Sahabiu i njohur Talha bin Ubejdullah, r.a., transmeton se dy njerëz erdhën tek Pejgamberi a.s., dhe së bashku pranuar Islamin ...
Pasi pranuan Islamin, njëri prej tyre u angazhua më shumë se tjetri, kështu që shkoi të luftoj në rrugën e Zotit dhe vdiq si shehid. Ndërsa tjetri jetoi edhe një vit pas vdekjes së mikut të tij, e pastaj vdiq edhe ai.
Sahabiu Talha tregon se në ëndërr kishte para se duke qëndruar para derës së Xhennetit sheh ata dy burra. Përmes dyerve të xhenetit del një lajmëtar dhe e merr në Xhennet njeriun i cili kishte vdekur një vit më vonë, e pastaj doli përsëri dhe e mori njeriun i cili kishte vdekur si shehid.
Mëngjesin e nesërm Talha ua tregoi të tjerëve ëndrrën e tij, e ata mbetën të çuditur.
Lajmi për këtë arriti deri te Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sellem, i cili tha: "Përse çuditeni"
Ata thanë: "O i Dërguari i Allahut, njeriu i parë është angazhuar më shumë dhe vdiq si shehid, kurse ky tjetri (që nuk u përpoq aq shumë), hyri më parë në xhenet?"
I Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, tha: "A nuk jetoi ky tjetri edhe një vit?"
Ata thanë "Po".
Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sellem, i pyeti: "A nuk erdhi atë vit Ramazani, dhe ky njeri agjëroi, dhe fali kaq e kaq namaze në atë vit?"
Ata thanë: "Po."
Atëherë, i Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, tha: "Dallimi mes tyre është më i madh se dallimi mes qiellit dhe tokës." (Hadithin e transmeton Ibn Maxhxhe)
Mesazhi:
Kjo, që Allahu xh.xh. ua mundësoi ta pritni muajin e Ramazanit do të thotë se Ai dëshiron që emri juaj të jetë në listën e banorëve të Xhennetit. Prandaj shfrytëzojeni këtë muaji dhe tregojini Allahut xh.sh., se jeni të denjë për shpërblimin dhe nderin me të cilin Ai ju ka bekuar.