Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: E NDERUARA MASHITE Tue 29 Dec 2009 - 20:26 | |
| E NDERUARA MASHITE Mashite ishte gruaja e ministrit të financës së Faraonit, në të njëjtën kohë ishte edhe dadoja e vajzës së tij. Kjo megjithëse i kishte besuar fesë së hazreti Musait, e fshihte këtë gjë dhe ibadetet i bënte në mënyrë të fshehtë. Një ditë teksa Mashite po i krihte flokët vajzës së Faraonit i ra krëhëri nga dora. Kur u ul për të marrë krëhërin, pa dashje i doli nga goja fjala "Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim". Vajza e Faraonit u inatos shumë dhe i tha: - Cfarë janë këto që po thua moj dado, a ka Zot tjetër përvec babait tim? Do të ankohem për ty tek babai im. Menjëherë vrapoi tek i ati dhe i'a tregoi të gjitha. Faraoni e thërriti Mashiten dhe i tha: - Mora vesh se ti i beson një Zoti tjetër. Thuaj a ka Zot tjetër mbi tokë përvec meje? - 0 Faraon edhe ti vetë e di që nuk je Zot por vetëm një krijesë nevojtare. Ai që të ka krijuar ty është Allahu. Ti je i vdekshëm dhe do të zhdukesh. Ndërsa Krijuesi im i cili është Allahu është i Përjetshëm. Nuk ka fund. Musai "aiejhis-seiam" është pejgamberi i Tij.
Faraoni i ciii u inatos shumë nga këto fjalë, vendosi që mos ta vriste menjëherë por t'i priste cdo ditë nga një organ në mënyrë që të bëhej shembull për njerëzit e tjerë. Në fillim dha urdhër që t'i shkulëshin thonjtë, pastaj e vari në tavan për flokësh. Më pas e goditën nëpër të gjithë trupin me kamxhik derisa filloi ti dilte gjak. Pastaj e lidhën pas një peme dhe i sollën përpara vajzën 5 vjecare. Faraoni i tha: - Ej Mashite po më pranove mua si Zot do të të lë të lirë. - Unë i besoj vetëm Allahut i cili është një dhe vetëm atë e pranoj për Zot. Faraoni mori në dorë një thikë the i'a preu kokën vajzës pesë vjecare, gjakun e saj i'a futi Mashites ne gojë dhe i leu fytyrën. Pas këtij akti mizor e pyeti sërisht: - A ka Zot tjetër përvec meje? - Allahu është një, nuk ka Zot tjetër përvec Tij. Këtë radhë Faraoni urdhëroi që t'i sillnin vajzën 5 muajshe të Mashites. Si nënë nuk mund ta duronte dot edhe vajza e vogël t'i therej në mënyrë të panjerëzishme. Vendosi që t'i thonte Faraonit ti je Zoti im, por nuk do ta besonte këtë gjë me zemër. Ne momentin që sapo do të thonte "Ti je Zoti im" vajzës pesë muajshe i erdhi goja dhe tha: - Jo nonë, jo! Bëj durim! Mos thuaj ti je Zoti im! Mos u kthe kurrë nga besimi jot! Mos i beso Faraonit! Tani po shoh vendin që ka pregatitur Allahu në Xhennet për mua, për motrën time dhe për ty. Këto fjalë i dëgjoi edhe Faraoni edhe të gjithë ata që ishin të pranishëm. Mirëpo pas ketyre fjalëve Faraoni në vend që të besonte e të bënte teube (të pendohej) u inatos akoma edhe më shumë dhe e vrau vajzën e vogël. Por Mashiteja në vend që të qante filloi të qeshte, tani edhe ajo i shihte ato që kishte parë vajza e saj dhë dëshironte të jepte shpirt sa më shpejt. Faraoni i futi Mashiten, burrin e saj dhe vajzën e vogel në një kazan të valuar por përsëri nuk i kaloi inati.
| |
|