Kleriku
kontrovers i kishës ungjillore nga Florida Terry Jones, të dielën në
një kishë të vogël në Florida e “mbikëqyri” djegien e kopjes së librit
të shenjtë musliman, Kur’anit.
Të dielën është mbajtur “gjykimi i Kur’anit”, ndërsa pastori Wayne
Sapp Librin i shenjtë e shpalli “fajtor për krime” duke e “ekzekutuar”.
Djegia e Kur’anit u mbikëqyr nga prifti Terry Jones, i cili vitin e
kaluar, në përvjetorin e sulmeve terroriste të Qendrëns botërore të
tregtisë në New York, më 11 shtator, kishte për qëllim djegien e tij.
Librin e shenjtë e mbajtën me orë të zhytur në vajguri dhe më pas e
vendosën në një enë metalike në mes të kishës, dhe Sapp ia vuri zjarrin.
Kur’ani është djegur për dhjetë minuta, ndërsa të pranishmit e
fotografonin këtë skenë duke u lutur.
Të përkujtojmë se kleriku Terry Jones pati ngjallë zemërimin e
opinionit kur në shtator kishte për qëllim djegien e Kur’anit, ndërsa
qëllimin e tij e kishin dënuar presidenti amerikan Barack Obama,
sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe ministri i mbrojtjes Robert
Gates.
Qëllimin e tij nuk e kishte realizuar, duke u shprehur se këtë assesi
nuk do ta bënte, sepse tashmë e kishte arritur atë që dëshironte. Sot,
ai thotë se është përpjekur që “muslimanëve t’u jep shansin që ta
mbrojnë librin e tyre të shenjtë, por nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.”
Djegia e Kur’anit ishte e hapur për publikun, por “gjykimin” dhe
“ekzekutimin” e Librit të shenjtë e ndoqën vetëm 30 njerëz, njofton AFP.
Edhe pse disa ditë më parë Jonesi ka paralajmëruar këtë ngjarje, një
numër i madh e kanë injoruar. U shfaqën vetëm disa pasues të tij të
ushqyer me urrejtje.
Megjithatë, kleriku kontrovers mendon se “gjykimi i Kur’anit” ishte i suksesshëm./IGJ/