Një pikë loti në Ramazan
Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Falenderimi i takon vetëm All-llahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin e tij të fundit, dhe më pas:
Një pikë loti në Ramazan mbi ata që nuk e konsiderojnë shenjtërinë e këtij muaji, virtytet dhe vlerat e tij, jo vetëm që ata e presin -si muajtë e tjerë- me mëkate, shkelje dhe thyerje, por ata gjithashtu e shtuan edhe më tepër largimin e tyre nga All-llahu i Plotfuqishëm. Ata sajojnë lloje të ndryshme të mëkateve, neveritje, urrejtje, ashtu që privojnë veten dhe të tjerët nga shiu i dendur i shpërblimeve në këtë muaj të bekuarë, si dhe bëjnë përgatitje për të luftuar Zotin e qiejve dhe të tokës.
Një pikë loti në Ramazan mbi ata që i humbin namazet e detyruara të domosdoshme, ashtu që ata flejnë në kohën e namazit në disa raste, duke vonuarë në disa çaste të tjera, dhe duke braktisur atë nganjëherë.
Një pikë loti në Ramazan mbi ata që anashkalojnë shenjtërinë e Agjërimit, me turpet dhe moralin e tyre të keq, pasi ata fyejnë, ofendojnë, mallkojnë, vjedhin, përgojojnë, dhe I gënjejnë njerëzit. Dhe nëse këshillonë ndonjërinë prej tyre ai argumenton se kjo është për shkak të Agjërimit!! Sikur Agjërimi është arsyeja për këto situata të pafavorshme dhe ata janë të pavetëdijshëm në lidhje me pikëpamjen e Agjërimit, përfitimet e tij, dhe shpërblimet e tij të mëdha. Gjithsessi se ne e kemi të njohur se nga përfitimet më të rëndësishme është: Arritja e devotshmërisë ashtu siç Ai Subhaneh thotë:
“O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”
(El Bekareh 183)
Dhe a thua vallë devotshmëria bën thirrje për fyerje, ofendime, mallkime, padrejtësi dhe agresion?
Imam Ahmedi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: Patjetër duhet që besimtari ta ruajë agjërimin nga gjuha e tij, kanë qenë sahabët që qëndronin në xhami e thoshin: “Ta ruajmë agjërimin tonë duke mos përgojuar askënd.”
Ndërsa i Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem ka thënë: "Kush nuk i lë fjalët e këqija dhe punën me to, nuk ka nevojë All-llahu që ky person të lerë ushqimin dhe pijen e tij." (Buhariu), pra kuptojeni realitetin e agjërimit All-llahu ju mëshiroftë.
Një pikë loti në Ramazan mbi gruan, e cila shkonë për të falur teravitë ndërsa ajo është e zbukuruar, e stolisur, e parfimosurë, e ekspozuarë, dhe e veshur me veshjen më të bukur ... transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Mos i ndaloni robëreshat e All-llahut (femrat) të shkojnë në xhamitë e All-llahut dhe kur të dalin të dalin të paparfimuara.” (Ebu Davudi Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen-sahih.)
Dhe i Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem gjithashtu tha:" Çdo grua e cila është parfimos mos të prezentoj në namazin e jacis " (Transmetuar nga Muslimi)
Një pikë loti në Ramazan mbi ata që e humbin muajin duke shikuar kanalet satelitore, dhe nuk ka TV satelitor i cili nuk shfaq pije alkoolike, lakuriqësi, marrëzira, çmenduri ... dhe rritet kërkesa për shikimin e këtyre çmendurive në këtë muaj të bekuarë e të çmuarë të Ramazanit, dhe e gjithë kjo për të luftuar virtytet dhe duke prishur, cënuar qëndrueshmërinë dhe detyrimet e shenjta të njerëzve.
Një pikë loti në Ramazan mbi ata që arysetohen me vapën e të nxehtit vetëm e vetëm për t’i ikur agjërimit ... A e harruan ata Ditën e Rringjalljes ku dielli do të jetë në lartësi prej një milje mbi kokat e njerëzve, disa prej tyre do të jenë në djersë deri në zogë të këmbëve, disa deri në gjunjë, disa deri në brez, disa gjer në fyt, ...
Thuaju: “Zjarri i Xhehennemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!” (Et Teube 81)
Një pikë loti në Ramazan mbi ata të rinjë që nuk i lanë të zbrazura tavolinat e kafeneve, duke ngrënë dhe pirë në mes të ditës dhe duke vajtur në pishina ... plazhe ... ahengje ... vetëm e vetëm për t’iu shmangur njerëzve kurse harruan se Krijuesi – All-llahu- është që sheh dhe din çdo gjë.
Andaj vëllezër dhe motra të lotojmë së bashku në këto ditë të shtrenjta dhe me shumë vlerë, për të gjitha këto dukuri negative që e kapluanë popullin musliman kudo në botë, e në veçanti trojet tona.
Lusim All-llahun e Lartmadhëruar që të na mbroj nga dënimet e Tij në këtë botë e të na shënoj në regjistrin e të shpëtuarëve në botën tjetër, si dhe ta rikhtej popullin muslimanë sërish në udhëzim, bindje dhe besim të drejtë ... Amin Amin Amin.