Si ta kërkojmë natën e Kadrit?
Lejletul kadër (nata e kadrit) është nata më e bekuar. Një person i cili e humb atë me të vërtetë ka humbur një sasi të madhe të mire. Nëse një besimtar është shumë i zellshëm për t’ju bindur Allahut dhe për të shtuar veprat e mira në regjistrin e tij, ai duhet të përpiqet që të takohet me këtë natë dhe ta kalojë ate në adhurim dhe në bindje (ndaj Allahut). Nëse kjo do t’i pranohet atij të gjitha gjynahet e mëparshme do t’i falen.
Duke falur namaz nate (kijam ul lejl)
Është e rekomanduar për të bërë një namaz nate të gjatë gjatë netëve në të cilat mund të qëllojë Nata e Kadrit. Kjo tregohet në shumë hadithe, si mëposhtë:
Ebu Dher, radijallahu anhu, transmeton: “Ne agjëruam me të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, në Ramazan. Ai nuk na udhëhoqi në falje aspak deri kur kur kishin mbetur shtatë netë të Ramazanit. Atëhere ai u ngrit me ne (për tu falur) derisa një e treta e natës kishte kaluar. Ai nuk u fal me ne në ditën e gjashtë. Në natën e pestë, ai u fal me ne derisa gjysma e natës kaloi. Kështu ne i thamë:”O i dërguar i Allahut!A po falesh me ne tërë natën?” Ai u përgjigj: “Kushdo që qëndron (në kijam) në Natën e Kadrit me Imamin derisa (imami) ta përfundojë faljen, është e regjistruar për të që ai është falur tërë natën...”[Transmetuar nga Ibën Ebi Shejbe, Ebu Davud, El-Tirmidhi (i cili e ka bërë autentik), en-Nesai, Ibën maxhe, et-Tahavi (në Sherh Ma’an il-Athar, Ibën Nasr, el-Ferjabi dhe el-Bejhaki. Zingjiri i tyre është i saktë]
Ebu Hurejre, radijallahu anhu, ka transmetuar që i dërguari i Allahut ka thënë: “Kushdo që qëndron (në kijam) në Natën e Kadrit (dhe nëse i bëhet e mundshme atij) nga besimi i tij dhe shpresa (për shpërblimin e Allahut) do t’i falen të gjitha gjynahet e mëparshme”.[El-Buhari dhe Muslimi, me shtesë “dhe nëse i bëhet e mundshme atij” është e regjistruar nga Ahmedi nga një transmetim i Ubade Bin es-samit, nënkupton që është e lejuar për të qënë midis adhuruesve të sinqertë gjatë kësaj nate të bekuar]
Bërja e duave
Është gjithashtu e rekomanduar të bëhen dua të gjata gjatë këtij muaji. Aisha, radijallahu anha, ka transmetuar që ajo e ka pyetur të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem: ”O i dërguari i Allahut! Nëse unë ta di se cila është nata e Kadrit, cfarë duhet të them gjatë saj?”
“O Allah! Ti je falës dhe ti e do faljen. Kështu më fal”. [I transmetuar nga Ahmedi, Ibën Maxhe, dhe et-Tirmidhi]
Shmagja nga kënaqësitë e kësaj bote për hir të adhurimit
Është e rekomanduar për të shpenzuar më tepër kohë në adhurim gjatë netëve në të cilat Lejletul Kadër (nata e kadrit) është e mundshme të bjerë. Kjo thirrje për shamngjen e shumë dëshirave të kësaj bote bëhet në mënyrë që të sigurohet kohë dhe mendime vetëm për Allahun. Aisha, radijallahu anha, ka thënë: “Kur dhjetë ditët e fundit (të Ramazanit) fillonin, Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, do ta shtrëgonte izarin e tij (ai qëndronte larg nga gratë e tij në mënyrë që të kishte më shumë kohë për adhurim), e kalonte tërë natën zgjuar (duke u falur) dhe zgjonte familjen e tij”.[El-Buhari dhe Muslimi]
Dhe ajo, radijallahu anha, gjithashtu ka thënë: “I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, e shtonte adhurimin më shumë në dhjetë ditën e fundit sesa në ditët e tjera”.[Muslimi]