Në pritje të një momenti të Premtuar
Në pritje të një momenti të Premtuar
Natë e qetë, e stërmbushur me Melaike që e kanë mbuluar tokën dhe kërkojnë robërit e sinqertë të cilët triumfuan, mbizotëruan dhe u liruan nga robëria e dynjallëkut.
"O Zot fali, O Zot mëshiroj", pëshpërisin. Ato hetuan një zë të mekur në një skaj të Botës, duke pëshpëritur në vete, e duke thënë; "O Zot, O Zot fagfirlii werhamni-Më fal mua,më Mëshiro...".
Mua më janë rënduar gjymtyrët me mëkate e që çdo ditë që kalon, zhytem edhe më thellë në to dhe zemra më është nxirë e më është bërë Katran, e shpirti im, ah shpirti im është vyshkur e e ka kapluar vjeshta dhe më janë duke më rënë fletët e fundit të Mëshirës.
A ka Pranverë për mua ore, pasi që më ka kapluar kjo vjeshtë e parakohshme e më pastaj pritet edhe dimri, acari, dëbora e furtuna që do më bartin herë në të majtë e herë në të djathtë, por pas tyre shpresoj të qel lulebora, shpresoj ta dëgjoj zërin e beharit, zërin e shpresës, parandjejë të më kaploj zëri i faljes, i mëshirës i spastrimit e çlirimit shpirtëror.
Dikur, kam dëgjuar se është një Moment i premtuar, një moment që para kohe vjen pranvera, që është mbi kohën, e quhet pranvera e jetës, kur ç'kërkon të ipet ç'dëshiron të plotësohet, ç'shpreson të realizohet e mbi të gjitha falja, ah falja, shkarkimi nga e kaluara e djallëzuar, e ky moment është Nata e Premtuat e Kadrit.
E unë nga tani kam filluar dhe jam duke i kërkuar këto momente.
Gjendja ime e ka tejkaluar këtë (është përmirësuar) çka i përkulem Zotit në nderim që më ndryshoj gjendjen time dhe një shkëndije Mëshire depërtoi në shpirtin tim të errësuar dhe ndriçoi shpirtin tim që ishte duke shkuar drejt Perëndimit (humnerës), e un,e un u rilinda edhe një herë, edhe një herë u riktheva në jetë dhe tani jam duke i shijuar momentet e premtuara e të lumtura, ku kam vënë në binarë jetën time dhe jam duke udhëtuar drejt rrugës qe më dërgon në Parajsë dhe kamë vënë në ekuilibër anën time të qejfeve dhe shpirtit tim me ç'rast po ndihem se po rrugëtoj drejt kënaqësisë e lumturisë.
Kjo pëshpëritje lumturie është si rezultat i formulës së paqes e shpëtimit që filloi pikërisht në këto momente në natën që e përkujtojmë çdo vit.
Por prap e kaluara, ah e kaluara më brengos e shpesh rrënqethem nga frika dhe droja se a thua jam mëshiruar për te kaluarën time ?
Por zëri i shpresës më ngushëllon :
"O ti mëkatar kërko falje se do të falësh, në Momentet e premtuara".
Ky Refren më përsëritet nëpër kokë dhe ushton pandarë në ndërgjegjen time tani më shpesh përderisa jemi në muajin e bekuar.
Të nderuar bashkëvëllezër e motra të bashkësisë së vetme të shpëtuar, Dijeni!
Se…
Këto momente janë qaste nga Nata e bekuar e Kadrit .
Natë kur ndodhi mrekullia, e edhe një herë u puçit toka më qiellin edhe një herë Zoti i dha një rast krijesës më të çmuar të TIJ të ngritët dhe ta rimarr veten e ta kuptoj qëllimin pse erdhi në këtë botë.
Momente të Mëshirës kur filloi të zbret mëshira për mbarë njerëzimin.
Qaste kur filloi që errësira që e kishte mbështjellur globin t'ia liron vendin dritës.
Momente të pritura të vazhdimit të Paqës.
Momente të pritura të shkëndijës së dritës që zëntë vendin e errësirës së kamotshme,dritë kjo u qe u shpërnda kudo dhe nuk do shuhet deri sa të ketë O2 në këtë Universë.
Moment i pritur i Faljes e Mëshirës nga Allahu mbi mëkatin e inspiruar nga Djalli.
Momentet që i presin Vlerësohen sa…:
"Nata e Kadrit është më e vlefshme se sa 1000 muaj"(el-Kadër 3)
Kur, përkujtojmë e presim këto momente shpresojmë të arrijmë të mira sa një jetë e njeriut, këto grumbuj shpërblimesh si shpagim për njeriun që përkujton çastet kur filluan të shkruhen nga e djathta fletët e mbetura të historisë njerëzore.
Nën ethe e lot, të përzier, nga frika e shpresa, priten këto momente nga muslimanët e të 4 anëve të botës të përulur në sexhde e duke pëshpëritur fjalët që u porositën nga krijesa më e çiltër, i dërguari i njerëzimit Muhammedi a.s:
"Allahumme Inneke afuvun tuhibbul afve fe`afu anni."
"O Zot Ti je Falës e do faljen andaj më Fal Mua".
Melaiket ende janë duke kërkuar Paqe, Falje për besimdrejtit deri, në :
"Selam (Paqe) ashtu është deri në agim"
Ah, tani ndihem më rehat sepse shpresoj se do të përjetojë Momentin e Premtuar…