"Paguar komplet nga një gotë qumësht"
Një ditë, një djalë i varfër i cili shiste mallra derë më derë për të paguar rrugën e tij për në shkollë, kuptoi se i kish mbetur vetëm një monedhë dhjetë centësh, dhe ishte shumë i uritur.
Ai vendosi që të kërkoj për ushqim në shtëpinë tjetër. Sidoqoftë, ai e humbi guximin kur një femër e re e këndshme hapi derën.
Në vend të ushqimit ai kërkoi për një gotë ujë! Ajo mendoi se ai dukej i uritur kështu që i solli atij një gotë të madhe me qumësht. Ai e piu atë shumë ngadalë, dhe pastaj pyeti, Sa ju detyrohem?"
“Ju nuk më detyroheni asgjë," u përgjigj ajo. "Nëna na ka mësuar që kurrë të mos pranojmë pagesë për një mirësi."
Ai tha, "Atëherë unë ju falënderohem nga zemra."
Kur Howard Kelly e la atë shtëpi, ai jo vetëm që u ndje më i fortë fizikisht, por gjithashtu i fortë ishte edhe besimi i tij në Zotin dhe njeriun. Ai gati kishte qenë duke u tërhequr dhe dorëzuar.
Shumë vite më vonë e njëjta femër e re u sëmur rëndë. Mjekët lokalë ishin të hutuar. Më në fund ata e dërguan atë në qytetin e madh, ku ata i thirrën specialistët që ta studiojnë sëmundjen e saj të rrallë.
Dr. Howard Kelly ishte thirrur për konsultime. Kur ai e dëgjoi emrin e qytetit prej nga ajo vinte, një dritë e çuditshme mbushi sytë e tij.
Ai u ngrit menjëherë dhe nëpër korridor të spitalit shkoi tek dhoma e saj.
I veshur me mantelin e mjekut ai shkoi brenda për ta parë atë. Ai e njohu atë menjëherë.
Ai u kthye në dhomën e konsultimeve i vendosur për të bërë më të mirën për të shpëtuar jetën e saj. Që nga ajo ditë ai i kushtoi kujdes të veçantë rastit të saj.
Pas një lufte të madhe beteja u fitua.
Dr. Kelly kërkoi nga zyra e biznesit që ta kaloi tek ai faturën e përgjithshme për aprovim. Ai shikoi në të, shkroi diçka në kënd dhe fatura u dërgua në dhomën e saj. Ajo u frikësua ta hapte atë, ngase ajo ishte e sigurt se do ti duhej që gjithë jetën e saj të mbetur të paguante për të. Më në fund ajo e shikoi, dhe diçka ia tërhoqi asaj vëmendjen në skaj të faturës.
Ajo lexoi këto fjalë…
"Paguar komplet nga një gotë qumësht"
(Nënshkuar) Dr. Howard Kelly.
Lotët e gëzimit vërshuan sytë e saj derisa me zemër të lumtur ajo u lut: "Faleminderit, Zot, që dashuria jote është përhapur gjerësisht nëpër zemrat dhe duart e njerëzve."
Ekziston një thënie e cila pak a shumë thotë kështu: Buka e hedhur në ujë kthehet përsëri te ti. Vepra e mirë që ti e bën sot mund të të sjell dobi ty ose dikujt që ti e do në kohën kur më së paku e pret. Nëse nuk e sheh të mirën përsëri, ti së paku e ke bërë botën një vend më të mirë – dhe mbi të gjitha a nuk është kjo arsyeja e vërtetë e jetës?