Esadi djeg pyjet në kufirin me TurqinëPretendohet se ushtria e Esadit këtë herë u ka vënë zjarrin pyjeve që ndodhen afër kufirit turk, ku janë fshehur opozitarët. E hëne 4 Qershor 2012 23:33 Zjarri ka rënë në zonat afër kufirit me Turqinë dhe bëhet e ditur se ka kaluar edhe në anën e Turqisë. Zjarri është vënë në 20 pika të ndryshme të kufirit dhe nga ana e Sirisë nuk është bërë asnjë ndërhyrje për shuarjen e zjarreve. Flakët e zjarrit hynë edhe në Turqi, në vendin afër nënprefekturës Jajladaë (Yayladağı). Mësohet se zjarri është përhapur shumë shpejtë. Ekipet turke që prisnin në gatishmëri në kufi nisën punimet për marrjen e flakëve të zjarrit nën kontroll. Nga ana tjetër vazhdojnë largimet masive nga Siria drejt kufirit turk. Në orët e para të ditës së sotme nga qyteti kufitar i Hatajit në Turqi hynë 155 sirianë, 19 pre të cilëve janë ushtarakë. Refugjatët sirianë u dërguan në Shanllëurfa (Şanlıurfa), ku dhe do të sistemohen. Numri i shtetasve sirianë që kanë ardhur deri tani në Turqi i ka kaluar të 25 mijët./trt/