Nje person rrinte ndalur ne nje vend te populluar urban, shihte se si bota ne pa mbarim dhe ne pa ndalese vraponte tmerresisht perrreth tij pa e pyetur, veç duke rendur e duke mos e pritur. Rrinte i ndalur i heshtur pa mare fryme ne mes te asaj vorbulle gjigante ngjarjesh dhe ngarendje te forte, veç syte rrotullonte per te parë çka ngjante perreth tij! Allah! Nje nevoje e pa permbajtshme per te ndalur boten, per te frenuar kedo qe vraponte per te heshtur zhurmat e burive motorrave e makinave e njerezve qe bertisnin ulerisnin e çirreshen me vrap perreth e ngado! Mjaaaft! Allah! JaRrabbih! Me jep qetesi! Me jep qetesi e me jep qetesi!!! O Zoti im me jep qetesi! Jepi botes pak pushim se po pellcet nga vetvetja e veten spo e mban, bashke me vete po me mer dhe mua po une jam i Yti! O Zot nuk jam i kesaj bote qe po me shtrengon e perplas ne çdo cep po me hedh e pertyp e peshtynë! O Zot! Me jep fryme ne namaz te qetesohem, boten ta hedh mbas kraheve veshet te shurdhoj e syte te verboj te shoh veç pluhurin e tokes ku do te vej ballin tim Ty te te lutem, te ndegjojne veshet e mi veç fjalen tende te Kur’anit buza duke pershperitur, te levizin gjymtyret e mia ne rekat namazi, ne shoqerine e engjejve me ler Ty te te adhuroj. Allah! Une jam ne bote, e bota eshte e Jotja! Hap syte, nje turme e vogel nejrezish ishin mbledhur rreth tij, kush duke nenqeshur e komentuar, kush duke i bere ndonje fotografi me celular modern. Personi ngrihet, shkund pluhurin e namazit nga vetja, mer fryme thellë me te gjithë fuqinë qe ka, e vashdon rrugen e tij me nje buzeqeshje lehtesimi mbi fytyre. Ky eshte muslimani ne boten moderne, oaz ne shkretetiren shpirterore urbane.