Qorapet e pasanikut
Nje burre pasanik kur e kuptoi se po i afrohej vdekja,e thirri prane djalin e tij dhe i la amanetin me te rendesishem.
I tha:"kur te vdes me fut ne varr me qorape".
I biri megjithese nuk e kuptoi deshiren e te atit ,pranoi.
Perpara se te largohej i ati i dha edhe nje leter ne dore dhe e porositi qe pas vdekjes se tij ,ne momentin e pare qe do te mbetej ngusht te hapte letren.
Kaluan kohe dh eme ne fund burri dha shpirt.Ne kete moment djali fillon te mendoje si t'ia beje per ta varrosur te atin me qorape.Shkon tek nje hoxhe dhe e pyet a eshte e lejuar nje gje e tille ne islam?por hoxha i kthen pergjigjje negative.
Shkon e pyet edhe nje hoxhe tjeter por edhe ky i pergjigjet "gje qe s'behet,kjo nuk eshte e lejuar nga feja jone."
Djali tani ishte ne nje gjendje qe nuk po dinte si te vepronte,ne kete moment iu kujtua porosia e dyte e te atit,qe pas vdekjes se tij ,ne momentin qe do te mbetej ngushte te hapte letren dhe keshtu beri.Ne kete leter qe hapi djali shkruheshin keto rreshta:
"Bir! siq po e shikon edhe vete,une megjithese jam kaq shum i pasur nuk marr dot me vete as nje pale qorape.Tani ti mendo vete per te tjera....!"