Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Tregim islam] Shkon i dehur në xhami, fal namazin e parë në jetë dhe vdes në sexhde | |
- Gazetari egjiptian, Ahmed Mansour, kishte mysafir në emisionin e tij një shejh egjiptian i cili tregoi një rrëfim shumë prekës i cili e bëri edhe gazetarin të qajë. Për çka bëhet fjalë? Në fakt shejhu tregoi se njëherë mori me vete në njeri në xhami i cili kishte qenë i dehur, mirëpo shejhu nuk e kishte kuptuar. Kur këta dy hynë në xhami, njerëzit që ishin aty e ndjen një erë të keqe. Menjëherë e kuptuan se ai njeri që erdhi me shejhun ishte i dehur dhe filluan t’i bërtasin dhe ta godasin me këpucë. Shejhu doli në mbrojtje të njeriut, sepse ndjehej fajtor për shkak se e solli në xhami. Imami i xhamisë arriti t’i qetësojë xhematin, pastaj e luti njeriun ta lëshojë xhaminë dhe të vijë një ditë tjetër kur nuk do të jetë i dehur. Megjithatë, ai nuk pranoi të dal nga xhamia. Në ato momente hyri koha e akshamit, ndërsa njeriu i dehur qëndroi në safin e parë, derisa xhemati tjetër largoheshin nga ai për shkak se u pengonte era e pakëndshme e tij. Pasi që dhanë selam, panë se i dehuri qëndronte në sexhxhde dhe nuk ngrihej. Ata menduan se nuk ngrihet nga sexhdeja për shkak të alkoolit, mirëpo shejhu e thirri të ngrihet, por ai nuk iu përgjigj thirrjes së tij. Ai njeri i dehur e kishte dorëzuar shpirtin e tij duke bërë sexhxhden e tij të parë. Kjo ishte një skenë që bëri të qajnë të gjithë xhematin, ndërsa njëri prej tyre i tha shejhut:
| |
|