa i përket dashurisë, mëshirës dhe butësisë që kanë ndërmjet tyre, shëmbëllejnë me një trup të vetëm: kur njëri nga organet e tij është sëmurë, të gjithë pjesët e tjera të trupit shqetësohen dhe mbarë organizmi vuan nga dhimbjet, pagjumësia dhe ternperatura.?48
Dikush mund të thotë: "Kjo që folët mbi dashurinë do të thotë se, kur dikush dashuron dikë, atëherë ndjenja duhet të jetë e ndërsjellë dhe e përbashkët. Mirëpo realiteti dëshmon të kundërtën. Sa njerëz janë të dashuruar me dikë që nuk ua këmben ndjenjën, madje mund t'ua kthejë atë me urrejtje vrasëse!" Kësaj dukurie i kanë dhënë shpjegime të ndryshme. Ebu Muhamed Ibn Hazmi ka thënë: "Unë mendoj se dashuria është lidhje ndërmjet pjesëve të shpirtrave të shpërndarë këtë univers material, një lidhje brenda lëndës së elementit të tyre burimor e qiellor. Kjo është ndryshe nga ç'transmeton Muhamed Ibn Daudi prej disa filozofëve se shpirtrat janë sfera të shpërndara sipas përshtatshmërisë së fuqisë së tyre në vendndodhjen në botën e epërme dhe sipas afërsisë që kanë në aspektin e përbërjes së tyre. Tashmë e dimë se sekreti i pleksjes dhe mospajtimit midis krijesave është lidhja dhe ndarja. Kështu, forma kërkon formën e vet dhe çdo gjë kërkon të ngjashmen e vet. Ngjashmëria ka veprim që ndihet dhe ndikim që shihet. Largimi ndodh te gjërat e kundërta, ndërsa përputhja ndodh te gjërat e ngjashme. Por mosmarrëveshje ka edhe midis gjërave që ngjajnë. E si të mos ndodhë kjo, kur bota e shpirtit është e pastër dhe eterike, kur esenca e tij është e ngritur, ndërsa ai vetë që në zanafillë është i prirur për të pranuar pajtimin, animin, dëshirimin, devijimin, pasionin dhe refuzimin?' Allahu i Madhëruar ka thënë: "Allahu është Ai që ju krijoi prej një njeriu dhe nga ai krijoi bashkëshorten e tij, që të gjejë qetësi me të" (A'raf: 189), duke e bërë shkakun e gjetjes së prehjes prejardhjen e njërit shpirt nga tjetri. Nëse shkaku i dashurisë do të ishte bukuria trupore, do të duhej që të mos vlerësoheshin njerëzit me mangësi në pamjen e tyre. Mirëpo ne shohim shumë raste, kur dikush zgjedh dikë më pak të bukur se vetja, duke pasur të tjerë më të mirë, pa pasur ç't'i bëjë zemrës! ëse dashuria do të vinte për shkak të përputhjes në sjellje dhe moral, njeriu nuk do të dashurohej pas dikujt që nuk e ndihmon dhe që nuk bie dakord me të. Kështu që themi se dashuria është një ndodhi brenda shpirtit. Ndoshta dashuria mund të lindë për ndonjë arsye të caktuar, por ajo mund të vdesë apo të reshtë së ekzistuari ajo arsye. Çka e përforcon më shumë këtë mendim është se dashuria ndahet në disa kategori, më e larta e të cilave është dashuria për hir të Allahut të Lartmadhëruar. Kjo dashuri vjen ose për shkak të zellit në punë të mira, ose për shkak të përputhjes në bazat e rrymës fetare që ndiqet, ose për meritë të diturisë që i është dhënë njeriut. Po ashtu kemi: dashuri për hir të afërsisë së gjakut, dashuri afërsie dhe përbashkësie në kërkesa, dashuri shoqërimi dhe njohurie, dashuri për hir të një të mire që njeriu i bën vëllait të vet, dashuri nga dëshira për pozitën e të dashurit, dashuri ndërmjet dy vetëve për shkak të një sekreti që u duhet ta mbajnë të fshehtë, dashuri për të arritur kënaqësi dhe për të përmbushur një dëshirë, dhe dashuri në formë ashku, që nuk ka ndonjë shkak tjetër përveç atij që përmendëm, domethënë prej kontaktit që kanë shpirtrat. Të gjitha këto lloje dashurish mbarojnë me përfundimin e ekzistencës së shkaqeve të tyre, rriten me shtimin e këtyre shkaqeve, dobësohen me dobësimin e shkaqeve, përforcohen me afërsinë e këtyre shkaqeve, ftohen me largësinë e shkaqeve. Përjashtim bën vetëm ashku i vërtetë, i cili pushton shpirtin. Prandaj, në lidhje me pyetjen që u shtrua themi se, shpirti i atij që nuk e do njeriun që e dashuron është i rrethuar nga të gjitha anët me pengesa të natyrave tokësore, kështu që nuk e ndien pjesën e shpirtit tjetër që ka qenë në kontakt me të para se të vendosej në trupin ku është. Nëse do të hiqeshin këto pengesa, të dy shpirtrat do të barazoheshin në kontakt dhe në dashuri. Ndërsa shpirti i të dashuruarit i ka shpëtuar këtyre pengesave dhe është i vetëdijshëm për afërsinë që ka pasur me shpirtin e atij që dashuron. Prandaj ai është vazhdimisht në kërkim të tij, dëshiron me padurim ta takojë dhe, nëse do t'i jepej rasti, do ta tërhiqte atë siç tërheq magneti hekurin." Një mendim tjetër në këtë çështje thotë se shpirtrat janë krijuar në trajtë sfere, pastaj janë shpërndarë në botën e epërme. Më pas, gjendja e tyre në atë botë, përcakton edhe raportin e tyre në këtë botë. Kështu, nëse dy shpirtra takohen që në atë botë, do të jenë të afërt e do të dashurohen edhe në këtë botë. Nëse do të jenë larg njëri-tjetrit në atë botë, edhe në këtë botë do të jenë të largët, e nëse do të kenë aspekte të përafërta dhe të largëta atje, edhe këtu do të ruajnë të njëjtën gjendje. Kjo përgjigje ngrihet mbi një kinse parim të vendosur nga filozofët, se shpirtrat janë krijuar para trupave dhe janë takuar, janë njohur dhe kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin qysh në atë botë. Kjo është gabim. Ndërsa e vërteta të cilën na e tregon Sheriati dhe logjika e shëndoshë është se shpirti krijohet bashkë me trupin. Pasi njeriu kalon muajin e katërt të formimit të tij në barkun e nënës dhe hyn në muajin e pestë, një engjëll i ngarkuar me të i fryn shpirtin në trup. Ky është çasti i krijimit të shpirtit. Kush thotë se shpirti është krijuar para kësaj kohe, gabon. Por një mendim më i mbrapshtë se ky është ai që i konsideron shpirtrat si të përhershëm (të pakrijuar), apo është në mëdyshje për këtë çështje.
* Azza është një nga personazhet e njohura në historinë e poezisë së vjetër arabe për dashurinë platonike dhe të çmendur që kishte për të një poet i quajtur Kuthejr, Të dy kanë jetuar në shekullin e parë të hixhrës (shën. i përkthyesit).
* Pra, si të mos ndodhë mosmarrëveshja midis dy shpirtrave të ngjashëm, kur vetë shpirti njerëzor që në fillim është krijuar kontradiktor, që ngërthen në vetvete edhe anën qiellore, edhe anën tokësore (A.K.).
InshAllah Vazhdone... | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije Sun 10 Oct 2010 - 10:40 | |
| Kopshti i te dashuruarve dhe shetitja e te permalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije
Përgjigja e saktë e pyetjes së ngritur është të thuhet se, siç kaloi më sipër, dashuria është dy llojesh:
1) Dashuri kalimtare, për interes. Në këtë dashuri nuk është e domosdoshme përbashkësia midis dy palëve. Madje shpesh ajo shoqërohet nga urrejtja dhe përbuzja që i dashuri ndien ndaj dashuruesit. Midis tyre mund të ketë afërsi vetëm nëse edhe i dashuri ka interes ndaj dashuruesit të barasvlefshëm me interesin e këtij të fundit ndaj të parit. 2) Lloji i dytë është dashuria shpirtërore, e cila vjen për shkak të ngjashmërisë dhe përputhshrnërisë midis dy shpirtrave. Kjo dashuri është domosdoshmërisht reciproke midis dy palëve. Kështu, nëse dashuruesi do të mund të kontrollonte dashurinë e sinqertë që i dashuruari ushqen ndaj tij, do ta gjente atë pak a shumë të barabartë me të vetën.
Kur dashuria është e ndërsjellë Nëse dashuria ndërmjet dy palëve është e ndërsjellë, atëherë secili nga të dashuruarit gjen prehje në të. Kjo ia qetëson pak çfarë mund të ndiejë, dhe këtë mund ta konsiderojë një lloj kontakti të vendosur midis tyre. Një grua arabe ka thënë:
E kreva haxhillëkun, jo për ndonjë faj që kam bërë, por që të më lidhësh, o Zot, litarin e këputur. Ma more mendjen me dashurinë për të që në vogëli dhe tani që u bëra e madhe, ma kthe mendjen, ose dashurinë mes meje dhe atij bëje të barabartë, sepse Ti Zoti im je një Zot i drejtë!
Një tjetër ka thënë:
Aman, o Zot, zërja zemrën asaj me dashurinë për mua, ashtu siç me të Ma zure zemrën time, kështu që të lehtësohet ajo çka ndiej brenda.
Një grua ka qortuar të shoqin e saj, duke i thënë: "I lutem Atij që i ka ndarë risqet ndër robërit e Vet, që të ndajë dashurinë mes meje dhe teje!" Pastaj ka recituar:
I lutem Atij që dashurinë time e ka çuar Drejt teje, ndërsa tënden larg meje, Që të të sprovojë ty me atë që më ka sprovuar mua Ose dashurinë të ma nxjerrë prej zemre.
Një tjetër ka thënë:
O Zot! Nëse dashurinë mes nesh nuk e ndan në dy pjesë, atëherë bëmë të fortë për ta lënë atë me shpirtmirësi dhe më kthe zemrën prej Selmës, E kështu të të falënderoj.
Ebul Hudhejl Al-lafi ka thënë se nuk është e mundur që nën këtë qiell dhe në përbërjen e natyrave të ketë dashurues, i dashuri i të cilit të mos ndiejë asnjë lloj tërheqjeje ndaj tij. Këtë mendim ka edhe Ebul Abbas en Nashi, i cili ka thënë:
Sytë e tu janë dëshmitarë se ti po provon atë që provoj unë nga nxehtësia e dashurisë. Ndjenjat e tua janë si të miat, por ti me zor duron, ndërsa unë nuk kam fare durim.
Ebu Ujejna ka thënë:
Ajo fle në përçart je prej meje dhe unë përçart flas nga kujtimi i saj, Secili nga ne vuan tërë natën në pagjumësi. Sa herë që fle, ajo më sheh në shtrat krahë saj Po dhe unë ashtu e shoh sa herë që përgjumem. Kur takohemi në ëndërr ajo e pranon mëkatin tim Por kur e pyes atë zgjuar, ajo e mohon. Të dy jemi njësoj në dashuri, por ajo duron nganjëherë, ndërsa unë nuk kam durim.
Urva Ibn Udhejna ka thënë:
Ajo që pretendon se ka zemrën tënde Ajo është krijuar si dashuria jote dhe ti je krijuar si dashuri për të. Kështu, ti ke ato që ajo thotë se ka, secili nga ju I shfaqi tjetrit të gjithë dashurinë që ndjen.
Pra, nëse shpirtrat përputhen, shkrihen dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin, atëherë edhe trupat ndërveprojnë dhe kërkojnë afërsinë dhe shkrirjen e njetrajtshme që kanë shpirtrat, sepse tek e fundit, trupat janë veglat dhe bartësit e shpirtrave. Në të njëjtën formë Allahu e ka vendosur epshin seksual te mashkulli dhe femra, duke bërë që ata të kërkojnë bashkimin dhe shkrirjen trupore me njëri-tjetrin, ashtu siç ekziston ky bashkim midis shpirtrave të tyre. Madje edhe akti seksual në arabisht quhet "xhima"', që do të thotë bashkim', ose "ifda", që do të thotë "të arrish diku", pasi gjatë kontaktit, palët arrijnë te njëra-tjetra dhe hapësira ndërmjet tyre zhduket. Nëse dikush thotë: "Sa më sipër tregon se dashuria shtohet pas marrëdhënieve intime, porse realiteti tregon të kundërtën, sepse marrëdhëniet intime e shuajnë zjarrin e dashurisë, e ftohin temperaturën e saj dhe e qetësojnë shpirtin e dashuruesit", atij i thuhet se njerëzit për këtë çështje kanë mendime të ndryshme. Disa njerëzve pas marrëdhënieve intime iu shtohet dhe iu forcohet dashuria. Kjo është njëlloj si rasti kur dikujt i përshkruhet diçka dhe ai e dashuron atë, ndërsa më pas, kur e provon atë gjë, e dashuron dhe e dëshiron edhe më shumë. Në një hadith të vërtetë të transmetuar nga Profeti (alejhis-salatu ues-selam) është vërtetuar se kur engjëjt ngjiten te Zoti i tyre, Ai i pyet ata rreth robërve të Vet, megjithëse Vetë i njeh më mirë ata. Engjëjt ithonë: "Ata të lartësojnë, të lavdërojnë dhe të shenjtërojnë." Ai i pyet: "Po a më kanë parë?" Ata i thonë: "Jo!" Atëherë Ai thotë: "Po sikur të më kishin parë?" dhe engjëjt përgjigjen: "Sikur të të kishin parë, do të të lartësonin, do të të shenjtëronin dhe do të të lavdëronin edhe më shumë." Pastaj engjëjt thonë: "Gjithashtu ata të lusin Ty t'u japësh Xhenetin." Allahu u thotë: "Po a e kanë parë atë?" Engjëjt përgjigjen se jo. Atëherë Allahu i pyet: "Po sikur ta kishin parë?" dhe engjëjt thonë: "Atëherë do ta kërkonin Xhenetin edhe më shumë ..."49 Është e ditur se dashuria për diçka të mirë është më e fortë tek ai që e ka provuar këtë të mirë dhe nuk duron dot pa të, sesa tek ai që nuk e ka provuar. Edhe dashuria që ekziston ndërmjet dy bashkëshortëve, pas kontaktit të tyre seksual është më e madhe sesa para këtij kontakti. Shkaku natyror është se dëshira e zemrës përzihet me kënaqësinë e syrit. Kështu, kur syri heh diçka, zemra e dëshiron atë gjë. Kjo bën që gjatë kontaktit, kur trupi prek trupin tjetër, të bashkohen dëshira e zemrës, kënaqësia e syrit dhe kënaqësia e të prekurit. Dhe kështu, kur njeriu shkëputet nga kjo gjendje, "etja e tij ndien akoma më shumë tërheqje për t'u kthyer në të sërish dhe dëshira e tij bëhet edhe më e fortë, siç kanë thënë:
Dëshira bëhet edhe më e fortë Kur shtëpitë i kemi pranë.
Për këtë arsye, dhimbja dhe dëshpërimi shumëfishohen për dikë që e ka parë njeriun që do apo ka pasur kontakte me të, kur nuk mund të arrijë ta takojë më. Nga ana tjetër, kënaqësia e tij rritet kur takohet sërish me njeriun që do. Kjo ndjenjë është më e fortë sidomos për gruan. Pasi provon ëmbëlsinë e burrit - sidomos ëmbëlsinë e herës së parë - ajo thuajse nuk përmbahet më. Ejmen Ibn Hurejmi ka thënë:
Kontakti me gratë i vdes kritikat e tyre Ndërsa shmangia e tij i ringjall ato sërish.
Zuhejr Ibn Miskini u martua me një vajzë të re, por nuk kishte se me çfarë ta kënaqte. Kur ajo e la t'i afrohej dhe nuk pa tek ai ndonjë gjë që mund ta,kënaqte, e la atë dhe nuk u kthye më. Pas kësaj Zuhejri thuri shumë vargje, ndër të cilat:
Pasi i dhurova me mijëra puthje, ajo tha: Mjaft, nuk ke diçka tjetër veç puthjes? I thashë se kam dashuri për të që e ruaj në zemër Dhe lotë që do të mbushnin edhe fundin e pusit. Atëherë me tha: Për at' Zot, ç'kënaqësi ndien një djalë Prej dashurisë, kur veprat e tij ia kundërshtojnë fjalët.
Një tjetër ka thënë:
Suada pa nga unë sevda pa bërje dashurie Dhe tha: "Litari ynë qenka i këputur. Nuk dua prej teje dashuri që s'ka kënaqësi E cila prej teje të hyjë në kënaqësinë time. Nëse më puth dhe një milion herë, Nuk kënaqem veçse duke bërë dashuri. Nëse sevdaja nuk ka bërje dashurie, I dashuri është si gjë e humbur. Bërja e dashurisë është kulmi i sevdasë për një femër Dhe arsyeja që i fton ashikët rreth saj". Ndërsa ajo po ikte i thashë: "Eja, Sepse pas sodit ti s'do shqetësohesh më. Sikur të më kërkosh një ditë pa bërë Dashuri me ty nuk do të të bindem". Atëherë më tha: "Mirë se erdhe, o djalë bujar Dhe larg qoftë frikacaku! Nëse burri nuk është nga ata që bëjnë dashuri Në shtëpi shihet si dikush që s'jep kënaqësi"
Një tjetër ka thënë:
Kur iu ankova për dashurinë më tha: "Gënjen! Sa herë të kam vizituar e vetme, Por asnjë rrobë nuk u zhvesh për kënaqësi, Kështu që u ktheva dhe nevojat e zemrës nuk u plotësuan. Po a ka qetësi njeriu kur shkon në burim Dhe kthehet prej tij i etur, i përvëluar"
Abbas Ibn Ahnafi ka thënë:
Sevdaja mes dy të dashuruarve nuk është e kulluar, Nëse ata dashuri që ngrihet mbi çdo kënaqësi s'kanë provuar.
Hudba Ibn Hashrami ka thënë:
Për Zotin, zemrën e përvëluar s'e shëron Fryrja dhe varja e nuskave në qafën tënde; As të folurit pa qenë bashkë; As qëndrimi pa u puthur; As puthjet pa u pleksur Pa i ngritur këmbët sipër këmbëve.
Një tjetër ka thënë:
Thuajini Atikas, e cila veç me Një shikim arrin kënaqësinë, Se unë e dua për të bërë dashuri Dhe nuk e dua vetëm për ta parë. Po të arrinte veç kjo të më kënaqte, Do të kënaqesha duke parë hënën. Ilaçi i dashurisë janë puthjet, nuhatja, vënia e barkut përmbi bark, lëvizjet që i bëjnë sytë të qajnë Dhe kapjet për supesh dhe gërshetash.
Një grua, së cilës dikush i kërkonte muhabet, ka thënë:
Nëna s'më ka urdhëruar për këtë gjë, As për të puthur apo për të nuhatur, Por për të bërë dashuri që të më kënaqë dëshirën Prej së cilës unaza të më zbresë te mëngët.
Autori, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Pyeta juristin e dashurisë rreth shkakut të saj Dhe i thashë se tani i ankohem shehut tim. Ai më tha se ilaçi i dash urisë është të ngjitet trupi me trupin e atij që do, nëse jeni vetëm, Dhe më pas të bëheni njësh e të përqafoheni; Ta puthësh atë derisa të ngopesh Dhe të plotësosh të gjitha dëshirat e zemrës Me siguri përderisa i dashuri të shkon pas fijes. Nëse kjo bëhet në hallall, sa e mirë që është Ajo dashuri me të cilën e takon i kënaqur Mëshiruesin. Nëse kjo bëhet në haram, atëherë prit Një dënim, që do të të bëjë të heqësh e të vuash.
Disa kanë thënë se dashuria nuk merr formë pa i grisur burri rrobat e veta dhe gruaja e dashur vellon e saj, siç ka thënë një poet:
Nëse griset pelerina, bashkë me të griset dhe velloja E kështu me radhë derisa të dy të mbesim pa gjë në trup. Sa rroba zbukuruese kemi hequr Dhe sa vello vajzash jo lëneshë.
Kur një gaztor dëgjoi vargun e Ma'munit: "Dashuria s'është veçse puthje ..."50, tha: "Ma'muni ia ka futur kot". Pastaj vazhdoi:
Dashuria lëshoi vezë në zemrën time Dhe mjerë nëse ajo kriset për të çelur! Atëherë s'më bën fajde dashuria Po nuk e pastrova vetë tubin Dhe po s'i vendosi qerosi Dy torbat e tij në kuzhinë.
Ibn el Rumi ka thënë:
E përqafoj atë, por vetja ende e dëshiron. A ka më pas përqafimit afrim?! E puth gojën e saj që të shuhet afshi, Por nga ajo që provoj më shtohet pasioni. Përvëlimin që kam brenda nuk mund ta shuajë ajo çka thithin buzët. Duket sikur sëmundjen zemrës s'ia shëron dot përveç pamjes së dy shpirtrave që bashkohen.
Taberaniu përcjell në librin e tij "El Mu 'xhem el euset" prej Ibn Abbasit, se dikush i tha Profetit (alejhis-salatu ues-selam): "O i Dërguari i Allahut! Kam në kujdestari një jetime, të cilën e kanë kërkuar për fejesë dy vetë: një i pasur dhe një i varfër. Ajo do të varfrin, kurse unë dëshiroj ta fejoj me të pasurin". Profeti [alejhis-salatu ues-selam) tha: "Për dy vetë që duhen nuk ka më mirë sesa t'i martoni ata." Sipas Taberaniut dhe Darekutnit, ky hadith është garib, pra i rrallë.
Hind Bint el Muhel-lebi ka thënë: "Nuk shoh zgjidhje më të mirë për gratë e mira dhe të këqija, sesa bashkimi i tyre me burra në të cilët gjejnë qetësi. Sido të jetë burri, i fuqishëm apo i dobët, gjetja e qetësisë në të është gjeja me e mire. "
Hakimi ka shënuar në librin e tij një fjalë të Ebu Hurejrës (radij-Allahu anhu), duke ia atribuar Profetit (alejhis-salatu ues-selam): "Katër nuk ngopen me katër të tjerë: Nuk ngopet toka me shi; nuk ngopet femra me mashkullin; nuk ngopet syri me shikim; dhe nuk ngopet dijetari me dije." uk është aspak e vërtetë se kjo thënie është e të Dërguarit të Allahut (alejhis salatu ues-selam). Kjo është një nga fjalët e shumta të Ebu Hurejrës (radij-Allahu anhu).52 Taberaniu ka shënuar në librin "El Mu 'xhem el euset" prej Ibn Omerit, se Profeti (alejhis-salatu ues-selam) ka thënë: "Kënaqësia që ndien mashkulli në krahasim me kënaqësinë që ndien gruaja është si gjurma e një fije peri në baltë. Por Allahu i ka mbuluar gratë duke iu dhënë turpin.''53 Edhe ky hadith nuk vërtetohet të jetë thënë nga i Dërguari i Allahut (alejhis-salatu ues-selam), sepse në vargun e transmetuesve të tij ka shumë errësirë, prandaj ai nuk mund të merret për bazë.
InshAllah Vazhdone... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije | |
| |
| | | | Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve nga Ibn Kajjim El Xheuzije | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |