Vëllezër të nderuar musliman!Jemi duke jetuar në këto dite kur njerëzit bëhen gati për të festuar vitin e ri. Ata me mish e me shpirtë mundohen që ti japim sa ma shumë pamje festive dhe cilësi kremtive këtyre ditëve të fundit të këti viti gregorian.
Ajo që na habit neve nuk është përpjekjet e mëdha që i bëjnë në këtë drejtim të krishterët dhe të tjerët, mirëpo ajo që na habit dhe befason neve është përgaditjet që i bëjnë muslimanët për të festuar këtë “festë”. Përgaditjet e tyre të mëdha, të cilat dalin në shesh nëpërmjet atmosferës festive që e paraqesin me lula, llëmba dhe veshmbathje të babadimrit.
Pa dyshim se kjo është një pamje shumë e keqe e muslimanëve që reflekton besimin e dobët dhe humbjen e identitetit të tyre.
Populli harxhon para duke u përgaditur për këto netë të hareshme dhe festive, tregtarët përpjeken që sa ma shumë të fitojnë duke mos u kujdesur se ata me këtë tregti të tyre a e dobësojnë besimin dhe fenë e tyre, të rinjtë rezervojnë bileta dhe vende nëpër kafeteri dhe kafe të ndrsyhme, e ata që janë të pasur dhe kanë besimin e dobët udhëtojnë për jashtë vendit tonë, që atje ta festojnë dhe ti kalojnë këto natë “të paharueshme”.
Zakonisht këto natë kalohen me alkool, zina, e shumë mëkate tjera.
Kësaj atmosfere pa dyshim i ndihmon edhe media, e cila gjatë tërë kohës e reklamon dhe agjiton këtë festë, ku ekranet televizive mbushen përplot vasha dhe këngëtare të çveshura lakuriq, lajme nga “atmosfera festive” anë e mbanë qyteteve tone të banuara nga muslimanët, etj.
Pa dyshim se ky pasim i verbër, ky imitim i të krishterëve, tregon dobësinë e besimit që e kemi, mungesën e besimit të shëndoshë dhe të vërtetë, çveshja nga komponentet e identitetit islam, mëkat i cili na futë në qarkun e atyreve për të cilët Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush i përngjan një popullit ai është prej tyre”. (Ebu Davudi, sahih).
Ose në transmetimin tjetër:
“Nuk është prej nesh ai që u përngjanë tjerëve përveç neve. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve”. (Tirmidhiu, sahih).
Imam Ahmedi ka thënë:
“Ky hadith në minimum domethënë se përngjajësimi me të ta është i ndaluar, edhe pse nga aspekti i jashtëm tregon se përgjajësimi me ta është kufër, siç është edhe në ajetin Kur'anor:
“E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre”. (El-Maide: 51).
Përgjajësimi i muslimanëve me mosbesimtarët është nënçmim dhe përkulje, sepse muslimani është më i lartë se mosbesimtari, e nëse e imiton zbret nga lartësirat dhe pozitën në të cilat gjindet, duke zëvendësuar të mirën me atë që është e keqe. Kjo është përbuzje e dhuntisë dhe nënçmim i Islamit.
Festat në Islam janë të caktuara
All-llahu [subhanehu ve teala] nuk na e ka lërë këtë çeshtje pa sqarim. Neve si musliman na ka caktuar dy festa vjetore dhe një festë javore. Festat vjetore janë fitër dhe kurban Bajrami, kurse javore, festa e ditës së xhuma.
Bazë për këtë që themi është hadithi i Enesit [radijall-llahu anhu], i cili thotë:
“Erdhi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Medinë, kurse ata i kishin dy ditë në të cilët loznin. E u tha: “Çka janë këto ditë? Thanë:në këto ditë loznim në injorancë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: All-llahu ua ka ndërruar me ditë më të mira se këto: kurban dhe fitër bajramin”. (Ahmedi, sahih).
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:
“Nga ky hadith i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nënkuptojmë se muslimanëve u ndalohet të festojnë edhe festat e tyre të injorancës edhe festat e tyre islame, përndryshe nuk od të kishte kuptin zëvendësimi i tyre me dy festat islame”. (shiko: “Iktidaus-Siratul-Mustekim”, 1/ 434).
Aisheja [radijall-llahu anha] thotë:
“Ebu Bekri hyri te unë, kurse dy vasha këndonin atë që kishin thënë Ensaritë ditën e Buathit. Ato dy vashat nuk ishin këngëtare. Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] tha: fryllat e djallit në shtëpinë e Pejgamberit [alejhis-selam]?! E kjo ndodhi në një ditë të festës. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:
“Ebu Bekr! Secili popull ka festën e vet, kurse kjo është festa jonë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu duke e komentuar këtë hadith ka thënë:
“Ky hadith na tregon se secili popull ka festat e veta, kurse muslimanët e kanë vetëm këtë festë, e nuk kanë festa tjera”. (Shiko: “Iktidaus-Siratul-Mustekim”, 1/ 446- 447).
Kurse argument se xhumaja është festë e muslimanëve është hadithi në vijim:
“Ne jemi ta fundit, mirëpo të parët në ditën e Kijametit. Ne jemi të parët që do të hyjmë në xhennet. Edhe pse atyreve u është dhënë libri para nesh, mirëpo ata u përçanë kurse neve All-llahu na udhëzoj në të vërtetën rreth së cilës janë përçarë. Kjo është dita për të cilën janë përçarë ata, në të cilën ditë na ka udhëzuar All-llahu. Tha: dota e xhuma është e jona, kurse nesër është e çifutëve, kurse pas nesër është e kirshterëve”. (Muslimi).
Ka edhe shumë argumente tjera të cilat e ndalojnë shpikjen e festave tjera. Prej tyre është edhe hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili thotë:
“Kush shpik në çeshtjen tonë gjëra që nuk janë prej sajë (fesë), ato janë të refuzuara”, kurse në transmetimin tjetër qëndron:
“Kush bën ndonjë vepër e cila nuk është prej veprave tonë, është e refuzuar”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ky hadith është bazë për të refuzuar të gjitha gjërat e shpikura që kanë të bëjnë me fenë, e prej tyre janë edhe festat kohore dhe vendore.
Ndalohet përgjajësimi me mosbesimtarët në festat e tyre
Ka shumë argumente që ndalojnë përngjajësimin me mosbesimtarët në gjërat e tyre fetare, prej të cilave janë edhe festat.
Argumentet janë të dy kategorive, argumente që ndalojnë përngjajësimin e përgjithshëm me ta dhe argumente që ndalojnë përngjajësimin me ta në festat e tyre.
a) Ndalimi i përngjajësimit të përgjithshëm me ta.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë”. (El-Xhathije: 18).
Në këtë ajet All-llahu [subhanehu ve teala] tregon se i ka përcaktuar Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] një ligj të cilin duhet ta pasojë dhe e ka ndaluar nga pasimi i epsheve dhe ënjdeve të atyreve që nuk kanë dituri. Në këtë grup hynë të gjithë ata që e kundërshtojnë sherijatin e All-llahut. Dëshirat e idhujtarëve janë atë që e ata e pasojnë dhe sipas së cilës udhëhiqen në jetë. Andaj ata gëzohen shumë kur shohin se edhe muslimanët i pasojnë dhe imitojnë ata në disa çeshtje. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 85).
Poashtu All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh”. (Ali Imran: 105).
All-llahu [subhanehu ve teala] në këtë ajet na e ndalon tu përgjajmë çifutëve dhe të krishterëve, të cilët janë përçarë dhe dallojnë mes tyre duke u bërë grupacione dhe parti të ndryshme. Pra, lloji i kundërshtimit të tyre dhe mospërgjajësimi me ta është e ligjshme. Aq sa ma shumë largohet njeriu nga përgjajsimi me ta në gjërat e paligjshme për na është aq ma larg përgjajësimit në gjërat e ndaluara për ne. Në këtë pa dyshim se ka interes shumë të madh”. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 88).
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar”. (El-Maide: 51).
“O ju që besuat, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve”. (El-Mumtehine: 1).
“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre…”. (En-Nisa: 89).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Do të pasoni adetet e atyreve që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, llërë pas llëre, saqë po të hynin ata në vrimë të hardhucës, do ti pasonit”. I thamë: kush janë ata, çifutët dhe të krishterët? Tha: “kush tjetër përpos tyre”. (Buhariu dhe Muslimi).
Në transmetimin tjetër qëndron: “Kush janë ata, persianët dhe romakët? Tha: po kush tjetër përpos tyre”.
Ibn Battali thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka lajmëruar se ummeti i tij do të pasojë gjërat e shpikura, bidate dhe epshet, ashtu siç ka ndodhur në popujt e mëparshëm. Në shumë hadithe se në fund do të përmbledhet e keqeja, sepse Kijameti nuk ndodh vetëmse në njerëz të këqinjë, kurse feja do të mbetet e fuqishme vetëm te disa njerëz të veçantë”. (Fethul-Bari; 13/ 301).
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Ky hadith tregon gjërat e këqija që do të ndodhin…nga kjo kuptohet se përgjajësimi me çifutët dhe të krishterët, me persianët dhe romakët është prej gjërave që i ka qortuar All-llahu dhe Pejgamberi”. (“El-Iktida”; 1/ 147).
b) Ndalimi i përgjajësimit veçanërisht në festa.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet”. (El-Furkan: 72).
Dijetarët e tefisirit siç është Ibn Sirini, Muxhahidi, Dahaku dhe të tjerët kanë thënë se janë festat e idhujtarëve.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, …”. (El-Haxhxh: 67).
Festat janë nga ligjet fetare. Ibn Tejmiu thotë: “festat jane prej veçorive më të mëdha të një ligji…andaj pëlqimi në këtë gjë është pëlqim në pjesën më delikate të ligjeve të kufrit dhe në simbolin më publik”. (shiko: “El-Iktida”, 1/ 476).
Shkaku i ndalesës së përgjajësimit
Përngjajësimi në çeshtjet e kësaj bote shkakton dashuri dhe miqësi me ata që u përgjajësohesh. Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:
“Nëse dy persona gjatë udhëtimit të tyre në një vend të huaj takohen edhe i përngjajnë njëri tjetrit në rroba, kapelë, flokë, mjetin vartës, etj, do të kishin afërsi mes tyre ma shumë se sa mes tij dhe tjerëve. Poashtu edhe njerëzit e një zanati janë më të afërt me njëri tjetrin se sa me të tjerët”. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 488 dhe 490).
Nëse përgjajësimi në çeshtje të kësaj bote shkakton afërsi dhe dashuri, atëherë në gjërat e besimit dhe gjërat e veçanta të fesë shkakton afërsi dhe dashuri edhe më të madhe, kurse kjo është në kundërshtim të plotë me besimin.
Si manifestohet mosfestimi i festave të tyre
Mosfestimi i festave të tyre manifestohet në disa mënyra:
a) Mospjesmarrja në festimet e tyre.
Dijetarët janë të pajtuar se ndalohet pjesmarrja në festat e mosbesimtarëve dhe përgjajësimi me ta, duke u mbështetur në argumentet e përgjithshme që i përmendëm më lartë dhe konsenzusin e sahabeve dhe tabiinëve.
b) Mospërputhje në veprimet e tyre.
Nëse disa muslimanëve nuk u mundësohet të marrin pjesë në festimin dhe kremtimin e kafirave, atyreve edhe nuk u lejohet që të bëjnë atë që e bëjënë kafirat.
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Muslimanëve nuk u lejohet që tu përgjajnë në asnjë gjë e cila është veçori e festave të tyre, as në ushqim, as në veshmbathje, as në larje, as në ndezje të zjarrit, as pasivizim të ndonjë adeti nga përditshmëria e jetës ose të ndonjë ibadeti, as përgaditja e gostisë, as dhuratat, as shitja e gjërave, me të cilat ndihmohen në këto festa, as mundësimi i fëmijëve dhe të tjerëve që të lozin e as që të veshin rroba të zbukuruara. Thënë troç, nuk u lejohet që të veçojnë festat e tyre me simbole të veçanta të tyre, por dita e festës së tyre te muslimanët duhet të jetë sikurse edhe ditët tjera”. (“El-Fetava”; 25/ 329).
c) Mosdhënia dhurata dhe mosndihmimi i festave të tyre me shitblerje.
Ebu Hafs Hanefiu thotë:
“Kush i dhuron një vezë idhujtarit në shenjë të madhërimit të asaj dite, ka bërë kufër ndaj All-llahut”. (“Fet’hul-Bari”; 2/ 513).
Ibn Turkmani thotë:
“Muslimani bën mëkat nëse ulet me ta, u ndihmon me therrje gatim të ushqimit, dhënja në shërbim të ndonjë kafshe bartëse që ta përdorin në rastet dhe festat e tyre”. (“El-Lumea fil-Havadith”, 1/ 294).
d) Mos tu ndihmohet atyreve që i përgjajnë mosbesimtarëve.
e) Mos tua uron festën e tyre.
Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:
“Urimi i simboleve të veçanta të kufrit është haram sipas të gjithë dijetarëve, sikurse tua uron festat dhe agjërimin e tyre duke thënë: urime festën, etj. nëse thënësi i kësaj fjale shpëton nga kufri, nuk shpëton nga harami. Ky njeri i ngjan atij që ia uron përuljen kryqit. Madje kjo është mëkat edhe më i madh dhe më i keq se sa urimi për konsumim të alkoolit, vrasjes së njeriut, bërjes zina, etj. Shumica e atyreve që nuk e vlersojnë fenë kanë rënë në këtë mëkat duke mos e ditur keqëinë e asaj që e kanë bërë. Ai që e uron një njeri për mëkat, bidat ose mosbesim, e meriton mllefin dhe urrejtjen e All-llahut. Njerëzit e devotshëm prej dijetarëve largohen nga urimet ndaj zullumqarëve për marjen e posteve në shtet, ose urimet ndaj injorantëve kur të marin ndonjë post në arsim, gjykim ose dhënie të fetvasë, për shkak të mllefit të All-llahut dhe rënies nga Syri i All-llahut”. (“Ahkamu Ehludh-Dhimmeti”, 1/ 441- 442).
Ndalohet urimi i kafirave të festave të tyre sepse me këtë aktivitet e konfirmojmë kufrin e tyre dhe dakordohemi me këtë kufër të tyre edhe pse nuk dakordohemi me atë kufër për vetveten tonë. Andaj i ndalohet muslimanit të dakordohet me simbolet e kufrit ose tua uron këtë atyreve. Sepse me këtë nuk dakrodohet as All-llahu:
“Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. …”. (Ez-Zumer: 7).
“…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3).
“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. (Ali Imran: 85).
Përgaditi: Bekir Halimi