Me mall dhe dëshirë të presin besimtarët.
Atëherë:
- Mirë se vjen muaj i nderuar dhe shumë i respektuar.
- Mirë se vjen muaj i agjërimit, i namazit, i leximit të Kuranit.
- Mirë se vjen muaj i tejkalimit dhe faljes së mëkateve.
- Mirë se vjen muaj i bereqetit dhe mirësisë.
- Mirë se vjen muaj i riteve dhe adhurimeve.
- Mirë se vjen muaj i taravive, namazit të natës e i nafiles.
- Mirë se vjen muaj i dritës dhe i ndriçimit.
- Mirë se vjen muaj i përfitimeve të mëdha.
- Mirë se vjen muaj i lënies së gjynaheve.
O muaj i nderuar!
Mëshiroj dhe fali besimtarët!
Lotët e tyre rrjedhin, gjuhët belbëzojnë, zemrat i kanë të pikëlluara.
Besimtarët, presin faljen, mëshirën, lirimin e qafave nga zjarri.
Allahu im! Qafat e tyre liroj nga zjarri.
Allahu im! Na mundëso që në këtë muaj ta fitojmë mëshirën Tënde.
Allahu im! Pranoje agjërimin dhe ibadetet.
Allahu im! Ty të takon falënderimi fillim e mbarim.
Allahu im! Ty dhe vetëm Ty të falënderojmë për imanin, Islamin, Kuranin, agjërimin, namazin, të mirat e panumërta.
Allahu im! Të lavdërojmë dhe të falënderojmë për gjithçka.
Allahu im! Kërkojmë faljen Tënde “ISTIGFARIN” nga të gjitha mëketet, gjynahet, gabimet, lëshimet.
Allahu im! Te Ti kthehemi me pendim.
Allahu im! Ti je i Gjithëmëshirshmi na mëshiro.
Allahu im! Ti je Falës i madh, na falë me faljen Tënde.
Vëlla!
Motër!
Sinqerisht përgjigju pyetjes: A të ka marr malli për Ramazanin? A je përmalluar për Ramazanin?