Autoritetet egjiptiane rihapën pikëkalimin kufitar Rafah me Rripin e Gazës, pas mbylljes tetë-ditore.
"Autoritetet egjiptiane njoftuan se vendkalimi kufitar në Rafah do të mbetet i hapur deri të hënën," njofton departamenti i kufijve, në një deklaratë, për Agjencinë Anadolu.
Ambasada palestinez në Kajro kishte thënë më parë se terminali do të hapet për tre ditë, për të lejuar kalimin e rasteve humanitare.
Vendkalimi Rafah përfaqëson të vetmen portë të Gazës me botën e jashtme, pasi të gjitha pikat e tjera mbeten të bllokuara nga Izraeli.
Rripi i Gazës strehon rreth 2 milion banorë, dhe është duke vuajtur nën një bllokadë rrënuese izraelite që nga viti 2007, duke i detyruar banorët të gërmojnë tunele nëntokësore përgjatë kufirit me Egjiptin përmes të cilit sjellin mjetet e nevojshme ushqimore, mjekësore dhe karburantet. Pas ardhjes në pushtet të Muhamed Mursit, jeta në Gaza ishte përmirësuar pasi presidenti egjiptian hapi kufirin dhe mundësoi kalimin e ndihmave humanitare. Por menjëherë pas përmbysjes së Mursit, autoritetet e grusht shtetit mbyllën kufirin, duke shënuar rikthimin e periudhës së diktatorit Husni Mubarak, i cili kishte mbajtur të izoluar banorët e Gazës për një kohë të gjatë.
/islamieshtedrit/