Nga dita e shtunë Egjipti do të hap kufirin me gazën, në vendkalimin Rafah. Palestinezët e Gazës për herë të parë pas katër viteve do të mund që lirshëm të hyjnë dhe të dalin në territorin e tyre që nga viti 2007 kur në pushtet erdhi Hamasi.
Megjithatë, kalimet kufitare izraelite janë më të rëndësishme, vlerëson AP, sepse nëpërmjet tyre kalon shumica e mallit.
Shteti Izraelit para një viti në mënyrë të konsiderueshme e ka lehtësuar kalimin e mallit për në Rripin e gazës, mirëpo edhe më tej kufizon hyrje daljet e banorëve të Gazës në vendkalimin e saj veriorë.
Agjencia e lajmeve egjiptiane MENA përmend se vendimi i autoriteteve egjiptase për të hapur vendkalimin Rafah është pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund ndarjes palestineze dhe arritjen e një pajtimi kombëtarë.
Egjipti dhe Izraeli kufizuan lëvizjen e njerëzve dhe mallit në Rripin e Gazës në vitin 2007 pas fitores së lëvizjes islamike Hamas në zgjedhje.