Një njeri po qëndronte në floktore duke i rregulluar floket dhe papritmas në dyqan hyri një çun i vogël që nga veshja dukej të ishte i varfër.
Flokëtari sapo e pa u afrua afër klientit të tij dhe i pëshpëriti në vesh: Ky është fëmija më torollak që e kam njohur ndonjëherë. Ka kohë që vije tek dyqani im dhe kërkon para e unë çdo herë i ofrojë nga një euro në njerën dorë dhe nga një çerek në dorën tjetër, e ky për çudi çdo herë e merrë çerekun në vend që ta marri një euro.
Ja tani do të bindesh edhe vetë ! I tha flokëtari klientitë të tij dhe nxorri nga xhepi një çerek dhe një euro, ia ofrojë fëmijes dhe ai pa u menduar fare zgjati dorën dhe e mori një çerek euro dhe pa bë zë doli nga dyqani. Pronari fillojë të qeshte ndërsa klienti mbeti i habitur!
Me të përfunduar nga rregullimi i flokëve, klieniti menjëherë doli në kërkim të voglushit për të parë se çka konkretisht ishte në pyetje. E takojë tek dyqani i akulloreve ku po e bënte të njejtën gjë, iu afrua dhe po e pyeste për veprimin e tij të çuditshëm. Djaloshi iu përgjigjë: Nëse unë e përzgjedhë të marrë 1 euro në vend të çerekut atëherë kjo do të thotë se loja ka përfunduar dhe se unë do ta humb të drejtën e rikthimit në dyqan për të kërkuar të holla.
Ne mësojmë shumë nga të mëdhenjtë por jo rrallë herë mësojmë më shumë nga të vegjlitë. Kjo jetë i ka rregullat e saja andaj ti duhet të i mësosh dhe të mundohesh që të luash në mënyrën më të mirë të mundëshme !?
Mesazhi/Artan Musliu