Ministri i jashtëm turk, Ahmed Dautoglu, e filloi programin e tij ditor, gjatë vizitës në Dijar Bekr, me namazin e sabahut në xhaminë e Sulejmanit, ku janë varrosur 27 dëshmorë nga shokët e profetit Muhamed a.s. Pasi fali namazin e sabahut, njëri nga besimtarët iu afrua dhe duke i bërë me shenjë ambientin ku prehen trupat e dëshmorëve nga sahabët i tha:”Zoti ministër! Ambienti ku janë varrosur dëshmorët nga sahabët është i papërshtatshëm!” Dautoglu pohoi me kokë dhe iu përgjigj:”Do e restaurojmë në dashtë Zoti.” Ditën e dytë të vizitës së tij në Dijar Bekr, Dautoglu vizitoi varret e shokëve të profetit Muhamed a.s, bashkë me ministra të tjerë, ku u lutën për shpirtrat e të rënëve. Tek xhamia Sulejman në Dijar Bekr, gjenden varret e 27 shokëve të profetit Muhamed a.s, të cilët patën humbur jetën gjatë marrjes së qytetit. Ndër të rënët në këtë betejë, është dhe Sulejmani, djali i Halid ibnul Velid. Namazin e sabahut e fali myftiu i qytetit, i cili pas ritualit mbajti një këshillë të shkurtër, në të cilën u fokusua në rëndësinë e vëllazërisë dhe paqes, duke e përforcuar me rezultatet që solli marrëveshje e Hudejbijes.
Dautoglu: Nëse nuk bashkohemi, do na shqyejnë Gjatë qëndrimit të tij në Dijar Bekr, Dautoglu mori pjesë në një konferencë të zhvilluar në universitetin turk Dixhla, me temë:”Restaurimi i madh, koncepti ynë i ri politik, nga origjinaliteti drejt globalizmit.” Gjatë fjalës së tij, Dautoglu vuri theksin në rëndësinë e ndjekjes së një politike të re në rajon, politikë e cila do të unifikonte rreshtat dhe do u jepte fund konflikteve mes vendeve të rajonit. Ai tha se fillimisht, barrierat dhe pengesat duhen hequr nga mendjet dhe zemrat tona, gjë e cila do të pasqyrohej edhe në aktivitetet tona më pas. “Ose do të hedhim hapa drejt qëllimeve madhore, me koncepte të reja, si turq, kurdë, arabë etj... ose do na shqyejnë copë-copë” u shpreh Dautoglu. Ai iu qas shkurtimisht edhe ngjarjeve të revolucioneve arabe dhe ceku ndjesitë që kishte përjetuar gjatë evakuimit të 23 qytetarëve turq nga Libia. “Unë u pata thënë vëllezërve libianë:”Kurrë mos mendoni se vëllezërit tuaj turq u kanë braktisur. Ne po largohemi që të kthehemi sërish, ne po u kërkojmë leje. Pasi u kthyem sërish në Libi, e gjithë Turqia u gëzua, ashtu siç u gëzua i gjithë populli libian. Asokohe bëra
falënderimi ndaj Zotit.” /ardhmeriaonline/[justify]