Malli i një mërgimtari që shpirtin ia djeg. Ndalo sepse s’po mundem më të duroj! Jam bërë si një i varfër që në të ftohtin nuk ka ku të qëndroj. Jam bërë si një lejlek që vetëm në një stinë, strehë për të vegjlit bënë. Jam bërë si një njeri i gjorë që të vërtetën kërkon.
Nuk e ke gabim. Ajo çka unë them, është më shumë se një vendim. Kërkoj vendlindjen e birit tim të cilin e kam rritur sikur të ishte jetim. Kur ishte i vogël kërkonte ushqim. Dilja e punoja t’i siguroja ushqim. Nëna e tij kërkonte rroba, nuk kisha para as t’i blija lodra, dalëngadalë po dobësohesha e më humbte shpresa. Të gjithë mendonin, se larg vend-lindjes, punët i kisha mirë. Nuk e dinin se unë jetoja një jete te vështirë. Ajo çka dua te them është se malli me ka marrë, ta shoh atdheun tim e të punoj në timen arë.
Ndoshta në këtë gjendje as-njëherë nuk do vija, po të mos e lija vendin aty ku jetën kisha. Mendoja pa ndalë se çka të veproja, shpirtin ma kishte djegur një ndjenjë që se harroja, birin tim dhe familjen ta gëzoja që në shtëpi i lumtur të shkoja.
U mundova, dorën askujt nuk i shtrova. Nuk kërkova, ngaqë mundja të punoja. Puna më priste ditë e natë, në fund merrja një qindarkë. Me to fëmijës ushqim i blija. Dua të kthehem në atdheun tim, më prano o vendi im! Pa ty nuk jam më një trim, dua ta shpëtoj familjen birin tim ta çliroj veten nga ky mallëngjim!