Një ditë në jetën e një agjëruesi
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit e Mëshirëplotit. Falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të Dërguarin Muhamed.
Vëlla i dashur! Gëzuar muajin e Ramazanit!
A dëshiron ta ruash veten nga etja për pesëdhjetë mijë vjet Ditën e Kiametit?
Nëse agjëron një ditë në muajin Ramazan, atëherë ti agjëron katërmbëdhjetë orë, respektivisht pesëdhjetë mijë sekonda afërsisht.
A mund të imagjinosh se agjërimi i pesëdhjetë mijë sekondave në muajin Ramazan të ruan nga etja e pesëdhjetë mijë viteve në Ditën e Kiametit?
Kjo do të thotë që një sekondë e vetme në Ramazan është si një vit i plotë nga vitet e nxehtësisë dhe etjes së Ditës së Kiametit!
Vëlla i dashur! Nëse të kalon Ramazani, asnjëherë nuk do të kompensohet. A nuk janë pak ato muaj të Ramazanit të humbur nga jeta jote më parë? Nëse rrëzohesh, ngrihu, mos e humb shpresën. Bëje sikur të jetë ky Ramazani i fundit në jetën tënde. Bëhu i vendosur dhe bashkohu me ne në këto projekte aq sa ke mundësi.
Projekti si të grumbullosh një miliardë për tridhjetë ditë: A e di se shpërblimet me rastin e përfundimit të leximit të Kuranit (hatme Kurani) në ditët e zakonshme arrijnë në 3.3 milionë shpërblime nëse i pranon ato Allahu i Lartësuar (do të thotë që shlyen 3.3 milionë gjynahe). Shumëfishimi i shpërblimeve gjatë muajit Ramazan ka bërë që shpërblimi i umres në Ramazan të arrijë shpërblimin e haxhit me të Dërguarin e Allahut. E çfarë mendon për shpërblimin me rastin e përfundimit të leximit të Kuranit në Ramazan? Qindra miliona mirësi janë para teje. A thua do t'i humbasësh ato e pastaj të pendohesh për një mirësi të vetme Ditën e Kiametit? Kështu që kredia jote është më e lartë sesa kredia e pronarëve të kompanive të shumta!
Një projekt për të filluar: Bëje fillimin e muajit më të fortë sesa tërë muajin. Menjëherë pas fillimit të natës së parë në Ramazan, bëhu i vendosur dhe përqendrohu që kjo natë të jetë nata e lirimit nga zjarri. Që nga nata e parë me lejen e Allahut të Lartësuar. Çdo natë pas iftarit bëhu i vendosur që ajo natë të jetë nata e lirimit nga zjarrit: "Allahu liron çdo ditë e natë njerëz nga zjarri." Albani e cilëson si të saktë. Para vetes ke gjashtëdhjetë mundësi për lirim nga zjarri. Çdo ditë një mundësi dhe çdo natë një mundësi tjetër gjatë muajit të Ramazanit.
Projekti Ramazani më ka ndryshuar (projekti i përgatitjes për teravi): Bëhu gati për dëgjimin e pjesës së caktuar të Kuranit gjatë natës në namazin e teravisë, me leximin e tij pas ikindisë me meditim dhe përsiatje. Kështu ke për të vërejtur dallim të madh në devotshmërinë tënde gjatë teravive (kësisoj, ti bën dy hatme në të njëjtën kohë, hatme dëgjimi gjatë teravisë dhe hatme leximi pas ikindisë). Ndërsa nëse arrin të lexosh komentimin e asaj pjese ose të dëgjosh ndonjë kasetë për komentimin e asaj pjese, do të kishe bërë një hatme që pakkush e praktikon sot! Kësisoj vjen ndryshimi në Ramazan (mos thuaj se është vështirë).
Projekti çelësat e depove të Allahut: A e di se gjatë Ramazanit ke gjashtëdhjetë lutje të pranuara? Kjo do të thotë se gjashtëdhjetë probleme prej problemeve në jetën tënde mund të zgjidhen. Gjashtëdhjetë ëndrra prej ëndrrave në jetën tënde mund të realizohen. "Çdo musliman çdo ditë dhe natë ka një lutje të pranueshme." (Albani e cilëson si të saktë). Sikur një njeri prej më të pasurve të të jepte gjashtëdhjetë çeçe të bardhë – si do të ishte gëzimi yt? Allahut i takon shembulli më i lartë, Ai të ka dhënë gjashtëdhjetë lutje të pranuara çdo ditë e natë.
Ndryshoje jetën tënde për gjysmë ore (ruaj një libërth lutjesh në xhepin tënd dhe lexo çdo ditë me përulësi e mos i humb çelësat e depove të Allahut në jetën tënde).
Projekti të kryesh haxh me të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të: "Umreja në Ramazan (ka shpërblim) sikur haxhi me mua." Nuk ka ndonjë punë e cila të bën të jesh me të Dërguarin e Allahut sikur sahabët, si umreja në Ramazan.
Projekti shtimi i furnizimit dhe zgjerimi i tij: Ke ndonjë hall me furnizimin? Dëshiron ndonjë pozitë shpërblyese? Dëshironi bashkëshort/e? Dëshironi fëmijë? "Kush dëshiron t'i shtohet furnizimi dhe pasuria, le t'i mbajë lidhjet familjare."
Mos harro t'i ftosh në iftar të afërmit dhe komshinjtë.
Projekti tridhjetë pallate në xhenet: Nuk bëhet fjalë për tridhjetë pallate në bregdet, në bregdetet e Havait apo Nisës në Francë, por në xhenet. Kujdesu çdo ditë për dymbëdhjetë rekate sunet (dy para sabahut, katër para drekës dhe dy pas, dy pas akshamit dhe dy pas jacisë).