Mirëserdhe ramazan
Nga: Sheikh Abdul Aziz bin Baz
Muaji i ramazanit përsëri arriti, muaji i agjërimit dhe faljes. Ky është muaji që ofron mundësi për falje prej Allahut dhe çlrimin nga mëkatet tona. Ky është muaji i përmbushjes së veprave të mira dhe dhënies së lëmoshës. Është muaji kur dyert e xhenetit janë të hapura dhe shpërblimet për veprat tona janë të zmadhuara disa herë më shumë. Është muaji brenda të cilit lutjet janë të pranuara dhe statusi i adhuruesve është i lartësuar. Është muaji brenda të cilit mëkatet falen.
Allahu dhuron shumë bekime mbi robërit e tij gjatë muajit Ramazan. Ky është muaji i agjërimit që është njëra nga pesë shtyllat e Islamit. Pejgamberi paqja e Allahut qoftë mbi të ka agjëruar këtë muaj dhe ka urdhëruar pasuesit e tij të bëjnë të njëjtën gjë. Ai na ka treguar neve që çdokush që agjëron këtë muaj me besim, duke synuar shpërblimin e Allahut do ti shlyhen të gjitha mëkatet e kaluara. Gjithashtu ai na ka informuar ne që çdokush që ri në këmbë duke u falur gjatë këtij muaji do ti falen të gjitha mëkatet e kaluara.
Muaji i ramazanit përmban brenda tij edhe një natë që është më superiore sesa njëmijë muaj. Çdokush që refuzon të mirat e kësaj nate me të vërtetë ka mbetur i privuar nga të mirat e kësaj nate.
Ne duhet ti shprehim mirësardhje këtij muaji dhe ta përqafojmë atë me gëzim dhe hare. Ne duhet të kemi vendosmërinë më të sinqertë për të zbatuar agjërimin dhe faljen, dhe për të bërë gara në bërjen e veprave të mira. Gjatë këtij muaji, ne duhet me entuziazëm të pendohemi nga të gjitha mëkatet tona dhe inkurajimin e njëri tjetrit për angazhimin në vepra të virtytshme dhe thirjen për të mirë dhe ndalimin nga e keqja. Në këtë mënyrë, ne do të arrijmë sukses në arritjen e bekimeve dhe shpërblimeve të mëdha gjatë Ramazanit.
Agjërimi na ofron neve shumë beneficione dhe është plot me urtësi. Agjërimi na pastron dhe na forcon zemrat. Na çliron nga tendencat e pavlera siq janë teprica, arroganca dhe kopracia. Na riforcon tiparet tona të mira siq janë guximi, butësia dhe bamirësia. Na mbështet neve në luftën e brendshme për të kërkuar falje Allahut dhe arritur afërsinë ndaj Tij.
Agjërimi na mëson ne për veten dhe për nevojat tona. Na tregon ne se sa të dobët jemi dhe sa të varur jemi ndaj Zotit tonë. Na tregon se sa shumë Allahu na ka bekuar neve. Ne përkujtohemi për vëllazërinë tonë, ndaj atyre që janë me më pak fat dhe inspirohemi ti trajtojmë plotësisht mirë. Ne jemi të detyruar të falenderojmë Allahun dhe të shfrytëzojmë bekimin që Ai na ka ofruar neve për tj’u bindur Atij.
Allahu tërheq vëmendjen për shumë të mirat e tij kur Ai thotë:”O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte bërë obligim edhe atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”(Sure El Bekare :183)
Në këtë ajet, Allahu bën të qartë që ai ka bërë obligim agjërimin në mënyrë që të na pastrojë neve. Agjërimi është mjet i jonë për vetëpërmbajtje dhe për të kultivuar devotshmërinë. Devotshmëria është për të zbatuar urdhërat dhe ndalesat e Allahut dhe Pejgamberit të Tij paqja qoftë mbi të, sinqerisht me dashuri dhe përkulje për Allahun, dhe për të shmangur dënimin dhe hidhërimin e Tij.
Agjërimi është një akt madhor i devotshmërisë në vetën e tij dhe mënyrë madhore për ngritjen e devotshmërisë sonë në të gjitha aspektet e jetës fetare dhe jetës së kësaj bote.
Pejgamberi paqja e Allahut qoftë mbi të ka spikatur njërën prej përfitimeve të shumta të agjërimit duke cekur:” O ju rini, cilido nga ju që ka mundësi të martohet le të bëjë këtë, sepse kjo na ndihmon ne në shmangien e shikimeve dhe ruajtjen e pjesëve tona gjenitale. Cilido që nuk ka mundësi të bëjë këtë, duhet të agjërojë, sepse agjërimi dobëson fuqinë seksuale.”
Arsyeja që agjërimi ka këtë efekt është sepse shejtani lëviz sikur gjaku nëpër venat tona. Agjërimi vështirëson këtë lëvizje dhe vepron si përkujtues për Allahun dhe madhështinë e Tij, dhe të njëjtën kohë duke zvogluar ndikimin e shejtanit gjatë agjërimit personi forcon besimin e tij.
Ka edhe shumë beneficione nga agjërimi që ne mund ti nxjerrim vetëm me pak vëmendje dhe mendim. Agjërimi është i dobishëm për një trup të shëndetshëm. Agjërimi i jep trupit rast për tu pastruar nga helmet e akumuluara, një fakt që është konfirmuar nga një numër i madh i mjekëve.
Tekstet e shenjta flasin shumë shpesh për virtytet e agjërimit në muajin e Ramazanit dhe për obligueshmërinë e agjërimit për besimtarët. Allahu thotë:” O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte bërë obligim edhe atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim(e nuk agjëroi), atëherë ai(le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kopmenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri e ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aqë më mirë për të. Mirëpo, po që se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.( ato ditë të numëruara janë) Muaji i shenjtë i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues I rrugës së drejtë dhe dallues(I të vërtetës nga gënjeshtra). E kush përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme . Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.(të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.”(Sure El Bekare 183-185)
Pejgamberi paqja e Allahut qoftë mbi të ka thënë:”Islami është i ndërtuar mbi pesë shtylla: dëshmia që nuk Zot tjetër pos Allahut dhe që Muhammedi është i dërguar i tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit, dhe vizita në Qabe-Haxhi.”(Sahihul Buhari dhe Sahihul Muslim)
Kur melaikja Xhibril ka pyetur Pejgamberin paqja e Allahut qoftë mbi të reth Islamit, ai është përgjigjur:”Islami është të shfaqësh dëshminë që nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe që Muhamedi është i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia zekatit , agjërimi i muajit të Ramazanit, dhe kryerja e Haxhit nëse keni mundësi.”(Suneni i Tirmidhiut)
Pastaj Xhibrlili tha :” Ti i ke thënë të vërtetën.” Pastaj i tha:”Më trego për besimin.”
Pejgamberi i Allahut paqja e Allahut qoftë mbi të përgjigjet:” Kjo është ti besosh Allahut, Melaikeve të Tij, Librat e Tij, Pejgamberëve të Tij, Ditës së Gjykimit, Caktimit të tij, për të mirë apo keq.”
Ai tha:”Ti e ke thënë të vërtetën. Tregom për shkallën më të lartë të besimit.”
Pejgamberi i Allahut përgjijget:” Ta adhurosh Allahun sikur ta shihësh Atë, edhe pse ti nuk e sheh, ti e din që Ai të sheh ty.”
Ai thotë:” Të vërtetën e ke deklaruar.”(Sahihul Muslim)
Ky hadith është shumë i rëndësishëm dhe mertion një vëmendje dhe konsideratë serioze.
Njëherë Muadh ibn Xhebeli i thotë Pejgamberi paqja e Allahut qoftë mbi të: “Më trego për disa vepra që mua do të më dërgonin në Xhennet dhe do të më largonin prej Xhehennemit.”
Pejgamberi paqja e Allahut qoftë mbi të u përgjigj:” Ti ke pyetur për diqka të madhe, sidoqoftë kjo është shumë e thjeshtë për dikend që Allahu ja lehtëson. Adhuroje Allahun dhe mos i shoqëro asgjë në adhurim. Fale Namazin, jepe Zekatin, agjëroje muajin e Ramazanit, dhe kryeje haxhin nëse ke mundësi.” Pastaj Pejgamberi paqja qoftë mbi të shtoi:” Si mos t’ju tregoj për dyert e mirësisë? Agjërimi është Xhenneti. Sadakaja i fal mëkatet ashtu siq uji fik zjarrin.”(Suneni i Tirmidhiut)
Agjërimi është vepra më e vyrtytshme me shpërblim në proporcion me madhësinë e saj. Kjo është e veçantë në Ramazan, meqënëse Allahu ka bërë agjërimin një obligim për besimtarët dhe mjet për të arritur shpëtimin.
Pejgamberi paqja e Allahut qoftë mbi të ka thënë:” Qdo vepër e qenieve njerëzore është për vetën e tij dhe shpërblimi për të shumfishohet nga dhjetë deri shtatëqind herë. Allahu ka thënë:’ Përjashtimisht për agjërimin, me të vërtetë ai është për Mua dhe unë shpërblej për të, me të vërtetë ai është larguar nga dëshirat, ushqimi, dhe pirja për Mua.’ Ai që agjëron ka dy gëzime, njërën kur të ha iftar dhe njërën kur të takohet me Zotin e tij. Padyshim që era e gojës së agjëruesit është më e shijshme tek Allahu sesa era e parfumit.” (Sahihul Buahri dhe Sahihul Muslim)
Pejgamberi paqja e Allahut qoftë mbi të ka thënë:”Kur Ramazani fillon, dyert e Xhennetit hapen dhe dyert e Xhehennemit mbyllen dhe shejtanët mbyllen me zingjirë.”(Sahihul Buhari dhe Sahihul Muslim)
Pejgamberi paqja e Allahut qoftë mbi të ka thënë:” Në natën e parë të Ramazanit, shejtanët dhe xhinët e pabindur lidhen me zingjirë, dyert e Xhennetit hapen saqë asnjëra prej dyerve nuk mbetet e mbyllur. Dyert e Xhehennemit mbyllen saqë asnjëra prej tyre nuk mbetet e hapur. Thirësi thëret:’ O ti qw synon tw mirwn(shpwrblimin), angazhohu nw punw tw mira! O ti qw ke ndwrmend tw kryesh mwkate, twrhiqu! Allahu liron njerëz nga zjarri për qdo natë.” (Suneni i Tirmidhiut)
Në prag të Ramazanit, Pejgamberi paqja e Allahut qoftë mbi të ligjëronte dhe thoshte:” O njerëz! Muaji i madh dhe i bekuar është duke ardhur tek ju, ky muaj ka një natë që është më e vlefshme së njëmijë muaj. Allahu ka bërë agjërimin obligim në ditët e tij dhe faljen e namazit vepër vullnetare në netët e tij. Çdokush që përpiqet të jetë më afër Allahut në këtë muaj duke bërë vepra të vitytyshme do të jetë sikur ai që kryen vepra të obligueshme në kohët tjera, dhe qdokush që kryen një vepër të obligueshme adhurimi në këtë muaj do të jetë sikur ai që kryen vepër të njëjtë shtatëdhjetë herë më shumë në kohët tjera. Ky është muaj i durimit dhe shpërblimi i durimit është Xhenneti.”(Sahihul ibn Khuzaymah)
Ne duhet kapur rastin që na është ofruar në këtë muaj të bekuar dhe qmuar madhështinë e kohës së tij duke u angazhuar në të gjitha adhurimet që kemi mundësi. Ne duhet të nxitojmë për të kryer vepra të mira. Allahu e ka bërë këtë muaj kohë për adhurime dhe për të bërë gara me të tjerët për drejtësi. Ne duhet të shtojmë nga namazi jonë dhe shpenzimi për sadaka. Ne duhet ta angazhojmë vetën tonë me leximin e Kuranit. Ne duhet të nxitojmë ti ndihmojmë të varfërit, nevojtarët dhe jetimët. Pejgamberi paqja e Allahut qoftë mbi të ishte më bujari nga të gjithë njerzit dhe ishte edhe më bujari gjatë Ramazanit. Ne duhet të pasojmë shembullin e mirë të Pejgamberit paqja qoftë mbi të për dyfishimin e angazhimit tonë në këtë muaj.
Ne duhet të mbrojmë bereqetin e agjërimit tonë prej mëkatëve dhe të metave tona. Pejgamberi paqja e Allahut qoftë mbi të ka thënë:”Çdokush që nuk braktis gënjeshtrat dhe sjelljet e këqija, Allahu nuk ka nevojë që ai të braktis ushqimin dhe pirjen.”(Sahihul Buhari)
Pejgamberi paqja e Allahut qoftë mbi të ka thënë:” Nëse dikush prej jush agjëron le t’i lejë marrëdhëniet e jashtme, dhe mos të bërtas, e nëse dikush e fyen apo dëshiron të rrahet, le të thotë :”Unë jam njeri që agjëroj” (Sahihu i Buhariut dhe Muslimit)
Ne duhet të kërkojmë me ngulm nga Allahu për të na falur në këtë muaj dhe duhet të bëjmë çmos për të shfrytëzuar kohën në mënyrë precize. Duhet të shmangemi nga kryerja e ndonjë vepre që është në kundërshtim me agjërimin që do ta zvoglonte bereqetin dhe do të shkaktonte hidhërimin e Allahut. Prandaj, ne nuk duhet të jemi neglizhent për namazet tona dhe koprac me Zekatin tonë. Ne nuk duhet të shpenzojmë nga pasuria apo ineteresi i jetimëve. Nuk duhet të vjedhim, hidhërojmë dikend, ose mosrespektimin e prindërve. Duhet shmangur betimeve dhe deklarimeve të rrejshme. Nuk duhet ti ruajmë ose zbukurojmë mjekrat tona ose ti lëjmë mustaqet të riten. Nuk duhet të ndëgjojmë muzike apo instrumente muzikore. Këto mëkate janë të ndaluara gjatë tërë vitit, por në Ramazan ato edhe më shumë janë të ndaluara dhe si mëkate më të mëdha.
Ne duhet frikuar prej Allahut dhe të largohemi nga ajo qka Allahu dhe Pejgamberi i Tij paqja e Allahut qoftë mbi të na kanë ndaluar neve. Ne duhet të jemi të drejtë në bindjet tona gjatë Ramazanit dhe pjesës tjetër të vitit. Ne duhet ti thërasim të tjerët në këtë dhe duke bërë këtë arijmë suksese dhe shpëtimin që ky muaj na ka premtuar neve