Jeta e tij në relacione të ngushta, por edhe më gjerë, ndikoi që Muhammedi a.s. të bëhet ndikues edhe te jomyslimanët, në çdo kohë dhe çdo hapësirë. Jeta e tij nga fëmijëria e hershme e deri në vdekje është shembull se si duhet jetuar jetën edhe në raste të lehta edhe të vështira, edhe para hallalleve edhe harameve, pa e harruar kuptimin e jetës. Pikërisht, mënyra e kapërcimit të problemeve, mënyra e zgjidhjes së problemeve në ecje e sipër, njerëzve u bëri përshtypje më shumë se vetë problemet dhe shabllonet e deriatëhershme për dalje nga vështirësitë.
Në raportet e tij si bashkëshort ishte i jashtëzakonshëm, në ngrohtësinë prindërore ishte i pakrahasueshëm, edhe pse këto virtyte nuk pati rast t’i shoh te prindërit e tij. Pikërisht mungesa e këtyre virtyteve në mileniumin e tretë na bënë të vrazhdë, egoistë dhe pa ndjenja altruiste. Madje edhe ndaj më të afërmve ne tregohemi egoistë e koprrac. Vuajtjet e tij në Mekën e ndershme, në qytetin e ndritur të Medinës i shndërroi në butësi e mëshirë, falje e solidaritet. Në Medinë ai u bë kryetar, komandant dhe mësues suprem, kishte çdo mundësi, por ai e tregoi madhështinë që ia kishte mbëltuar Allahu në zemrën e tij, moralin e pashembullt, maturinë apogjetike, urtësinë kulmore. Ndaj të ligës reagonte me durim, ndaj të mirës me mirënjohje e falënderim ndaj Krijuesit. Ky është Muhammedi a.s. pejgamber, kryetar, bashkëshort, prind, fqinj, mikë. Me të gjithë human në gjerat njerëzore dhe rigorozisht parimor në gjerat pejgamberike.