Në Ramazan
Mbylli portat e mërisë sate
Dhe trokit në dyert e mëshirës dhe dashurisë
Mëshiroje të afërmin, duaje të largëtin
Në fushën e mëkateve mbill trëndafila
ndërsa tokën e zezë të shpirtit shkatërroje
Në Ramazan
Përshëndete zemrën tënde
Buzëqeshi vetes sate
Pajtohu me vetveten
Liroji pengjet e pikëllimit
dhe brengave mësojua fluturimin larg teje
Në Ramazan
Mblidhe veten
Bashko pjesët tua të shkapërderdhura
Afrohu tek ëndrrat e tua të largëta
Zbulo thesaret e brendësisë sate
dhe diskualifikoje shpirtin shtytës për në të keqen
Në Ramazan
Përpiqu sa të mundesh
Pastroje zemrën para trupit
Gjuhen para duarve
Tentativat e tyre për prishjen e agjërimit tënd zhduki, dhe
Ke kujdes të jesh prej atyre që "shpërblim" të
agjërimit kanë urinë dhe etjen.
Në Ramazan
Nxito kah të mirat
Shmangiu të keqes
Bëhu bamirës, dhe
Iki përgojimit që të mos bësh iftar me mishin e vëllait
tënd të vdekur...
Në Ramazan
Iki supozimeve
Mos shqetëso ata që të shqetësuan ty
Mos bë padrejtësi ngase ajo kushton shumë në Botën e
Amshuar
Në Ramazan
Shkruajua nga një letër keqardhje atyre që lejnë në
ndërgjegjen tënde,
Atyre që të shqetësojnë në gjumë dhe që mbjellin
plagët e tyre në gjelbërimin e memories tënde, dhe
këtë për shkak të ndjenjës sate se ti një ditë iu
ke shkaktuar dhimbje...
Në Ramazan
Hape zemrën tënde të mbyllur me çelësa të
tolerancës
Trokiti dyert në mes teje dhe tyre
Saksitë e luleve vendosi në prag të tyre
Kurse zonat mes teje e tyre mbaji përherë të bardha
Në Ramazan
Përkujtoji ata që përjetuan Ramazanin
Ndërsa tani janë "in memoriam"
Duke lënë pas vetes kujtime të hidhura
Dhe sa herë kalon pranë (varreve të) tyre apo memoria t'i
kujton, vetëm sa mbushesh pikëllim
Në Ramazan
Dialogo me veten tënde shumë
Udhëto në thellësitë tua
Hulumto për vetveten
Kërkoji ndjesë apo ndihmoji të kërkon ndjesë...
Në Ramazan
Kujtimet e hidhura shlyeji sa të mundesh
Mos hulumto për plagët e tradhtisë në shpinën tënde
Mos numëro dështimet tua me ta
Mos e burgos veten në qelinë e dhimbjeve
Mos e dëno veten me kamxhik të keqardhjes
Kërko falje për ata që të tradhtuan, të humbën, të
devijuan, të mashtruan, të mbytën, të përgojuan ndërsa
vitet e gjata nuk arritën dot të ndërmjetësojnë.
Në Ramazan
Mbylli sytë që të arrish madhësinë e begatisë sëshikimit;
Që të përkujtosh varrin, errësirën, vrazhdësinë dhe
dënimin e tij;
Që të përkujtosh të dashurit që shkuan e pas vetes
lanë pikëllime sa është gjatë toka dhe plagë sa
është gjerë qielli;
Që të përkujtosh të kaluarat e hidhura që të mbysin saherë t'i kujtosh;
Që të përkujtosh çastet e lumtura, gjelbërimin e të
cilave e kapërdiu pikëllimi..., dhe
Nëse nuk mund të qashë atëherë shtiru se qanë ndoshta
Allahu i Madhëruar të fal ty dhe ata!