PASTORI TERRY JONES DJEG SËRISH KURANIN
Pastori amerikan Terry Jones, përpara një grupi prej 20 personash, ka vendosur të djegë sërish një kopie të Kuranit dhe një portret të profetit Muhamed.
Objektivi i tij është të sigurojë lirimin e Youcef Nadarkhani, një pastor i krishter i dënuar me vdekje në Iran, por efekti i veprimit të tij mund të jetë komplet tjetër.
Pamjet e djegies së librit të shenjtë islamik dhe ajo e portretit të profetit janë xhiruar nga një telefon celular dhe janë transmetuar në youtube, duke bërë xhiron e botës dhe duke shkaktuar reagime të shumta, transmeton TCH.
Ministria e Jashtme iraniane ka reaguar duke deklaruar se veprimi është në linjë me “projektin e dështuar të islamofobisë” dhe ka kërkuar që presidenti amerikan të kërkojë falje.
Gjesti i paralajmëruar i pastorit, i kryer përpara një kishe në një fshat të Floridës, ka bërë që në atë vend të mblidhen shumë njerëz, para të cilëve ai ka hedhur në mes të flakëve librin e Kuranit.
Kjo nuk është hera e parë që Terry Jones djeg librin e shenjtë. Në masr të vitit 2011 ai dogji një të tillë dhe transmetoi pamjet e “ceremonisë” në internet.
Pamjet shkaktuan akte të shumta dhune në veri të Afganistanit, ku humbën jetën 12 persona. Pikërisht për këtë, Pentagoni bëri presion ndaj pastorit për të ndalur veprimin e tij ekstrem, por pa patur sukses/koha
Tue 1 May 2012 - 12:29 nga Reggie Cibaku