Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Temë e Ramazanit] Nata e Kadrit, një natë jetësore! Sun 12 Jul 2015 - 20:34 | |
| [Only admins are allowed to see this image]Muaji i Ramazanit është një muaj i mëshirës dhe shpërblimeve të panumërta nga Allahu xh.sh andaj edhe prej shenjave të mëshirës, shpërblimeve dhe drejtësisë absolute të Tij është edhe vetë nata e Kadrit.
Nata e Kadrit është një prej netëve teke brenda dhjetë netëve të fundit e që për rëndësinë e saj na mjafton vetë fjala e Allahut xh.sh ku thotë “Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj”, po ashtu edhe një kaptinë e tërë është emërtuar me po të njëjtin emër. Pra, minimumi i shpërblimit të kësaj nate është 1000 muaj ose diku mbi 83 vite. E nëse e bëjmë një përllogaritje shumë të thjeshtë, duke shkuar çdo herë me vlerat minimale, duke marrë parasyshë mesatarën e jetesës së njeriut, në ditët tona, na del se njeriu nëse jeton deri në moshën 60 vjeqare i bie të agjërojë diku 40 vite pra 40 netë të Kadrit që do të thotë se mund të arrijë diku mbi 3300 vite adhurime, lexim të Kuranit, itikafe, sadaka, e shumë e shumë vepra të tjera.
Pra, drejtësia e Allahut xh.sh shfaqet pikërishtë këtu pasi që njerëzit në kohët e më hershme kanë jetuar shumë më gjatë se ne, siç kemi rastin e Nuhit a.s i cili vetëm thirrje ka bërë 950 vite e që do të thotë se kanë pas një jetë shumë më të gjatë se ne. E keshtu mund të arrihet edhe përmbushja e asaj që na ka lajmëruar Profeti s.a.v.s se ne do jemi para popujve të tjerë në të shpërblyer, në ditën e Gjykimit, duke pas parasyshë jetëgjatësinë e tyre në krahasim me jetëshkurtësinë tonë, mund të konkludojmë se përparësia mund të na jepet vetëm me shanse të tilla siç është nata e Kadrit.
Andaj, jo kotë gjeneratat e më parshme kanë thënë se sikur të kërkohej edhe përgjatë tërë vitit do ia vlente për shkak të rëndësisë së saj.
Pa dyshim se për një natë kaq të rëndësishme dhe kaq madhështore do ngjallej kurreshtja tek secili prej nesh rreth asaj se çka duhet bërë për një shpërblim kaq të madh ashtu siç kishte ndodhë me Aishen r.anha e cila posa kishte dëgjuar për një natë të tillë dhe për rëndësinë e saj, pa u hamendur fare, e kishte pyetur Profetin s.a.v.s se çka kërkohej të veprohej nëse arrihet një natë e tillë?
Shumë normale që çdo njëri prej nesh do mendonte se do kërkohej angazhim i shtuar, adhurim me përkushtim, veprime të shumta dhe të mëdha pasi që është një natë jetësore por për çudi Profeti s.a.v.s u përgjigjë me një përgjigje shumë të thjeshtë por me një rëndësi të madhe.
Profeti s.a.v.s i tha Aishes r.anha se nëse e arrinë këtë natë atëherë thuaj “اللهم إنك عفو تحب العفو فاعفو عني (Allahume ineke afuwun, tuhib el-afuw, fe’fu anni)” që do të thotë “O Zoti ynë, Ti je falës e do faljen andaj më fal mua”. Pra, e tërë kjo natë, e përmbledhur në një lutje të vetme, është e ngritur mbi dy komponente kryesore, mbi dashurinë ndaj Allahut xh.sh dhe faljës së Tij.
E ndërsa prej urtësive që në vete ngërthen kjo lutje e përzgjedhur nga Profeti s.a.v.s për këtë natë jetësore do mund të cekim: 1- Përcaktimi i një prej emrave absolutë të Allahut xh.sh “El-Afuw” që do të thotë falës dhe shfirës i mëkateve. 2- Mendimi i mirë për Allahun xh.sh duke e cilësuar Atë si Krijues që e do faljen dhe me të dashurit e faljes do të thotë se e donë të mirën për krijesat e Tij. 3- Të ndjenjurit e mangësisë dhe mëkatit, si dhe të nevojës për falje nga ana e Allahut xh.sh. 4- Domosdoshmërinë e të penduarit pasi që njeriu kur e ndjenë barrën e mëkatit dhe të gabimit, të nevojës për falje dhe me mendimin e bukur ndaj Allahut xh.sh padyshim se do të gjejë për brenda tij nxitës dhe motive të mjaftuar për tu penduar sinqerishtë tek Allahu xh.sh.
E ndërsa ne, veçse, kemi hyrë në netët teke të këtij muaji të Ramazanit andaj nuk na mbetët gjë tjetër veçse të lusim Allahun xh.sh që të na e mundësojë arritjen e saj, pranimin e saj dhe të shtojmë sa më shumë lutjen e përzgjedhur nga vetë Profeti s.a.v.s enkas për këtë natë jetësore.
Autor: Artan Musliu | |
|