Paralelja e Shtrirë e vajzave të Medresesë Isa-Beu në Tetovë me
rastin e festës së Kurban Bajramit para auditorit më të gjerë në
Pallatin e Kulturës mbajti shfaqjen “E Gëzofshi Bajramin”.
Prof. Ibadete Imeri
Manifestimi ka karakterin tradicional sepse ky ishte viti i
gjashtë që për hirë të Bajramit mbahet shfaqja në Pallat të Kulturës.
Shfaqja e këtij viti përmbante poezi me përmbajte të telasheve të
kohës, të shkruara nga poet të kohës. Porosia kryesore e shfaqes ishte
“Gjëmon Arafati” e cila në poezi përmbante porositë e Haxhit të
Lamtumirës së Pejgamberit a. s. dhe “Alkoolizma” poezi e Hafiz Ali
Korçës e cila përmend problemin e sëmurjes së të rinjve të cilët janë
dhënë pas kënaqësive individuale duke harruar ato të familjes dhe të
shoqërisë.
Shfaqja krahas recitimeve të poezive përmbante edhe pjesë të ilahive
dhe kasideve të cilat si zakonisht i ushtron prof. Abaz Jahja. Ilahitë
e kësaj shfaqje kanë dalluar nga vitet e kaluara me prezentimin e
solisteve të cilat kënduan solo dhe lanë mbresa të shkëlqyeshme në
auditor. Ilahitë u kënduan në gjuhën shqipe, arabe, angleze, turke,
ndërsa si veçori e këtij manifestimi ishte ilahia e kënduar edhe në
gjuhën perse.
Për përgatitjen e shfaqjes së këtij viti si zakonisht duhet
falenderuar në mënyrë të veçantë angazhimin e prof. Bahri Aliut i cili
në mënyrë të palodhshme vazhdimisht përgatit grupin letrar të vajzave.
Gjithashtu duhet falenderuar tërë stafin pedagogjik të Paraleles në
Tetovë për angazhimin e tyre që shfaqeja të jetë e sukseshme.
Shfaqjen e nderuan me pjesmarrjen e tyre Sekretari i përgjithshëm i
Bashkësisë Fetare Islame, h. Afrim ef. Tahiri, Drejtorija e Medresesë
Isa- Beu- Shkup, përfaqësuesit e Paraleleve të Shtrira të Medresesë:
Shkup, Gostivar dhe Shtip, përfaqësues të Muftinisë së Tetovës, etj.
Salla e Pallatit të Kulturës në Tetovë ishte e vogël që të merr të
gjithë spektatorët dhe mu për këtë shkak një numër i madh ngelën në
këmbë.Përshtypjet e përgjithshme për shfaqjen e këtij viti janë se
ishte një shfaqje e mrekullueshme, me porosi të gjëra dhe specifike.
NGA MEDRESEJA ISA BEU