Kush është në linjë | 398 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 398 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet ditore Sat 30 Oct 2010 - 15:09 | |
| Të dielën pas mesnate ora kthehet 60 minuta prapa Me kthimin e akrepave një orë mbrapa, sonte pas mesnate nis llogaritja e kohës dimërore. Akrepat e orës në ora 3.00 do të shkojnë 60 minuta prapa, respektivisht do të kthehen në ora 2.00. Ora diellore do të jetë në fuqi deri më 28 mars të vitit 2011. Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ai filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende nisën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Norma evropiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës, kur ora shkon një orë përpara dhe përfundimin e saj kur akrepat e orës kthehen për një orë mbrapa, që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit. Ndryshimi i orës bëhet çdo vit në të dielën e fundit të marsit dhe të tetorit. Një gjë e tillë në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Pothuajse të gjitha vendet e industrializuara, kanë adoptuar orën e ndryshueshme për të kursyer energjinë. Qëllimi i ndryshimit të orës, është kursimi i energjisë elektrike gjatë gjysmës së vitit, me qëllim shfrytëzimin më shumë të energjisë diellore. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Përçarje në Shoqatën ‘Dinjiteti’ Sat 30 Oct 2010 - 15:28 | |
| Përçahet Shoqata e veteranëve maqedonas të luftës së 2001-shit, “Dinjiteti”. Degët e kësaj shoqate nga qyteti i Sveti Nikoles, Tetovës dhe Ohrit, edhe zyrtarisht deklaruan se nga dita e sotme nuk janë më pjesë e Dinjitetit, por do të formojnë shoqatë të re me emrin ‘Bedem’, e cila sipas tyre, nuk do të jetë e ngjyrosur politikisht. Arsyet për një hap të këtillë të shkëputjes nga ‘Dinjiteti’ ish-përfaqësuesit e forcave të sigurisë maqedonase e kanë marrë për shkak se vlerësojnë se shoqata aktuale në krye të së cilës qëndron Stojanço Angelov, është nën ndikimin politik të partisë së Lube Boshkovskit. “Dëshirë e më shumë anëtarëve të shoqatës ‘Dinjiteti’, është që të largohen nga kjo shoqatë për shkak se ka pakënaqësi të mëdha me ngjyrosjen partiake të anëtarëve udhëheqës të ‘Dinjitetit’, dhe ata kërkojnë që ne të formojmë një shoqatë të re e cila do të jetë jo-partiake dhe do të merret me të drejtat e ish forcave të sigurisë maqedonase. Shoqata e re do të quhet BEDEM, dhe punë parësore e saj do të jetë mbrojtja e interesit të branitelave që morën pjesë në trazirat e vitit 2001”, deklaroi Ilija Betovski, ish anëtarë i shoqatës ‘Dinjiteti’. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Todorov: Nxënësit do të mësojnë nga librat shkollorë me gabime Sat 30 Oct 2010 - 15:29 | |
| Ky vit shkollor që është në vijim e sipër do të realizohet me tekstet aktuale shkollore pavarësisht gabimeve në to. Kështu u shpreh ministri i arsimit Nikolla Todorov, sipas të cilit edhe po të merret vendimi për tërheqjen e ndonjë libri, ai vendim do të hyj në fuqi me përfundimin e vitit shkollor. Për momentin në rishikim janë rreth 200 libra të arsimit fillor në të cilat ka gabime. Vendimi për rishikimin e këtyre librave erdhi si rezultat i skandalit me librin e shoqërisë për klasat e pesta ndaj të cilit kishte reagime të shumta rreth publikimit të fakteve të pavërteta për kulturën shqiptare, por, edhe atë maqedonase në këtë libër. Këto komente ministri Todorov i bëri në konferencën ndërkombëtare të profesorëve nga gjuha angleze që mbahet në universitetin FON në Shkup. “Ende nuk kemi sjell vendim për tërheqje, mirëpo edhe po të sjellim vendim unë që në fillim të këtij projekti kam paralajmëruar që ky vit shkollor do të filloj dhe do të realizohet me librat me të cilat është mësuar gjatë 2, 5 apo 10 viteve të fundit. Edhe po të sjellim vendim për tërheqjen e cilitdo libër, vendimi do të hyj në fuqi me mbarimin e vitit shkollor”, deklaroi Nikolla Todorov ministër I arsimit. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Të hënën skadon afati për pagesën e borxheve të mbetura ndaj kompanisë energjetike EVN Sat 30 Oct 2010 - 15:30 | |
| Me intensifikimin e aksioneve dhe kontrolleve EVN Maqedoni nga rrjeti elektrik për çdo ditë shkyçen nga 2000 konsumatorë, të cilët kanë borxhe të papaguara, ndaj kësaj kompanie. Sipas EVN –së këto aksione nuk janë të jashtëzakonshme, sepse kompania i shfrytëzon të gjitha procedurat ligjore për pagesën e faturave për energjinë e shpenzuar nga qytetarët. “Këto janë masa të parashikuara me ligj, për ata konsumatorë që llogaritë e tyre nuk i paguajnë me kohë. Të gjithë shfrytëzuesit tanë kanë trajtim të njëjtë, sepse nga rrjeti shkyçen të gjithë ata që i plotësojnë kushtet. Ne dhanë shumë mundësi për pagesë më të lehtë të faturave. Njëri aksion zgjati deri me 1 nëntor, në të cilën borxhi i mbetur gjatë 12 muajve mund të paguhet krejtësisht pa kamata apo me këste por me pagesën e kamatës. Pas këtij afati për fat të keq konsumatorët nuk mund të kenë mundësi të firmosin marrëveshje”, deklaroi Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-së. Rreth fushatës së pagesave të borxheve të mbetura me këste, në EVN thonë se deri tani janë firmosur 6000 marrëveshje. Ky numër, sipas tyre, nuk është i mjaftueshëm duke pasur parasysh situatën reale të vlerës së borxheve i cili është shumë më i lartë nga marrëveshjet e arritura. Në kompaninë austriake thonë se të gjithë ata konsumatorë që do të shkyçen nga rrjeti elektrik , pas mbarimit të fushatës për pagesën e borxheve me këste, nuk do të kenë lehtësime gjatë pagesës së faturave të mbetura. Nga EVN thonë se interesi për pagesën e borxheve të paditura në gjyq është në rritje, ndërsa vetëm për dy javë janë firmosur 2000 marrëveshje për pagesën e këtyre borxheve, kryesisht për shkak se qytetarët nuk janë të detyruar të paguajnë kamatat. Nevzat Mamuti | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Tadiç: Të mos shantazhohet Serbia Sat 30 Oct 2010 - 15:31 | |
| “Do të ishte gabim katastrofik nëse dikush në BE do të shantazhonte Serbinë që të njohë Kosovën në shkëmbim të anëtarësimit në Union”, deklaroi presidenti serb Boris Tadiç. Tadiçi në një intervistë për mediat rajonale theksoi se qëllimi i tij është zgjidhja përmes dialogut e konfliktit mes shqiptarëve e serbëve që ka zgjatur për një shekull e gjysmë. Ai shtoi se dialogu duhet të fillojë me çështje që mund të zgjidhen në mënyrë që të ndërtohet besimi mes palëve. Presidenti serb theksoi se vendi i tij do të bëjë gjithçka për arrestimin e Ratko Mlladiçit. “Kjo nuk do të bëhet për Bashkimin Evropian apo për Gjykatën e Hagës, por për interesin e vetë serbëve dhe për hir të politikës rajonale të pajtimit”, tha Tadiç. Ai pohoi se e ka për detyrë “ta mbyllë faqen e historisë së Mlladiçit”. /REL/ | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet ditore | |
| |
| | | | Lajmet ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |