Rregullat për leximin e Kuranit
1. Të lexohet Kuran me abdes.
2. Të pastrohen dhëmbët me misvak (brushë apo furçë), para se të fillohet leximi i Kuranit.
3. Të lexohet Kuran në vende të pastra.
4. Të ulet drejt Kiblës me devotshmëri, butësi, seriozitet dhe kokulur.
5. Të shqiptohet me zë “eudhu bilahi minesh shejtani rrahim”, që do të thotë: Kërkoj prej Allahut që të më mbrojë prej shejtanit të mallkuar.
6. Të lexohet me tertil (rrjedhshëm).
7. Të meditohet rreth asaj që lexohet.
8. Kur të lexohet Kuran, të qahet.
9. Të lexohet me zë të bukur.
10. Të lexohet me zë, nëse nuk pengohen ata që falen, lexojnë apo flenë.
11. Të lexohet duke shikuar në Kuran.
12. Të mos bisedohet me dikë gjatë leximit, përveçse në raste urgjente.
13. Të mos qeshet e as të mos luhet gjatë leximit të Kuranit, e as të mos shikohet në gjërat që të zbavitin (ta tërheqin vëmendjen).