Kjo Hudbe u Mbajt më: Ligjerues:Mr.Uzeir Ibrahimi
11/12/2009-E Xhuma Mualim dhe Zv.Imam në F.sh
Xhamija e Re F.sh Kamjan
Kamjan
FEJA ËSHTË PASTËRTI PASTËRTIA ËSHTË FEXhemat i nderuar së pari ti falemenderohemi Allahut xh.sh.i cili na bëri pjesëtar të fesë Islame, poashtu ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj qe të mbërijmë edhe këtë ditën e sodit për të falur edhe këtë namazin e xhumas së bashku.
Përshëndetje dhe salavate të përzemërta ti dërgojmë pejngamberit tonë njeriut më të dashur, komentatorit më të mirë të Kuranit, predikuesit të fesë Islame.
Xhemat i nderuar feja Islame është fe e pastërt dhe prej njeriut kërkon që edhe ai të jetë i pastërt,si në anën trupore poashtu edhe në ate shpirtërore.
Se sa rëndësi i jep Islami pastëetisë trupore shihet nga vet faktet sepse njeriun e kushtëzon që ai para se të adhuroj Allahun xh.sh. krijusin e tijë,patjetër të bëj edhe pastrimin e trupit të tij.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلاةِ فاغْسِلُواْ وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُواْ بِرُؤُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَينِ وَإِن كُنتُمْ جُنُبًا فَاطَّهَّرُواْ O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)!(Suretul Maide 6). فِيهِ رِجَالٌ يُحِبُّونَ أَن يَتَطَهَّرُواْ وَاللّهُ يُحِبُّ الْمُطَّهِّرِينَ {108}
Aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit(Suretu-Tevbe108)
Pastërtia ndahet në dy pjesë edhe ate pastërtia trupore dhe ajo shpirtërore,që të dija janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën.Për të qenë pastërtia shpirtërore është kusht që së pari të jetë në nivel pastërtia trupore,si p.sh. për faljen e namazit lipset marja e abdesit.
Allahu xh.sh. kërkon prej njeriut që ri jap rëndësi pastërtisë sëtrupit,gjë që konfirmohet edhe me mjekësi, ku sot shkaku kryesor për të gjitha sëmundjet ngjitëse është papastërtia.
Jemi dëshmitar të kohës ku sot në të gjith botën është përhapur i ashtuquajturi Gripi i derrave, ku mbrojtja nga ki grip është që njeriu të ket sa më të pastër trupin, e kjo sështë tjetër vetëm se konfirmon thënjet Kuranore.
Muhammedi a.s. duke folur për rëndësinë e pastërtisë thot” Pastërtia është gjisma e Imanit”që do të thot se Imanin e krahason me pastërtinë, ndërsa në një hadith tjetër të tijin thot”Për cdo person të moshëritur të pastrohet ditën e xhuma, ti pastroj dhëmbët me misfak, të parfumoset e ka obligim fetar”
Sikur të mos kish ardhur rëndë për ummetin tim do ti urdhëroja që ti pastrojnë dhëmbët me misfak përpara cdo namazi”
Pastrimi i duarve para dhe pas buke është prej bereqetit të bukës”
Për fat të keq sot rrinia jonë po mundohet të merr shembull vetëm njerzit e perendimit,duke ju larguar Kuranit që është shpëtimtar pë njeriun,e përderisa ne nuk vlersojmë ajetet Kuranore,por marim shembull perendimin të cilët llogariten si përparimtar, e në anën tjetër mu ata janë të cilët ushqehen së bashku me kafshët, ushqehen pa larë duart, ushqimin e hanë nëpër krevatet e tyre etj etj.
Majkëll Hard i cili ka shkruar librin Historia e Arabve në mes tjerash thot se kur Arabët erdhën në Evropë ua mësuan atyre mënyrën e jetesës dhe lumturinë, sepse deri më atëherë ata nuk dinin të pastronin trupin e tyre, saqë sëmureshin dhe vdisnin nga sëmundje të mdrishme.
Me ardhjen e Muslimanëve në Evropë ata sollën edhe pastërtinë, sepse feja e tyre i urdhëronte ata që të falen pesë herë në ditë, e para faljes ata pastronin trupin,Muslimanët ishin shkakëtar që prunë ujësjellsin, bënë kanalizimin si dhe shumë gjëra të dobishme për njeriun.
Edhe Kurani famëlartë i urdhëron besimtarët që kur të shkojnë në Xhami të vishen bukur.
يَا بَنِي آدَمَ خُذُواْ زِينَتَكُمْ عِندَ كُلِّ مَسْجِدٍO bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), ( SuretulAraf 31).
قُلْ مَنْ حَرَّمَ زِينَةَ اللّهِ الَّتِيَ أَخْرَجَ لِعِبَادِهِ وَالْطَّيِّبَاتِ مِنَ الرِّزْقِ Thuaj: “Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?” (SuretulAraf 32). Xhemat i nderuar nga këto ajete dhe hadith shihet qart se sa rëndësi të madhe Kurani i jep pastërtisë, pra nuk është kusht që petku të jet i ri por duhet të jet i pastërt, sepse pastërtia sjell edhe bukurinë ku edhe Muhammedi a.s. thot “ Vërtet Allahu është i bukur dhe e don bukurinë.
Dhe si perfundim me shpres që teë vazhdojm në javët në vijim të lusim Allahun xh.sh. që të na mundësojë tu përmbahena flalëve të Allahut xh.sh., të punojmë sipas porosive të Kur`anit dhe të largohemi nga ndalesat e Tija. Dhe shembëlltirë në jetën tonë të kemi vet Muhammedin a.s. Si dhe të lusim Allahun xh.sh. t`na i pranoj namazet,tona të na falë gjunahet, t`na udhëzoj në rrugë të drejt të shpetimit, si dhe të na japë te mira si ne kete poshtu edhe ne botën tjetër
-------------------------------------------------- Amin--------------------------.