Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Llogaria për perin Sat 19 Dec 2009 - 10:37 | |
| Llogaria për perin Një person i pasur paska shumë frikë nga vdekja dhe nga vetmia e varit.I pasuri,si dëshirë të fundit bën një ofertë të këtillë: "Ditën që do të vdes,personin që do të hyjë në varrin tim dhe do ta kaloj natën me mua, do t`ia falë gjysmën e pasurisë sime". Kështu presin ta gjejnë personin i cili do ta kalonte natën e parë në varr me të pasurin.Asnjëri nuk e pranonte ofertë.Më në fund,një hamall, duke menduar se s`ka asgjë për të humbur, sepse kishte vetë një penj, nëse hynte në atë varr do të bëhej shumë i pasur, ndaj dhe pranon që të hyjë në varr. I pasuri ndëroi jetë, kështu që i varosin që të dy. Kanë ardhur melaqet për të marë llogarinë.Shohin se në varezë gjenden dy persona, një i vdekur dhe një i gjallë. "Personi i vdekur, si do që të jetë, është në dorën tonë.Ne mësëmiri të fillojmë nga ky i gjalli", thonë melaqet dhe fillojnë që ta pyesin hamallin. "I kujt ishte peri? Ku e more atë? Pse e more? Nga e more ? Ku e ke përdorur? ", E kështu me radhë. Llogaria zgjati deri në mëngjes dhe ende nuk ka mbaruar. Në mëngjes del nga varri.
Detyrën e ke kryer me sukses. Gjysma e pasurisë të takon ty, i thonë hamallit.
Aman, thotë hamalli, nuk dua asgjë, le të ngelë.Unë deri në mëngjes nuk munda të japë llogharinë vetëm për një penj.Si do të mundem të japë llogarinë gjithë asaj pasurie. | |
|