islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
528 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 528 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty96%Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty0%Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty0%Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty0%Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty1%Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty2%Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi


Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty
MesazhTitulli: Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit    Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyTue 8 Feb 2011 - 22:01

Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit

Dr. Tariq Ramadan

Bota vazhdimisht është në lëvizje: njeriu duket se po fiton gjithnjë e më shumë autonomi, ngase edhe i ekspozohet një lirie më të madhe. Zhvillimi shkencor dhe zbulimet teknologjike racionalizimin dhe prodhimtarinë i kanë bërë dy simbole të kohës sonë, saqë njeriu shpesh e ngatërron faktin e modernitetit me atë që duket të jetë, shtrembërisht, ideologji e modernizmit (ne do t’i kthehemi këtij ngatërrimi në të kuptuar i cili nuk është as i parrezikshëm e as i lirë). Mbetet që ideja e modernizimit sot ka një ndër domethëniet më pozitive. T’i dalësh zot asaj do të thotë të pranosh parimet e modernitetit: racionalitetin, ndryshimin dhe lirinë.

Në të vërtetë është një çështje e pashqitur të dish nëse në fund të këtij mileniumi të dytë Islami dhe muslimanët do të hipin në trenin e zhvillimit. Është interesante të krahasosh botën perëndimore, e cila vazhdimisht po trazohet nga gjallëria shkencore dhe teknologjike, me botën islame, e cila pa ndryshuar fare mbetet e ngrirë në kujtimet e kohëve të lulëzimit, duke u kapur pas traditave të vjetra të cilat e kombinuan kulturën lokale me referencat kur’anore. Mbase njeriu mund të pyesë nëse refuzimi i zhvillimit ose modernitetit është pjesë e pandashme e Islamit. I këtillë është kontrasti, siç kanë pohuar disa, se është e detyrueshme ta “modernizosh Islamin” nëse do të ketë ndonjë mundësi të shikosh muslimanët se si jetojnë në harmoni me kohën e tyre
dhe në mënyrë që më në fund ata të mund të adaptohen.

Atëherë parashtrohet pyetja, a mund bota islame ta pranojë modernitetin pa mos mohuar disa nga fundamentet e fesë islame? A i zotërojmë mjetet për të modifikuar nga brenda lidhjet midis tradicionalizmit antik dhe një reforme të domosdoshme e cila do t’i drejtonte fytyrat kah e tanishmja?
Shumë nga Perëndimi, me plot të drejtë, ua propozojnë bashkëbiseduesve muslimanë këtë formë reflektimi. Ky reflektim pashmangshëm na angazhon ne në një debat vendimtar, gjatë të cilit për ne do të ishte e mundur të fiksonim, përnjëherësh, pikat e konvergjencës dhe të divergjencës midis koncepteve perëndimore dhe islame. Kjo nga arsyeja se mund që një referencë e vetme në historinë e Perëndimit, d.m.th. në ngjarjet dhe mendësitë, nuk mund të jetë e mjaftueshme t’i japë përgjigje kompleksitetit të problemit. Prandaj, ne nuk mund të bëjmë ekonomi duke fiksuar me saktësi miratimin e disa fjalëve dhe koncepteve. Dhe kjo ka të
bëjë sa me terminologjinë e përdorur nga bota e modernizuar, aq
evidente në dukje, po aq edhe me traditën islame aq të huaj për shkak
të së njëjtës dukje.

Në këtë hyrje, ne do të përpiqemi të përkufizojmë se çfarë në të vërtetë mbulon koncepti modernitet. Me anë të historisë perëndimore, ky nocion ka marrë shijen e origjinës së tij dhe pikërisht kjo veçanti është ajo që ne duhet ta mbajmë në mend. Në Pjesën e Parë ne do t’i shkoqisim bazat e fesë islame. “Në brigjet e transcendencës” ne do të mundohemi
të sqarojmë elementet bazë të universit islam të referencës (në kuptim të religio, të lidhjes midis Zotit dhe njeriut). Vetëm pastaj do të mund të trajtojmë çështjet sociale, politike dhe ekonomike. Pjesa e Dytë, “Horizontet e Islamit”, tenton të ekspozojë prirjet e ofruara nga burimet islame lidhur me menaxhimin e faktit kolektiv. Këtu ne do të mësojmë se ekziston një hapësirë e rëndësishme manovrimi e cila na mundëson të bëjmë reformat që na tangojnë dhe të cilat do të na mundësojnë të ndeshemi me sfidat bashkëkohore. Pjesa e fundit, “Vlerat dhe finalitetet” kap çështjen e takimit, nëse jo edhe të ballafaqimit ose të konfliktit midis qytetërimit perëndimor dhe islam. Megjithatë, fundi i këtij shekulli është i nderë; përplasje ose “luftëra të reja” po na shpallen vazhdimisht. Për t’u mbrojtur nga rrëshqitja, nevojitet një kthim te konceptet gjegjëse mbi universin, jetën dhe njeriun. Kjo, sipas nesh, është rruga e imponuar nga ndonjë shpresë për dialog ose bashkëpunim të ardhshëm. Diferencat janë aq të shumta sa edhe keqkuptimet. Diferencat e pranuara mund të krijojnë respekt të ndërsjellë, mirëpo keqkuptimet e mjegullta nuk sjellin gjë përveç paragjykimit dhe refuzimit. Këto të fundit janë fati ynë i përditshëm.
Duhet të rrënjoset një dialog pa dredhime dhe ndoshta duhet të përqendrohet rreth çështjes së modernitetit. Ky nocion është bërë flamur që bartet nga të gjithë progresistët e hapur dhe duket se po i tërheq në rradhët e tij vetëm disa muslimanë që duan t’i mbeten besnikë fesë dhe kulturës së tyre.
(inshaallh e vazhdojm)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi


Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty
MesazhTitulli: (vazhdim i pjesës së parë).   Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyWed 9 Feb 2011 - 13:56

(vazhdim i pjesës së parë).

I. Historia e një koncepti


Mbajtja
e pushtetit fetar, rendi jo i drejtë tradicional i shoqërisë feudale
dhe mpirja (stagnimi) e mendimit janë disa ide që do të shërbejnë për ta karakterizuar Mesjetën evropiane 1. Një epokë “e zymtë”, mendonte Victor Hugo; një periudhë “e mugët”, theksonte Auguste Comte. Asgjë nuk dukej se lëvizte; njerëzit ishin si të paralizuar nga ngarkesa që u ishte imponuar nga zotërinjtë si dhe nga kleri i tyre.

Megjithëkëtë shekulli pesëmbëdhjetë e pa rrëmujën e parë. Një lëvizje e madhe ishte vënë në aksion dhe si pasojë kishte prekur sferat ekonomike (fillimisht lindja e shoqërisë tregtare e pastaj kapitaliste), politike (goditjet e para të dukshme të luftës kundër hegjemonisë së fuqisë fetare para vetë mobilizimit të drejtpërdrejtë të shekullit tetëmbëdhjetë) dhe sociale (arritja e një lirie më të madhe deri te njohja e epërsisë së individit). Ky moment i madh i transformimit në shoqëritë evropiane do të identifikohet me një term që bart konsideratat më pozitive: modernizimi. Për ta shprehur më qartë, modernizimi është një çlirim, thyerje e prangave të të gjitha dogmave të pakuptueshme, traditave të ngrira dhe shoqërive në zhvillim.
Ajo paraqet arritje të progresit. Me këtë janë vënë në lëvizje arsyeja, shkenca dhe teknologjia. Përfundimisht, me këtë njeriu i është kthyer prapë humanitetit (njerëzores) të tij, me detyrën për t’u ndeshur me ndryshimin, për ta pranuar dhe për ta mbizotëruar atë.

Që nga shekulli shtatëmbëdhjetë, e më dukshëm që nga shekulli tetëmbëdhjetë, një numër i mendimtarëve morën qëndrime të forta në favor të modernitetit. Secili në njëfarë forme iu kundërvu shoqërisë tradicionale dhe thirri për racionalizimin dhe shekullarizimin e shoqërisë. Ata gjithashtu e mbrojtën një status të ri të individit. Kjo lëvizje, e cila vrullin e saj e mbështet në 300 vjet përpara, akoma edhe sot është shumë e gjallë dhe nuk ka humbur asgjë nga legjitimiteti i saj në Perëndim. Shumëkush e mbron modernitetin në emër të lirisë, të progresit, të autonomisë së arsyes si dhe në emër të disa ideve mbi njeriun dhe humanizmin.

Dominique Wolton e përmbledh shumë qartë atë se çfarë mbulon sot ky nocion: “Modernitetikarakterizohet me humbje besimi, nëse jo edhe me kundërshtim, ndaj traditës; me epërsi të garantuar për individin dhe me rëndësi vendimtare të lirisë; me besim në arsyen, progresin dhe shkencën – të trija të lidhura me njëra-tjetrën; me ndarjen e shoqërisë për sa i përket së shenjtës dhe fesë përmes procesit të shekullarizimit; me shtim të vlerës së ndryshimit dhe zbulimit; dhe, akoma më
përgjithësisht, me epërsi të garantuar për vetë-reflektimin dhe
vetë-institucionin – të flasim si C. Castoriadis; përfundimisht, në fushën politike, me emergjencën për një sektor privat që dallon nga sektori publik, me rëndësinë e ligjit dhe shtetit dhe përfundimisht me domosdoshmërinë e krijimit dhe mbrojtjes së lirive publike si kushte të demokracisë. Ne kuptojmë, në këtë ekzaminim të shpejtë, se si modernizimi dhe moderniteti përbëjnë bazën e historisë sonë bashkëkohore.”


Wolton ka meritën e vendosjes së këtij raporti rreth modernitetit në një perspektivë historike. Në fakt, krejt ajo që mbulon ky koncept është ndikuar nga historia evropiane. Në thelbin e tij, ai shpreh një revoltë kundër rendit të vjetër; në kulmin e tij, ai është një transmutacion i vërtetë i rendit të vlerave. Alain Touraine e sqaron shumë qartë këtë dukuri: “Për këtë arsye Perëndimi e ka jetuar dhe kuptuar modernitetin si një revolucion. Arsyeja nuk njeh përfitim; ajo i fshinë besimet, format sociale dhe politike të organizimit që nuk mbështeten në demonstrimin e një tipi shkencor... ideja se shoqëria është burimi i vlerave, se e mirë është ajo që është e dobishme për shoqërinë dhe e keqe ajo që e dëmton integritetin dhe efikasitetin e saj, është një element bazë i ideologjisë së modernitetit”.


Vendosja e fenomenit të modernizimit në planin historik na jep mundësinë ta kuptojmë më mirë logjikën e paraqitjes së tij si diçka kaq pozitive, kaq çliruese e kaq humane. Në të njëjtën kohë, kjo procedurë na sqaron ne parimet të cilat drejtpërdrejtë e karakterizojnë modernitetin. Këto parime janë: kundërshtimi i çdonjë tradite, çdonjë rendi të vendosur, kundër çdonjë shenjtërie ose kleri kureshtar, kundër çdonjë revelate ose vlere të imponuar; afirmimi i njeriut si një individ, pretendimi i lirisë, mbrojtja e arsyes dhe si rrjedhojë një apel për shkencë dhe progres. Ashtu siç thoshte Touraine dhe Castoriadis, që nga ky moment njeriu – shoqëria – është ai që i cakton normat dhe vlerat.
(inshaallah e vazhdojm).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi


Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty
MesazhTitulli: Vazhdim i pjesës së II.   Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  EmptyFri 11 Feb 2011 - 17:58


(Vazhdim i pjesës ë dyt)
Mësimet e historisë

Lëvizja e madhe e paraqitur në Evropë që nga shekulli gjashtëmbëdhjetë ka shkaktuar
ndryshime të famshme në nivelin ekonomik, politik dhe social. Modernizimi ekonomik bëri transformimin e shoqërisë, duke u bërë sinonim i pasurimit dhe i përmirësimit të kushteve të jetës. Në nivelin politik, vërehet krijimi i shtetit të së drejtës, një njohje e lirisë individuale dhe fetare brenda shekullarizimit, dhe përfundimisht lindja e shoqërive të hapura demokratike. Sfera sociale dukshëm ka përfituar nga këto përmbysje: të drejtat e individit dhe qytetarit si dhe të drejtat e tij sociale (puna, pjesëmarrja, përfaqësimi) e kanë ndjekur të njëjtin zhvillim pozitiv.

Kush mund ta mohojë kontributin e modernizimit në Evropë kur të bëjë krahasimin midis dy modeleve të shoqërisë – asaj feudale dhe civile? Kush mund të vërë në dyshim vlefshmërinë e modernitetit? Nëse i shikojmë këto fakte nga ky kënd, moderniteti i ka dhënë gjithçka njeriut në Perëndim: që nga liria e deri te dija, që nga shkenca e deri te teknologjia. Shkurt thënë, ai e ka rikthyer atë në humanitetin dhe në përgjegjësitë e tij.

Përkundër kësaj, gjithnjë e më shumë dëgjohen zëra që e kritikojnë modernizimin dhe parimin themelues të modernitetit. Duke analizuar shoqëritë aktuale, disa intelektualë nuk e përmbajnë dot veten nga qortimi (duke mos qenë të aftë që t’i emërtojnë qartë përgjegjësit). Duke i dhënë përparësi racionalitetit, efikasitetit dhe produktivitetit për më tepër progres, shoqëritë tona ndodhen përpara një gremine. Në planin ekonomik, ne jemi dëshmitarë të një kursi të rritjes së vazhdueshme duke pasur për pasojë një çarje të jashtëzakonshme midis Veriut dhe Jugut. Në nivelin politik, veçmas është duke rënë ideali demokratik; kurse në planin shoqëror është në rritje numri i meshkujve dhe femrave të papunë e të përjashtuar.

Po e përsërisim, modernizimi në zanafillën e tij ishte një revolucion. Duke qenë se ishte një shprehje e refuzimit, ai u shfaq kundër një rendi dhe së këndejmi çdo barrierë e hequr mënjanë në vetvete ishte një kështjellë e çliruar, një fitore e lirisë. Në të njëjtën kohë ai përçoi te njeriu një optimizëm të pakufijshëm si dhe një besim të thellë. Pa asnjë autoritet tjetër, përveç frymës së tij, dhe pa asnjë normë tjetër, përveç reales, ai qe i prirur të krijonte vlera e të përcaktonte kufij për të mirën e njerëzimit. Ashtu siç ndodh me të gjitha revolucionet, edhe ky nuk mundi t’i ikë teprimit e skajshmërisë. Shumë shpesh, mjetet e lirisë u bënë qëllime në vetevete në një amnezi të çfarëdo një vlere normative. Liria ka bërë thirrje për më tepër liri, kurse ndryshimi ka shkaktuar ndryshim. Efikasiteti dhe produktiviteti në prodhimin e sendeve tani e tutje janë njësi matëse e së mirës, rritja është bërë e vetë-arsyeshme në një proces i cili i jep përparësi pragmatizmit më ekstrem dhe i cili nga çdo referencë tradicionale ose referencë identiteti, bën një armiqësi reaksionare – që është në dashuri me një të kaluar e cila fatmirësisht është e kaluar. Racionaliteti është bërë e vërteta kurse progresi kuptimi dhe vlera; në vigjilje të shekullit të kaluar lindi një ideologji e re: modernizmi. Kjo ishte qartë një shtrembërim i elanit të parë, mirëpo në të njëjtën kohë duket se ishte rezultati logjik. Mbrojtësit e modernizimit, për shkak të fakteve historike, kanë dashur ta shkëpusin vetveten nga çdo një referencë me qëllim që të turren përpara drejt së ardhmes në një liri të plotë. Në emër të po kësaj lirie, ideologët e modernizmit këtë elan e bënë vetë referencë, madje të vetmen referencë. Si emër do të ketë: rritjen, progresin, shkencën ose teknologjinë, mirëpo substrati mbetet i njëjti.

Perëndimi sot është duke kaluar nëpër një krizë të cilën, bashkë me Touraine, do ta kisha aquajtur “krizë e modernitetit” 4. Racionalizimi i cili u ngrit në shkallën e një doktrine të pagabueshme shënon kufijtë e tij, kurse njeriu, i cili në fillim u supozua të bëhej mjeshtër i lojës, u tejkalua nga logjika të cilën ai vetë e vuri në lëvizje. Forcat tërheqëse të kombinuara me efikasitetin, prodhimtarinë, rritjen, investimin dhe konsumin e kanë privuar njeriun nga një pjesë e humanitetit të tij. Pa referenca, në kërkim të vlerave të reja (etike), ai i është nënshtruar kuptimit të progresit dhe marshit drejt së ardhmes, në vend se t’i përcaktonte ato.

Megjithatë, nga krizat ekonomike deri te krizat politike, nga humbja e baraspeshës Veri-Jug deri te çekuilibri ekologjik, është bërë imperativ që të arriturat njerëzore të bëhen subjekt i historisë së tij, të cilat ai i riinveston në fusha të ndryshme të veprimtarisë me qëllim që t’i përcaktojë përparësitë, kufinjtë, kuptimet; kjo nga mungesa e të qenët i aftë për të përcaktuar vlerat.

Sikur që pamë, është vështirë të ndash aspektet pozitive dhe negative të modernitetit. Në zanafillën e tij, ai ishte një deklaratë e lirisë, një thirrje për autonominë e arsyes në një miratim të ndryshimit. Zhvillimi, përgjatë shekujve 17 dhe 18 e sidomos në shekullin 19, ka nxitur çrregullime dhe ka shkaktuar lindjen e një ideologjie. Pikërisht kjo është ajo që u munduam ta identifikojmë, kështu që tanimë terrenin e kemi të pastër për një përdorim më preciz të koncepteve me qëllim që t’i shmangemi involvimit në një mishmash. Mishmash për shembull do të ishte nëse do ta ngatërronim procesin e modernizimit me interpretimin e tepruar të mëvonshëm, duke arsyetuar kështu të gjitha refuzimet. Në të njëjtën formë, me rifutjen e procesit të qasjes ndaj modernitetit në historinë e tij evropiane, na jepet mundësia t’u shmangemi krahasimeve jofunksionale, e në veçanti t’i shmangemi ngatërrimit të modernitetit me oksidentalizmin. Kjo nga arsyeja se të pranosh parimet e lirisë, të autonomisë së arsyes ose epërsinë e individit, është një gjë, kurse t’i identifikosh këto vetëm me historinë perëndimore e cila hyrjen e këtyre parimeve në fushën sociale e sheh të ketë ndodhur pas një konflikti që ka pasur shtrirje dhe pasoja në mendësinë e njerëzve që akoma nuk mund të përllogariten, është diçka tjetër. Perëndimi na ka dhënë një formë të caktuar të modernitetit, ai ka hise në historinë dhe në pikat e referimit të tij. Një qytetërim tjetër mund, për nga brenda, të fiksojë e të përcaktojë kufijtë në një formë tjetër. Ky është rasti me Islamin në fundin e këtij shekulli të njëzetenjëtë.
Nga anglishtja:Rejhan Neziri.
Për forumin:islamieshtedrit.
Perg; Furkan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
Sponsored content





Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty
MesazhTitulli: Re: Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit    Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Islami, Perëndimi dhe sfidat e modernitetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si i tejkaloi sfidat jetësore Muhammedi a.s.?
» Të Rinjtë në përballje me sfidat e kohës
» Bekir Halimi - Maturanti dhe sfidat
» Gjenja dhe sfidat e te rejave tona
» Muslimani i mirë në sfidat e kohës dhe jetës.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: