Program ditor i një agjëruesi
Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve! Selamet dhe salavatet qofshin mbi më të zgjedhurin të Dërguarin Muhammedin, salallahu alejhi ve selem në familjen e tij dhe sahabët e me pastaj:
Ka thënë Allahu subhana ve te'ala:
E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.
(El-Mutaffifun,26)
Këtë plan dhe program që do ta shënojmë, mundet natyrisht, të merren mundësit e mundshme, ashtu si secilit i konvenon, por është me rëndësi që kur të vije rasti ta bësh njërën nga termet e theksuara, ta provojmë atë ta zbatojmë bile në një ditë.
Para agimit
1. Namazi natës:
Ka thënë Allahu subhana ve te'ala:
''Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? (Ez-Zumer,9)
2. Syfyri
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:
''Zgjohuni në syfyr, sepse me të vërtet, në të ka bereqet''(Buhariu dhe Muslimi)
3. Istigfari, të kërkosh falje deri në ezanin e sabahut:
Ka thënë Allahu, 'azze ve xhel:
Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate. (Dharijat,18)
Dy rekate të sunetit të sabahut:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem: "Dy rekate (Sunet) te namazit te sabahut janë më të mira se sa dynjaja dhe e tëra çka ka në të.'' (Muslimi)
Pas agimit:
Shko herët në namaz të sabahut:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem: "Si kur ta dinin rëndësinë e këtyre dy namazeve (Sabahut dhe Jacis) kishin shkuar edhe duke u zvarritur'' (Buhariu dhe Muslimi)
Të bësh dhikër, dua deri në kiamet:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem: "Duaja mes ezanit dhe ikametit nuk refuzohet.'' (Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Davudi)
3. Të qëndrosh dhe të ulesh në xhami me lexim të Kur'anit deri në lindje të diellit (dhikri i mëngjesit):
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka qëndruar pas namazit të sabahut në xhami deri në lindje të diellit (Muslimi)
Ka thënë Allahu tebareke ve te'ala:
''... lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur. (El-Isra,78)
Kush dëshiron të bëjë një hatme në ramazan, ai le të lexoj gjysmën e saj në këtë kohë.
Kush dëshiron dy hatme të lexoj në ramazan ai le të lexoj një në këtë kohë.
Kush dëshiron tri hatme ti lexoj në ramazan, ai le të lexoj një e gjysmë në këtë kohë.
Kush dëshiron më shumë se kjo vetë vetvetes le t'ia shtoj sa të ketë mundësi.
4. Falja e dy rekateve:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''Kush e fal namazin e sabahut me xhemat, pastaj qëndron duke e Madhëruar dhe Lavdëruar Allahun deri në lindje të diellit, pastaj i fal dy rekate, do të jetë i shpërblyer me shpërblimin e haxhit dhe umres, plotësisht, plotësisht, plotësisht.''(Hadithin e shënon Tirmidhiu)
4. Bëj dua (lute) Allahun që ta bëjë ditën e bereqetshme:
Ashtu siç ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem: '' Allahu imë, të lutem për të mirat e kësaj dite, me fitore, ndihmë, dritë, bereqet dhe udhëzim, kërkoj mbrojtje prej teje nga çdo e keqe që është në të dhe pas saj.'' (Hadithin e shënon Tirmidhiu)
6. Të flesh (pushosh) me nijetin e shpërblimit:
Ka thënë Muadhi, radijallahu anhu: '' Me të vërtet shpresoj shpërblim për gjumin tim, ashtu si shpresoj shpërblim kur zgjohem.''
7. Të shkosh në shkollë apo në punë:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem: '' Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë se sa ai i cili e ka fituar me dorën e tij. Me të vërtet i Dërguari i Allahut Davudi, alejhi selam, është ushqyer me pasuri duke e fituar me dorën e tij.''(Hadithin e shënon Buhariu)
I Dërguari salallahu alejhi ve selem thotë:'' Kush niset rrugës për të fituar dituri, Allahu do t'ia lehtësoj rrugën deri në Xhenet.''(Buhariu)
8. Ta Madhërosh dhe Lavdërosh Allahun, tebareke ve te'ala, gjate ditës:
''...dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen ''(Ar-R'ad,28)
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem''…le të jetë gjuha jote çdoherë e lagur duke e përmendur Allahun e Lartësuar''. (Tirmidhiu, Ibn Maxhe)
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:'' Banorët e Xhenetit nuk do të ankohen për asgjë, përveç momentit i cili ka kaluar, e në të nuk e kanë Lavdëruar Allahun e Lartësuar.'' (Hadithin e shënon Tabarani)
9. Sadakaja e përditshme:
Ta kesh në mendje se melaqet për çdo mëngjes bëjnë dua për atë i cili jep sadaka, siç cekët në hadithin e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem:'' O Allah, dhuroj secilit i cili jep dhe më shumë se që jep...'' (Hadithin e shënon Buhariu)
Pas dite:
1. Namazin e drekës ta falesh në kohë me xhemat.
Ka thënë Ibn Masudi radijallahu anhu. :''I Dërguari salallahu alejhi ve selem na ka mësuar gjerat që të dërgojnë në udhëzim, e njëra prej tyre është namazi i falur në xhami në të cilën thirret ezani.'' (Hadithin e shënon Muslimi)
2. Ti falesh sunetet e drekës, qe bien dymbëdhjetë sunete të vërtetuara të ditës, katër para farzit dhe dy pas farzit.
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:'' Ai i cili gjatë ditës dhe natës i fal dymbëdhjetë rekate sunet, do ti ndërtohet një shtëpi në Xhenet: Katër para namazit të drekës dhe dy pas , dy rekate pas akshamit, dy pas jacis dhe dy para sabahut.''(Muslimi)
3. Pushimi i shkurtër.
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''...edhe trupi yt ka të drejtë në ty...''
Ikindia:
1. Namazin ë ikindis ta falësh me xhemat.
Mundohu që ti falësh katër rekate para farzit, sepse ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''E mëshiroftë Allahu njeriun i cili i fal katër rekate para farzit të ikindis.''(Hadithin e shënon Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
2. Nëse mban dikush ligjëratë apo ders në xhami të qëndrosh dhe ta dëgjosh:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem: ''Kush shkon në xhami të mësoj diçka, ose të tjerët ti mësoj, ka shpërblimin e haxhit të kryer.''
(Hadithin e shënon Tabarani)
3. Qëndrimi në xhami:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:'' Kush merr abdesë në shtëpinë e tij, ashtu siç duhet, pastaj shkon në xhami, ai është mysafir i Allahut, ndërsa e drejta e atij që e viziton është që ta gostisë mysafirin e tij.''(Hadithin e shënon Tabarani)
Të lexojmë Kur'an sa të kemi mundësi, po nëse dikush dëshiron të bëjë një hatme në ramazan, ai le të lexoj gjysmën e saj në këtë kohë.
Kush dëshiron dy hatme te lexoj në ramazan ai le të lexoj një në këtë kohë.
Kush dëshiron tri hatme ti lexoj në ramazan, ai le të lexoj një e gjysmë në këtë kohë.
Kush dëshiron më shumë se kjo vetë vetvetes do t'ia shtoj sa të ketë mundësi.
4. Ta thuash dhikrin e mbrëmjes:
Akshami:
1. Të bësh dua para fillimit të iftarit:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''Tre personave duaja nuk u refuzohet, agjëruesit derisa të bënë iftar…''(Hadithin e shënon Tirmidhiu)
2. Ta fillosh iftarin me duan:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''
''U shua etja, u mbushën venat, dhe shpërblimi është siguruar, në dashtë Allahu.'' (Ebu Davudi)
3. Ta falësh namazin e akshamit me xhemat:
4. Shoqërimi me familje:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''edhe gruaja jote ka të drejtë në ty…''
5. Përgatitja për namazin e jacis dhe teravisë:
Jacija:
1. Namazin e jacis ta falesh me xhemat.
2. Namazin e teravisë ta kryesh deri në fund me imamin.
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:'' Kush e kalon ramazanin duke u falur, me besim dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut, xhele shanuhu, do ti falen gabimet e më parme'' (Buhariu).
Prej Ebu Dherrit, radijallahu anhu, transmetohet se ka thënë :''...kush falet pas imamit, derisa imami ta përfundon namazin e tij, do ta ketë shpërblimin sikurse të ishte falur tërë natën!'' (Hadithin e shënojnë pesë imamët ndërsa Tirmidhiu e sheh të vërtet)
3. Leximi i Kur'anit
Kush dëshiron të lexoj një hatme ne ramazan, ai le të lexoj gjysmën e saj në këtë kohë.
Kush dëshiron dy hatme të lexoj në ramazan ai le të lexoj një në këtë kohë.
Kush dëshiron tri hatme ti lexoj në ramazan, ai le të lexoj një e gjysmë në këtë kohë.
Kush dëshiron më shumë se kjo vetë vetvetes le t'ia shtoj sa të ketë mundësi.
Fundi i pjesës së tretë:
1. Namazi i natës, me ruku dhe sexhde të gjatë.
2. Falja e namazit të vitrit, për ata që nuk janë falur pas imamit me xhemat.
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''Bëni që namazi i juaj i fundit të jetë vitri.'' (Buhariu dhe Muslimi)
3. Kush dëshiron të lexoj një hatme në ramazan, ai le të lexoj gjysmën e saj në këtë kohë.
Kush dëshiron dy hatme të lexoj në ramazan ai le të lexoj një në këtë kohë.
Kush dëshiron tri hatme ti lexoj në ramazan, ai le të lexoj një e gjysmë në këtë kohë.
Kush dëshiron më shumë se kjo vetë vetvetes le t'ia shtoj sa të ketë mundësi.
Në kohë të lirë
1. -Vizitoj të afërmit, fqinjët, shokët.
2. -Mundohu që të jesh aktiv në fushën e davetit gjatë ramazanit,
3. -Leximi I librave të dobishme, që i sqarojnë rregullat, por edhe që kanë lidhje me sjellje të mirë.
4. -Shfrytëzo çdo rast që ta forcosh imanin, dhe të veprosh sa më shumë hajr dhe vepra të mira në këtë muaj të bekuar.
Vërejtje:
1. 1. Është e njohur se në xhamit tona, falen teravitë bashkë me vitrin, për këtë ta kryesh atë namaz me xhemat, së bashku me imamin, prej fillimit deri në fund, është më mirë se sa ta lesh vitrin që ta falësh vetëm në fundin e pjesës së tret, për arsye të hadithit të Pejgamberit salallahu alejhi ve selem:''..kush falet pas imamit, derisa imami nuk e përfundon namazin, do ta ketë shpërblimin sikurse të ishte falur tërë natën.''
2. Ndërsa ai i cili nuk ka pas sukses ti fal teravitë me imam, për të është më mirë që ta lenë vitrin për fundin e pjesës së tret.
3. 2. Koha për dhikrin e mëngjesit fillon pas namazit të sabahut dhe zgjat deri në lindje të diellit, ndërsa koha për dhikrin e mbrëmjes fillon prej ikindis dhe zgjat deri në perëndim të diellit. Ky është mendimi edhe i Ibn-Kajimit, rahimehullah, e argument për këtë është fjala e Allahut, te'ala:...'' duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij,'' (Ta-ha, 130)
4. Derisa shejh Abdul'Aziz bin Bazi, rahimehullah, thotë se ai i cili nuk e ka bërë këtë para lindjes së diellit, mundet deri në namaz të drekës, e kush nuk e ka thënë dhikrin e mbrëmjes deri në perëndim të diellit, mundet edhe pas namazit të akshamit, apo pas jacis.
Dhe në fund, paqja dhe mëshira qofshin mbi Muhammedin, salallahu alejhi ve selem.