Fisnikëria dhe dinjiteti
Kur
Haxhaxhi e vret Abdullah ibn Zubejrin, djalin e Esmës, vajzës së Ebu
Bekrit r.a, e vari kufomën e tij në Qabe dhe e la tre ditë ashtu të
varur, të gjithë njerëzit, prisnin që e ëma, Esmaja, të shkonte te
Haxhaxhi dhe t’i përgjërohej që ta ulë kufomën e djalit të saj që ta
varros.
Por kjo grua karakteri...zohej
me një dinjitet dhe fisnikëri të pazakontë. Kur Haxhaxhi pa që ajo nuk
shkonte, i vajti ai vetë dhe i tha:“A e ke parë c’e ka gjetur djalin
tënd?!”
Esmaja me një dinjitet dhe fisnikëri të rrallë
përgjigjet:“Kam parë që ia shkatërrove jetën e kësaj bote, por ai ta
shkatërroi jetën e amshuar në ahiret.”
Mesazhi:
Ky shembull le të
jetë model për muslimanin e ditëve të sodit që aq poshtë ka lëshuar
dinjitetin e tij, sa që përgjërohet edhe për gjërat më të ulta e jo për
diçka më serioze dhe më të madhe. Esmaja nuk iu përgjërua një tirani
edhe për kufomën e djalit. Kurse muslimani i sodit i përgjërohet tjetrit
për gjëra të imëta të kësaj dunjaje