Mbreti dhe katër gratë
Ishte njëherë një mbret shumë i pasur i cili kishte kater gra.
Gruan e katert e donte mbi te gjitha te tjerat dhe e vishte me robat me te shtrejnta.
Nuk kishte gjë të mirë në këtë botë të cilën nuk ia kish dhuruar.
Ai gjithashtu e donte shumë edhe gruan e tretë dhe gjithmonë e merrte si përfaqësuese në takimet me mbretëritë fqinje. Megjithatë ai frikësohej se një ditë ajo mund ta linte.
Mbreti gjithashtu i dhuronte një pjesë së dashurisë së tij edhe gruas së dytë. Ajo ishte e besuara e tij dhe gjithmonë tregohej e sjellshme ndaj tij. Çdo herë kur mbretin e shqetësonte ndonjë gjë ajo do te gjendej prane tij madje edhe në kohët më të vështira.
Gruaja e parë e mbretit ishte një shoqe shumë besnike dhe kish dhënë një ndihmesë shumë të madhe në mirëmbajtjen e pasurisë dhe të mbretërisë. Por mëgjithë punën e saj të madhe mbreti nuk e donte gruan e tij të parë madje rrallë herë ia hidhte sytë.
Një ditë mbreti u sëmur dhe pa që koha nuk i premtonte shumë. Duke menduar për jetën e tij luksoze iu kthye vetes së tij: ”Tani unë kam katër gra por kur të vdes do te mbetem vetëm”
Për këtë arsye iu drejtua gruas së tij të katërt: ”Unë të kam veçuar ty mbi të gjitha gratë e tjera, të kam blerë robat më të shtrejnta dhe kam treguar kujdes tepër të madh ndaj teje.Tani që po vdes a do të vish të më shoqërosh në varr?”
“As që bëhet fjalë “ - iu përgjigj ajo dhe u largua menjëherë.
Përgjigja e saj e prerë e goditi mbretin si një thikë e mprehtë drejt e në zemër.
Më pas mbreti pyeti gruan e tretë: ”Unë të kam dashur ty gjatë gjithë jetës sime te kam marrë kudo që kam shkuar, prandaj a do të më shoqërosh edhe pas vdekjes?”
“Jo, - u përgjigj gruaja e tretë - jeta është shumë e bukur dhe kur të vdesësh ti unë do të martohem përsëri”.
Në atë çast mbretit i rrahu zemra fort dhe iu ftoh menjëherë.
Kështu ai iu drejtua gruas së dytë: ”Unë gjithmonë të jam drejtuar ty për ndihmë dhe ti ke qenë përherë pranë meje, ndaj kur unë të vdes a do të vish me mua dhe të bësh shoqëri?”
- Më vjen keq por këtë herë me të vërtetë nuk mund të të ndihmoj. E shumta që mund të bëj për ty është të të shoqëroj deri tek dera e varrit.”
Pas këtij dialogu u dëgjua një zë: ”Unë do të vij me ty kudo që të shkosh”
Mbreti ngriti sytë dhe pa gruan e tij të parë. Ajo ishte bërë kockë e lëkurë pasi kish vuajtur shumë nga keqtrajtimi dhe ishte lënë shumë pas dore.
I pikëlluar tej mase mbreti tha: ”Duhet të isha treguar shumë më kujdesshëm ndaj teje kur kisha diçka në dorë”
…Në të vërtetë të gjithë kemi nga katër gra.
Gruaja jone e katërt është trupi ynë. Sado kohë t’i kushtoujmë atij, do të vijë një ditë që do të na lerë vetëm.
Gruaja jonë e tretë janë pronat , pozita dhe pasuria jonë të cilat kur të vdesim ne, do të trashëgohen nga të tjerët.
Gruaja jonë e dytë është familja dhe miqtë tanë. Sado që të na kenë dashur dhe të kenë ndenjur me ne në këtë botë e shumta që mund të bëjnë për ne, është të na shoqërojnë deri tek dera e varrit.
Dhe së fundi gruaja jonë e parë është shpirti ynë që shpeshherë për fat të keq lihet pas dore duke rendur pas pasurisë dhe kënaqësive të kësaj bote.
Megjithatë shpirti ynë është i vetmi që do të na shoqërojë kudo që të shkojmë
Edukoje, forcoje dhe kujdesu për të tani sepse ai është e vetmja pjesë e jona që do të na shoqërojë në takimin me Zotin tonë dhe përgjatë gjithë përjetësisë.
A nuk e di ti se kompania për të cilën punon mund të të zëqvendësojë fare lehtë brenda pak ditëve.
Ndërsa familja që lë pas do ta vuajë humbjen gjatë gjithë jetës.
Dhe mendo pak për një çast…
Ne rendim më shumë pas punës, madje i përkushtohemi tërësish , sesa ndaj familjeve dhe të afërmve tanë. Dhe shpeshherë i trajtojmë të huajt dhe kolegët e punës më mirë sesa anëtarët e familjes…
E lusim Allahun e Lartësuar që të na mundësojë t’i japim çdo gjëje atë që meriton dhe shpirtin i cili është pjesë e përjetësisë sonë ta zbukurojmë me stolitë e besimit me te cilat do të krenohemi në botën tjetër . AMIN