Agjerimi,injeksionet dhe ilacet
Agjërimi, injeksionet dhe ilaçet
Shkruar nga Dr.Ahmed Muhamed Halil
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut të vetëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi profetin pas të cilit s’ka më profet, mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.
A e prishin agjërimin injeksionet dhe ilaçet?
1. Ajo që e prish agjërimin, sipas argumenteve, është kur ushqimi futet në brendësi të trupin në stomak dhe jo nga një pjesë tjetër të trupit.
2. Avulli i astmës, nuk e prish agjërimin në mendimin më të saktë.
3. Kokrrat që vihen poshtë gjuhës për të mjekuar krizat e zemrës, thithen në mënyrë direkte dhe nuk e prishin agjërimin.
4. Thënia më e saktë është se vetëm lënda ushqyese që futet në brendësi të trupit e prish agjërimin, kurse ajo që nuk është ushqyese nuk e prish.
5. Mendimi më i drejtë është se vëzhgimi që bëhet me aparate në stomak (sondë) nuk e prish agjërimin.
6. Pikat që lëshohen në hundë, nuk e prishin agjërimin.
7. Oksigjeni që merret me aparate nuk e prish agjërimin.
8. Avulli që merret me gojë nuk e prish agjërimin.
9. Nëse narkoza përdoret për të gjithë trupin, ku i sëmuri e humb vetëdijen, agjërimi prishet, por nëse narkoza është vetëm për një pjesë të trupit, pra mpirje e pjesshme, nuk e prish atë.
10. Pikat që lëshohen në vesh nuk e prishin agjërimin, sepse nuk arrijnë në brendësi të trupit.
11. Gjithashtu pikat që lëshohen në sy nuk e prishin agjërimin, sipas mendimit më të saktë të shumicës së dijetarëve.
12. Injeksioni që bëhet nën lëkurë, në muskul ose në damar nuk e prish agjërimin, kur nuk është ushqyes, sipas mendimit më të saktë të pjesës dërrmuese të dijetarëve.
13. Injeksioni që bëhet në damar dhe është ushqyes (siç është serumi) e prish agjërimin.
14. Vajrat, kremrat dhe ngjitëset që përdoren për mjekim, nuk e prishin agjërimin.
15. Vëzhguesi (laparaskopi) i barkut nuk e prish agjërimin.
16. Pastruesi i veshkave, zakonisht shoqërohet me lëndë ushqyese dhe sheqerna, prandaj e prish agjërimin.
17. Pastrimi i vaginës, vëzhgimi me aparte, e të tjera si këto nuk e prishin agjërimin, sepse nuk arrin në stomak dhe nuk ka ndonjë shkak që ta prishë atë.
18. Injeksioni në rrugë anale nëse përmban lëndë ushqyese apo ujë të cilat i thith stomaku, e prish agjërimin, sepse fuqizon trupin.
19. Supostet që jepen në rrugë anale nuk e prishin agjërimin.
20. Vëzhgimi i rrugëve anale me aparate nuk e prish agjërimin.
21. Vëzhgimi i fshikëzës, futja e ndonjë ilaçi brenda saj ose një lëndë që ndihmon në qartësimin e rrezeve, nuk e prish agjërimin.
22. Dhurimi i gjakut, në mendimin më të saktë të dijetarëve nuk e prish agjërimin.
23. Dhënia e gjakut për analiza nuk e prish agjërimin.
Përgatiti: Dr.Ahmed Muhamed Halil, profesor në Univeristetin e Kasimit, Arabi Saudite