Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Tregim Islam] Tregimi për dijetarin dhe njeriun i cili përgojonte të tjerët | |
- Në kohën e dinastisë Abasite, në Bagdat kishte jetuar një dijetar i cili e çmonte shumë diturinë. Një ditë, atë e takon një njeri dhe i thotë: "A e di çfarë kam dëgjuar pak më parë për një mik timin?" "Prit një minutë", i thotë dijetari. "Para se t’më thuash, do të lutesha që t’i përgjigjesh tri pyetjeve të mia. Dua të sigurohem se a do të kem dobi nga fjalët tuaja, apo jo. Pyetja e parë ka të bëjë me vërtetësinë e lajmit. A je absolutisht i sigurt se kjo që dëshiron t’më thuah është e vërtetë? "Nuk jam aq i sigurt", tha njeriu. "Unë vetëm kam dëgjuar diçka dhe ..." "Mjaft më the", i tha dijetari. "Pra, ti nuk e di nëse lajmi është i vërtetë apo jo.” Tani kalojmë në pyetjen e dytë, e cila ka të bëjë me atë nëse ke për të thënë diçka të mirë apo të keqe. A dëshiron t’më thuash fjalë të mira apo të këqija për mikun tënd? " "Çfarë të mira, përkundrazi ..." iu përgjigj njeriu. "Pra, ti dëshiron t’më thuash diçka të keqe për të, dhe nuk je i sigurt se a është e vërtetë. E ke edhe një pyetje tjetër, e cila ka lidhje për dobinë e mundshme. A do të kem dobi unë nga ajo që do t’më thuash për mikun tënd? " "Jo ..." "Pra, pse dëshiron t’më thuash diçka që nuk është as e vërtetë, as e mirë e as e dobishme?", tha në fund dijetari.:
| |
|