Qindra gra burra, fëmijë e pleq, me lule në dorë, parulla për
mbështetjen e popullit palestinez, dhe famuj shqiptar, të Maqedonisë,
Turqisë dhe Palestinës pritën sot tre aktivistëtët humanitar që
ishin pjesë e karvanit të anijeve që udhëtonin drejt Gazës e që u
sulmuan nga forcat izraelite 6 ditë më parë. Jasmin Rexhepi, Sami Emini
dhe Sead Ramadani shprehën gëzimin për kthimin e tyre, por njëkohësisht
edhe pikëllimin për mos përfundimin e misionit humanitar. Ata rrëfyen
edhe për përjetimet që i kanë pasur në anije dhe në burgun në Bershevë.
Sulmin e forcave izraelite ata e krahasuan me sulm të piratëve.
“Ne
ishin në lutjen e mëngjesit, sulmi ishte i papritur, pa kurrfarë
paralajmërimi, pa shenja se ajo është ndonjë ushtri. Dëgjuam zhurmën e
anijeve dhe më pas shpërthimin e granatave. Kishte një kohë të shkurtër
panik në anije, i larguam brenda ata më të moshuarit, gratë dhe
fëmijët. Nuk dinim se çka po ndodh, nuk ishim në Somali që të presim
piratët, por ajo na ndodhi, u rrëmbyem në mes të ujërave
ndërkombëtare", tregon Jasmin Rexhepi, aktivist humanitar.
”Veprimet
nuk i kanë takuar një armate të konsoliduar. Edhe pasi na kanë
robëruar, edhe gjatë sulmit nuk ka kurrfarë norme të armatave të
rregullt të veprohet ashtu edhe kemi qenë në ujëra ndërkombëtare kështu
që gjithçka ka qenë jo e rregullt nga ana e tyre”, ankohet Sead
Ramadani, aktivist humanitar.
"Që në anije ne kishim maltretime.
Maltretimi më i madh ishte që nga largimi një nga një me duar të
lidhura, ia shihni shenjat i kam akoma në dorë nga shtrëngimi si dhe
kishim presione. Vështirësia më e madhe ishte mbajtja e duarve lidhur
dhe të shtrënguara, dhe vështirësia e dytë është se na kanë mbajtur
ulur në vend me ujë 14 apo 15 orë duke mos na lejuar të shkojmë për
ujë apo në tualet", rrëfen Sami Emin, aktivist humanitar.
Aktiviteti
humanitar i Jasminit, Seadit dhe Samiut është mbështetur fuqishëm nga
qytetarët që kishin dalur t'i prisnin me parulla në mbështetje të
popullit palestinez.
”Këtu kemi ardhur, siç po i shihni vet, me i
prit heroit tanë human që ishin në një rrugë mjaft njerëzore, mjaft
humane, për të ndihmuar bonjakët palestinez, të varfrit palestinez,
t’ua zgjasim dorën, mirëpo fatkeqësisht nuk arritën së paku t’ia
dërgojnë lodrat fëmijëve”,
”Këtu jemi të shprehim solidaritetin me popullin palestinez dhe t'i presim humanitarët tanë”.
”Sot
jemi për t'i pritur vëllezërit tonë, të cilët ishin bashkë me të tjerët
për në Gaza, mirëpo siç e dini ju dhe e gjithë bota, ndodhi ajo që nuk
duhej të ndodh”.
Aktivistët falënderuan konsullin e Maqedonisë në
Izrael dhe Turqi për angazhimin e dhënë, qytetarët që kishin dalë për
t’i pritur dhe mediat për interesin e treguar. Pritje madhështore për
tre akitivistët humanitar ishte organizuar në Sllupçan të komunës së
Likovës.alsat